Haga dhe hoteli famëkeq..... “ Konferenca Londrës” ! - Bota Sot
Haga dhe hoteli famëkeq..... “ Konferenca Londrës” !

Opinione

Haga dhe hoteli famëkeq..... “ Konferenca Londrës” !

Nga: Ylli Mece Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:52
Ylli Mece

Përse në mendjen e shqiptarëve edhe sot e kësaj dite, krahas shpresës për “Evropën e mirë e të bashkuar” dyzon dhe mendimi tjetër i” Zuskës plakë” ?! Mos vallë, në këtë rast në mjedisin e opinioneve historike, gabojnë shqiptarët në drejtim të Evropës, apo është vet Evropa që ka gabuar ndaj shqiptarëve?!

Historikisht, dihet se në më të shumtën e rasteve, Evropa, ndaj çështjes shqiptare në veçanti, ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim reaksionar, që ka ndikuar negativisht, jo vetëm në rrjedhën e ngjarjeve të mëvonëshme, por situata ka shkuar deri në atë cak, sa që është vënë në pikëpyetje të madhe edhe vet ekzistenca e jonë si komb.

Para se të shkojmë te “Konfrenca e Ambasadorëve të Londrës” më duhet të citoj Otto Bismarkun perandorin e egër të Prusisë së “Teutonëve” i cili më 1878 deklaronte :”«Albanien sei für ihn ein bloßer geographischer Begriff». ( Shqipëria nuk është veçse një shprehije gjeografike) .

Tkurrja apo copëtimi i trojeve tona, kish filluar që me “Traktatin Shën Stefanit” 1878, me Kongresin e Berlinit po atë vit dhe nuk u ndal as mbas Konfrencës së parë të Londrës më 1913, pa folur këtu edhe për Konferencën e dytë të vitit 1915 . Kjo e fundit, u mbajt tepër e fshehtë, sepse gati e çonte Shqipërinë drejt shuarjes së saj si Komb, Konfrencë kjo, që intrigat nga kulisat e saj do të çonin në një helmim enigmatik e të pa pritur Ismail Qemalin (1919 dyshime të mëdha kanë rënë mbi qeverinë e Orlandos, sepse I.Qemali e kuptoi se po u mbahej sekret coptimi tjetër i trojeve shqiptare) dhe që fatet e Shqipërisë u varën në një fije peri aq të hollë, sa do të duhej në atë kohë Lenini i madh, i cili do ta denonconte botërisht këtë Traktat duke e marrë nën mbrojtje Shqipërinë, denoncim ky, që do të çonte këto fuqi imperialiste në heqjen dorë ( përkohësisht) dhe mos ralizimin praktik të tyre .

Duke paralelizuar egërsinë e saj ndaj nesh, më duhet të theksoj edhe pse fuqitë e mëdha gjatë luftës së dytë botërore, sikurse ishin SHBA , Angli e Rusi dhe vende të tjera të koalicionit, në Konfrencën e Paqes së Parisit më 1946 përjashto këtu delegacionin e BRSS, por dhe disa vendeve të tjera, ishin të gatshëm të realizonin planet e reaksionit grek, të përfaqsuar nga Caldaris (ish ministër i jashtëm grek)i cili e akuzonte Shqipërinë si një vend bashkëpuntor me nazi-fashizmin dhe që kish sulmuar Greqinë në tetor të vitit 1940 ( Në fakt e sulmoi Italia fashiste, por që në përbërje të ushtrisë italiane në atë kohë ishin dhe dy batalione shqiptare “Tomorri “dhe “Taraboshi”) dhe në këmbim të kësaj, si dëshpërblim, grekut Caldaris itë megalli-idhesë do t’i lindëte e drejta për rivendikime toksore në të ashtu quajturëm endrrën e tyre shekullore për “Vorio-Epirin” duke kërkuar rishikimine kufinjve jugorë të Shqipërisë.

Por, po atë vit në Paris do të buçiste zëri i shqiptarëve dhe Komandantit të tyre se.. “Populli shqiptar nuk e ka dërguar këtu delegacionin e tij për të dhënë llogari, por për tu kërkuar llogari, të gjithë atyre që i shkaktuan plagë dhe dëme aq të mëdha këtij populli...prandaj, as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve, as çdo konferencë tjetër qoftë, nuk mund të marrin në shqyrtim kufitë e vendit tonë brenda të cilëve nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj. Kufitë tanë janë të padiskutueshëm dhe askush nuk do të guxojë t’i prekë. Që të mundin të marrin një pëllëmbë tokë të vendit tonë, grekët duhet të vënë në lëvizje të tjera mekanizma pëveç votës së Konferencës së Parisit.

E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk lejon që të diskutohen kufitë e tij dhe toka e tij..... Fjalimi i tij do të kthente teresisht vendimin e parë me 11 vota pro-7 kunder dhe 2 abstenime në favor të Greqisë. Fjalimi i Enver Hoxhës dhe fjala e popullit shqiptar, do të shpërndahej në të gjithë rruzullin duke e anulluar vendimin, i cili përbënte rrezik të madh, për një coptim tjetër të Shqipërisë.

Por në atë kohë kishte burra shteti, që nuk lejonin më pazarllëqet evropiane mbi kurrizin e shqiptarëve. Grekërit e Caldarisit dhe vet Evropa, do të merrnin një herë e mirë mësimin historik, se me shqiptarët, kishin perënduar ato kohë me të cilat mund të vihej në pazar ekzistenca dhe e ardhmja e tyre.

Duke hequr një paralele për njëzet vjeçarin e këtij shekulli, vrejmë se politika evropiana nuk ka ndryshuar aspak ndaj vendit tonë e sidomos ndaj atyre tokave e trojeve, që gjenden jashtë territorit shqiptar qysh prej vitit 1913.

Jugosllavia e Titos por dhe e mbas Titos, do të mbante me forcë e dhunë territorin e Kosovës duke mos ja lejuar atë Shqipërisë sii territor të saj edhe pse vet Titua, e kish pranuar këtë gjë para Enverit duke e cituar..” Po Enver Kosova është e Shqipërisë dhe do e japim, por hë për hë, nuk mundemi sepse reaksioni serb është i madh”..Në fakt ,Titua gënjeu duke ushqyer vetëm endrrën tonë për Kosovën, sepse ai nuk e dha atë asnjëherë atë përkundrazi endërronte dhe Shqipërinë ta bënte republikë të shtatë të saj. Duhej të vinin kohë të tjera që armikut të mos kërkohej me lutje liria, por të luftohej për ta fitur atë. Popujt ballkanikë, më së fundi e patën kuptuar se fuçinë e barotit në ballkan mund ta ndiznin dhe ta shuanin ata vet, paçka se fitilat e saj historikisht i kish ndezë Evropa.

Në këto momente Evropës i shkonte për shtat shkatërrimi i Jugosllavisë, sepse një fenomen i tillë përkonte dhe me vet degjenerimin dhe shkatërrimin e BRSS dhe në këto situata, Evropa kishte leverdi të mëdha jo vetëm politike, por edhe ekonomike. U krijuan kushtet e një ekspansioni të madh ekonomik drejt vendeve ish socialiste të lindjes duke i dhënë dhe çliruar frymëm-marjen që kriza kish bllokuar mushkritë ekonomike të Evropës

Mbas viteve 90-të situata ndryshoi. Në fak,t ajo mori drejtimin luftarak sidomos për popujt këtij rajoni. Evropa i donte ndryshimet por jo me luftë, sepse lufta mund ti çonte flkët e saj deri në Bruksel e më gjërë. Në ish Jugosllavi, u ngritën sllovenë , kroatë, boshjnakë por dhe shqiptarët e Kosovës të cilët kërkonin ndarjen nga Serbia.

Por ja paradoksi: Evropa u kërkonte shqiptarve “vetëpërmbajtje” u kërkonte të hiqnin dorë nga”separatizmi e irredentizmi”, por dhe Jugosllavisë , Evropa i lutej tu jepte më shumë të drejta shqiptarëve, por ama në kuadrin e kushtetutes Jugosllave. Pra shkurt ,Evropa donte që Kosova përsëri t’i nglej Serbisë. Populli shqiptar atje nuk i pyti, bile në zjarrin e luftës ai dogji edhe teoritë e gabuara “Gandiste” të fitores me “rrugë paqsore” duke ruajtur frymën revolucionare. Lufta e UÇK dhe krahu i ndjekjes së parimit filozofik se “pa kryengritje të armatosur, nuk do të ketë liri e pavarësi” u dha tonin ,gjithë zhvillimeve historike të më vonëshme, që e çuan Kosovën deri në fitore.

Çuditërish Evropa na u afrua, bile mbështeti edhe me krahun e saj të armatosur ”NATO” dhe kaloi në të kundërt të atyre që na pati këshilluar pak më parë..!!!
Po pse e bëri këtë Evropa bile dhe Amerika?. Si duket, ata e kuptuan se ky ish një fenomen shoqëror i pa kthyeshëm mbrapa dhe nga këshillues, për të hequr dorë nga lufta... kërkonin,të bëheshin më luftrakë nga shqiptarët !..( Paçka se disa vende të kolicionit kur ndërmerrnin inkursione bombardimi me avionë, bombat i hidhnin në det dhe jo mbi shtabin luftarak të JNA- ushtrisë Jugosllave).

Dhe ja Kosova më në fund “ fitoi”. Vërtetë fitoi duke u shkëputur nga Serbia, por çuditërisht nuk u bashkua me Shqipërinë. Po pse ? Kush nuk e donte këtë gjë dhe pse përsëri shqiptarët duhet të bëheshin” kokë turku” për të zbutur zemërimin pansllav? Jo vetëm që nuk u bashkuan, por dhe flmurin Kosovës jua u tjetërsuan, bile dhe himnin duke i shpërbërë shqiptarët në idenë e betimit luftarak, nga ku nji pikë e këtij betimi ishte dhe fakti që luftëtarët tanë çlirimtarë lirinë e tyre të vërtetë e shikonin në bashkimin me trungun amë- Shqipërinët.

Të krijosh një shtet tjetër me shqiptarë do të thotë se ky shtet është i ndryshëm nga Shqipëria, që është disi i përafërt, por skanë lidhje me Kombin shqiptar. Në këto situata Kosova ngelet e ndarë dhe e vetmuar pavarësisht se na lidh gjuha..nuk na lidh toka ! Orekset dhe dëshirat e kujt plotësoi Evropa? E them me gjithë bindjen time se Evropa është “pro” shovinizmit serbo madh dhe në të gjitha nismat e saj ajo ka mbajtur anën e reaksionit ndaj shqiptarve duke i vendosur në një balancë pushtuesin zaptues - me luftëtarët çlirmitarë...dhe për të na hedhur hi syve për tu treguar se është e pa anëshme vendos trupa në Kosovë “për ruajtjen e paqes” .Pse nuk i vendosnin atje ku është agresori që paraqet rrezik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit?

Evropa hesht e qesh teksa në Mitrovicë ngrihet lapidari i luftëtarve për liri dhe disa metra përballë tij, shovinserbët, ngrejnë lapidarin e të rënve të tyre kundër UÇK-së. Gjyqi dhe Haga tallet me shqiptarët duke venë shenjën e barazimit midis agresorëve dhe çlirimtarve, sepse teksa thërriste në gjyq Milosheviçin si përgjegjës për Serbenicën, na çonte në bankë të të akuzuarve më vonë dhe Limaj apo Haredinaj( më shumë se 30 të tillë), bile nuk është çudi që nën hetim të jetë edhe vet Thaçi dhe nuk do jetë çudi që një ditë të bukur kur tu prishen interesat, ta thërrasin dhe atë.

Tre herë e ka thirrur Haga Ramushin. Përtej aktit të tij trimëror e burrëror prej shqiptari, nuk ebesoj që të mos të ketë bashkëkombas në të katër anët e rruzullit të cilët, të mos të ngrejnë supet me habi e të pysin: Po..pse tre herë Ramushin në Hagë ?! Kaq shumë krime të ketë bërë ? Nëse dy herët e shkuara vet Haga e ka nxjerrë të pafajshëm pse tani e faëjson? Mos vallë ju prishën interesat Evropës apo ka lajthitur Haga? Nëse thirret për të tretën herë ose Haga dhe kjo gjykatë është katërcipërisht e pa-aftë, ose indirekt u bën presion shqiptarve. Mos vallë është puna e kufinjve që serbët jnë të pakënaqur, apo është taksa 100% ndaj Serbisë ? Për çfarë kërkon Evropa të qetsojë Serbinë, Rusinë bile dhe disa simpatizantë të tyre evropianë ?

Akuzohet Hardinaj për krime lufte. Po mirë, kjo Evropë a di se formacionet luftarake të UÇK kishin vet gjykatat e tyre dhe vendimet për spiunët shqiptarë, romë , serbë, bile dhe për tradhëtarët brenda formacioneve të tyre i merrnin në formë kolegjale e jo individuale ? UÇK-ja qëndronte tërë kohën mbi flakën e barotit dhe jo në kabaretë e Brukselit e të Hagës dhe situatat luftarake, nuk presin seanca dhe shtyrje të tyre, nuk ka dëshmitarë mbas dëshmitarësh, apo që të marrësh e kërkosh avokatë nëpër fushëbetejë.

Gjykatat e formacioneve ushtarake në kohë lufte, veprojnë sipas rregullave të caktuara dhe jo sipas dëshirave të juristëve evropianë, që tremben dhe nga një flakë çakmaku. Në këto kushte, thirrja në Hagë e Haredinaj është një SMS i koduar për “pansllavët”. Haga i shkel syrin Serbisë çetnike, për t’i treguar dashurinë e tyre të hershme që i ka rrënjët në flirtet që bënin dikur në çarçafët e pistë londinezë ,mbase aty nga viti 1913... në hotelin famëkeq “Konferenca Londrës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...