Rroftë Republika e Hajnisë

Opinione

Rroftë Republika e Hajnisë

Nga: Ejup Berisha Më: 23 korrik 2019 Në ora: 20:15
Ejup Berisha

Sot në Gadishullin e Ballkanit të gjithë këta faktorë shtetëror-shoqëror vjedhin: 1.Prsidenti I shtetit, 2. Kryetari i Kuvendit, 3.Kryeministri, 4.Ministrat, 5. Z.v Ministrat, 6. Sekretarët shtetëror, 7. Drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe publike,8. Kryetarët e Partive politike,9. Kryetarët e Komunave si dhe 10.Të gjithë udhëheqësit fetar. Dhe nëse të gjithë këta vjedhin atëherë pse të mos vjedhin edhe qytetaret a nuk kemi thënë se duhet eliminuar diskriminimi.

Vjedhja si e tillë duhet të shpallet apo të pranohet si akt me i larte patriotik apo aktivitet shumë fisnik shtetëror dhe shoqëror. Me këtë rast shteti duhet të mbaj emrin Republika e Hajnisë. Në krye të saj pra siç përmenda më sipër qëndrojnë Presidenti, Kryeministër dhe Kryetari i Kuvendit me profesione hajna, këto njëherit janë edhe tre funksionet më të larta shtetërore. Dhe meqë të gjithë këta që I përmenda më lartë sot nuk bëjnë asgjë po vetëmse vjedhin, atëherë a bën që tani e tutje me ligj të ligjësohet hajnia në tërë territorin e shtetit apo në Republikën e Hajnisë. Me ndihmën e legalizimit të vjedhjes le të vjedhin të gjithë pa përjashtime dhe me këtë rast të mos sanksionohet apo dhe të mos dënohet askush.

Pra meqë në shtetet e Ballkanit nuk po sanksionohen politikanët dhe njerëz të lidhur me politikën për vjedhjet e mëdha dhe keqpërdorimet e shumta që po bëhen, atëher thash do të ishte shumë mire të mos sanksionohet askush pra as qytetarët nëse edhe këta i bëjnë të njëjtat gjëra si politikanët. I Harrova edhe disa tani pra e kemi situatën kur vjedhin edhe  Kryeprokurori, Prokuroret dhe Gjykatësit edhe pse të gjithë këta nuk duhet të vjedhin por të njëjtët e bëjnë këtë gjë pasiqë nuk ka kush ti sanksionoj sepse të njëjtët i mbron Kushtetuta dhe ligjet ekzistuese. Dhe nëse duam ta zbatojmë parimin e barazisë  se të gjithëve para Kushtetutës dhe ligjeve të cilat në vend të akteve më të larta juridike tani e tutje paraqesin manual-udhëzime për vjedhje e keqpërdorime si dhe për mbrojtje nga sanksionet-dënimet.

Atëherë siç thash le të mos sanksionohen as qytetarët kur të vjedhin. Propozoj që politikanët dhe qytetarët e shteteve të Gadishullit Ballkanik të nënshkruajnë Marrëveshje shoqërore me të cilën do ta lejojnë hajninë dhe kjo le të bëhet si obligim i marrëdhënies së punës ndërsa shteti le të jetë Zonë gjigande e vjedhjeve të përgjithshme ngjashëm si ato Zonat e lira ekonomike ku biznes mund të bëj gjithkush që ka aftësi dhe ata që kanë çfarë ofrojnë në treg. 

Për këtë arsye propozoj që të vlej parimi demokratik që tu jepet mundësi apo gjasë të gjithëve që të vjedhin dhe të bëjnë keqpërdorime në shtet., ndërsa kush do të vjedh më pak apo dhe më shumë le të jetë çështje e aftësive të vet individëve vjedhës. Në fakt propozoj që Zgjedhjet politike të zëvendësohen me proces të vjedhjeve (këto në fakt ashtu edhe kanë qenë por dhe janë të tilla edhe tani) e që ne në fakt ne kemi krijuar shprehi që ti  quajmë zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, ndërsa fitues në to le të jetë ai individ apo dhe ai grupim individësh të cilët vjedhin më së shumti në shtet. Më pas fituesi apo udhëheqësi i grupacionit të njerëzve i cili ka vjedhur më së shumt le ta formoj Qeverinë. Sa i përket kësaj të fundit gjithashtu propozoj që ajo të quhet Godina e hajnisë ndërsa qeverisja nga ana e saj le të quhet Hajnërisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat