Reflektim!

Opinione

Reflektim!

Nga: Leonor Berisha Më: 23 korrik 2019 Në ora: 21:15
Leonor Berisha

Më shumë se kurrë, Kosovës dhe popullit të saj i duhet reflektim dhe ndryshime drastike, në përbërjen dhe udhëheqjen e Qeverisë së re!

Populli nuk duhet me leju veten, që me votu edhe kësaj radhe "parti të muhalifeve", parti të kamandantave, parti të shantazhit dhe krimeve, parti të korrupcionit dhe milionerëve, parti të punësimeve familjare, parti të qindra zv.ministrave koti dhe këshilltarëve që s'din me këshillu as veten e tyre...!

Boll ma, mos e rrej veten, tu ja rrahë krahët partisë me shpresën se ka me t'punësu, mos ja rrëno të ardhmen fëmijëve tu, mos e ndihmo braktisjen e Kosovës edhe kësaj radhe, mos u mashtro !!!

Vetëm këtë herë, për hir të fëmijëve tu, për hir të atyre që u flijuan, për hir të Kosovës së përvuajtshme, bëje një kthes, bëje ndryshimin me dorën tënde, ti e ke në duar këtë fuqi, bëje.

Mos i jep tjetër mundësi, atyre që shkatërruan mundësit e tua për t'i krijuar mundësi vetes!

Mos, të lutem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat