A po zbehet imazhi i Republikës së Kosovës, për shkak të Gjykatës Speciale?

Opinione

A po zbehet imazhi i Republikës së Kosovës, për shkak të Gjykatës Speciale?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:30
Ismail Muçiqi

-Teoria e liderëve dhe e partive politike në Kosovë, se Gjykata Speciale do ti sjellë të mira shtetit të Kosovës dhe do ta verifikoj pastërtin e luftës së UÇK-së, nuk u tregua e menqur dhe e sakt.

Intensiteti i shtuar i Gjykatës Speciale në Hagë, deri më tash ka ftuar apo do ti ftojë si dëshmitar apo të dyshuar mbi 100 pjestar, komandanta dhe epror të UÇK-së, kinse për krime gjatë luftës në Kosovë.

Mediumet botërore dhe qeverit e ndryshme si top lajm të ditës, kanë vu në shënjestër Kosovën-UÇK-në, për dyshime se gjatë luftës të vitit 1999-2000, një numër i ushtarëve të UÇK-së dhe komandatëve dyshohet se kanë bërë krime.

Një fjalë e lashtë e popullit thotë: I lumtur është ai i cili e ruan shtëpin dhe nuk e bjen punën që dikush jashtë shtëpie t'ja pleqëroj punët.

Për shkak të pa përgjegjësis politike dhe institutcionale, gjatë qeverive të pas luftës u bënë gabime të njëpasnjëshme të cilat tani po i kushtojnë shtetit.

Lajmet në mediumet të agjensive dhe gazetave prestigjioze, në shumë vende të botës po shkaktojnë huti për atë qka po ndodhë në Gjykatën e Hagës. Kjo Gjykatë e cila është dashur të themelohet në Kosovë menjëhere pas lufte, e në të cilën është dashur të gjykohen të gjithë ata që pretendohet që kanë bërë krime qoftë serb apo shqiptar, kjo nuk ndodhi për shkak të shkurtpamësis të skenës politike dhe të institutcioneve të cilat vizion kryesor patën interesin e tyre personal dhe partiak e mision kishin aspiratat për të qëndruar në krye të institutcioneve të shtetit e për tu pasuruar më shumë.

Të gjitha këto e kanë zbehur shtetësin e Kosovës, shtetësi kjo e cila është e goditur dhe atakuar qoftë nga propaganda dhe diplomacia serbe, qoftë nga brenda e ngulfatur nga korrupsioni, nepotizmi, familjarizimi dhe dukurit tjera negative.

Gjykata e Hagës e cila këto ditë është aktivizuar i ka sjellë në pozitë të luhatur edhe shumë shtete të botës, të cilat nuk e kanë njohur apo kanë hezituar ta njohin shtetin e Kosovës.

Propaganda serbe tani këto ditë përmes zyreve diplomatike apo ambasadave nepër botë, po e lanson lajmin për Gjykatën Speciale dhe po e komenton sipas interesit të vetë se Kosova është e kapur dhe e kriminalizuar nga vetë krerët e shtetit, të cilët për qdo ditë po ftohen pranë dhomave të Prokurorisë Speciale në Hagë për tu intervistuar.

Serbia po e arrin qëllimin, dhe para institutcioneve ndërkombëtare po imponohet si viktimë në vend që të akuzohej si agresor e cila i solli shumë viktima ish Republikave të Jugosllavis, e posaqërisht Bosnjës dhe Kosovës.

Në fund theksojm se pozicioni i Republikës së Kosovës dhe imazhi i sajë, asnjëhere që nga lufta nuk ka qenë më i zbeht dhe më i degraduar se sot. Për këtë gjendje fajtor kryesor është elita politike e konsumuar që 2 dekada, e cila mban përgjegjësi për të gjitha të këqijat që i ndodhin këti vendi.

Dorëheqja e Ramush Haradinaj dhe shkuarja e ti në Gjykatën e Hagës për tu intervistuar, sado që ne mendojmë se ky është akt-veprim patriotik i ti dhe i Kosovës, para botës Kosova mori goditje të rëndë, për shkak se në krye të shtetit po ftohen dhe intervistohen komandatët e UÇK-së, të cilët decenje me radhë po i e mbajnë pezullë fatin dhe ardhmërin Kosovës.

Çka të themi në fund, Kosova gjindet para një sfide në një udhëkryq pa shenja...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat