Haga dhe kënaqësia e gabuar!?

Opinione

Haga dhe kënaqësia e gabuar!?

Nga: Milazim Maraj Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:23
Milazim Maraj

Ftesat për  në Hagë e gëzuan Serbinë dhe karrieristet e lig në Kosovë. Ky gëzim pa fije turpi dhe kuptimi tregon së në Kosovë jo vetëm që nuk ka pozitë të mençur por ka një opozitë të dobët pa kreativitet , pa fuqi intelektuale, pa besim në vete  që pret përfitime  nga fatkeqësia e pozitës edhe tani kur rrezikohet prestigji i Kosovës. Shkuarja e të ftuarve në Hagë sipas vendimeve të  gjykatës ndërkombëtare në planë të parë dëshmon së  paska pasur krime luftës, së Serbia paska të drejt, për  pa aftësinë e shtetit të Kosovës  për të dënuar krimet e luftës. Ky akt që në fillim edhe nëse të gjithë do të shpallen të pafajshëm  dëmtojë në masë të madhe imazhin tonë në Botë. Tregoj pa aftësinë e shtetit të  Kosovës që të menaxhoj vet situatat e supozuara apo të krijuara. Dorëheqja e Ramush Haradinajt  ishte e pa pritur dhe si duket ata që kërkonin gati  çdo seancë zgjedhje të lira tani janë penduar.

Arsyet janë personale; nuk janë të sigurt që do të fitojnë postet që i kishin, nuk janë të sigurt a do të fitoj subjekti i tyre, janë shumë të deprimuar për humbjen e komforit  dhe emrin që e kishin. Pozita nuk kanë arsye të brengosën që këto zgjedhje do të paraqesin ndonjë rrezik më të madh si për shembull : legjislacioni i ri do të merr vendime për konfiskim të pasurisë së kundërligjshme, për zbulimin e krimeve ekonomike , apo krimeve tjera, për përgjegjësinë dhe llogaridhënien etj. Këtë rrezik nuk e shohin as kriminel serb që vranë masakruan dhe dhunuan shqiptaret në Kosovë. Zgjedhjet në subjekte politike të Kosovës treguan së asgjë nuk do të ndodhë. Tani ajo që i mundon është ruajtja e klientëve më çdo kusht që kuptohet ( korrupsion, mashtrim, deri edhe të kërcënimet më humbje të vendeve të punës  etj. Partia që nuk është provuar në pushtet për këto dy dekada është W. Kjo do të kishte fituar sikur kryetari i saj të  kishte orientim pro perëndimor dhe pro SHBA. LDK tani pas këtyre zgjedhjeve në teren nuk mundë të premtoj udhëheqje të mirë nga së në zgjedhje në masë bukur të madhe ka fituar elementi i LKJ, tani mbetët të shihet çka do të sjell kuvendi i LDK, si shpresë e fundit.

Nga kjo varet shumë nëse LDK do të jetë fituese apo trampolinë e ndonjë partie tjetër në këto zgjedhje. LDK në pushtet nuk ka bërë as minimumin e zbulimit të krimeve që u bënë kundër patrioteve, veprimtarëve të shqiptar. Tani struktura e vjetër do të duhej ta paguaj këtë faturë më humbje në zgjedhje. Do të ishte shumë e rëndësishme të dalin në skenën politike kandidat të rijë, të ngritur,të pa korruptuar, pa afera dhe pa obligime jo formale, që marrin për sipër ngritjen e shtetit të Kosovës në standarde perëndimore. Që kthejnë besimin e humbur nga këto udhëheqje të këqija, në EU, SHBA dhe në tërë Botën . Shkuarja në Hagë e të ftuarve nuk zgjedh problemet e Kosovës. Fitorja eventuale të kujtdo qoftë si rezultat i këtyre çrregullimeve në Kosovë është e rrejshme dhe shumë e shkurtër. Sikur deklarimet e opozitës të  mos ishin farsë, për të hequr qeverinë e keqe kjo do të kishte ndodhë.  

Vetëm kjo do të ishte fitore e merituar për opozitën dhe Kosovës. Kurse kjo që po ndodhë tani mund  të krahasohet me  fitoren e hienave dhe krahëthatëve në viktimën e luanit. Subjektet  politike të Kosovës në këto zgjedhje do të duhej të kenë program të çartë për të nxjerr vendin nga kriza ku ka katandis. Për të luftuar korrupsionin dhe të gjitha llojet krimeve. Të vihen para organeve të drejtësisë keqpërdoruesit dhe e shtetit, të fondeve. Kështu nuk do të kishim pengesa për të lëvizur në Botë, do të anëtarësoheshim në institucione që i pretendojmë, do të sillnim biznesin e huaj në Kosovë, do të kthenim rininë tonë të shpërngulur pa dëshirën  e tyre nga Kosova. Kështu do ta ringjallnim shpresën shqiptare në këtë gadishull parajsë. Ky është ideali i dëshmorëve dhe luftëtarëve në të cilët thirreni pa ndërprerë. Ky është vizioni i Dr. Ibrahim Rugovës që nuk e lëshoni kurrë nga goja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat