“Brengosja” e Vuçiç për drejtësinë

Opinione

“Brengosja” e Vuçiç për drejtësinë

Nga: Muhamet Mustafa Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:39
Muhamet Mustafa

Po të ishte drejtësia në vend, Vuçiç do të duhej të ishte përballur kaherë me të; Si e humb Kosova luftën propagandistike; Vasfije Krasniqi dhe QIK me Enver Maloku si shembuj që duhet ndjekur.

"Mos ëndërroni se dikush do të na sjellë drejtësinë, nuk e ka sjellë deri tash dhe nuk do ta sjellë as në të ardhmen” deklaroi sot Vuçiç lidhur me intervistomini e Kryeministrit Haradinaj në Hagë. Po te mendonim pak për ketë thënie të tij, ata që sadopak janë të informuar me zhvillimet historike n[ rajon thuaja tri dekadat e fundit , do të mund ta merrnin si një thënie që i rri më së tepërmi rastit të Vuçiç si një akter i rëndësishëm në anën e të keqës sidomos gjatë viteve 90 lidhur me konfliketet në Kroaci, Bosne dhe sidomos në Kosovë. Jo vetëm si një ministër propagande në Qeverinë e Millosevic gjatë luftës në Kosovë por edhe më tepër si një nga autorët e një Projekti ish partisë së tij ( partia radikale e Sheshel-it) se si duhet zgjidhur çështjen e shqiptarëve dhe të Kosovës ai është një nga akterët e spikatur që duhet të japin përgjegjësi.

Ky projekt (i publikuar dhe analizuar ne Xh. Shatri para do kohe) me idetë e tij të aparthejdit dhe aktet gjenocidale që frymzon , nuk mbetet asgjë prapa elaborateve për shfarosjen e shqiptarëve përpara tij ( Cuibrilovic, Andric e tj). Bile është edhe më i errtë edhe më i sofistikuar. Vuçiç është mjeshtër i propagandës, komunikimit dhe manipulimit me media e opinion, i dalluar për dinakëri. Bile këtë ia ka pranuar edhe Sheshel. Ai i paketon gjërat ashtu që të fsheh qëllimet e tij, është mjeshtër blofi. Ata që nuk ia njohin backgorundin e tij mund te mashtrohen lehte, siç mund te dalin te mashtruar të gjitha ata që llogarisin në “sinqeritetin” e tij për të gjetur një “zgjidhje të drejtë finale për konfliktin me shqiptarët “ ( thuaja asnjëherë nuk e thotë Kosovën).

Kur e njohim atë dhe me kolegun e tij Dacic, ky tandem edhe ne qeverinë e luftës së Milolosevic, shtrohet dhe pyetja se a thua është e rastit ajo që këta propagojnë si zgjidhje p[r Kosovën. Gjithësesi jo! Porse se pse ai mund te shet “fore” e blofe faji qëndron jo më pak tek institucionet e Kosovës. Qeveria e Serbisë është dashur te mbahet në mënyrë permanente nën presion të kërkesave tona, nga institucionet tona, shërbimi diplomatik, mediat, shoqëria civile duke përfshirë edhe diasporën me protesta sistematike derisa të detyrohet që patjetër të përballet me krimet që ka bërë në Kosovë: vrasjen e civilëve, dhunimet, plaçkitjet e dëmet ne pronën private e publike gjatë viteve 90 e gjatë luftës . Por institucionet tona , dhe përgjithësisht ne , u sollëm me shumë indolencë dhe Serbia dhe Qeveria e Serbisë e udhëhequr nga Vuçiç, dalëngadalë po ne mënyrë sistematike

pushtoi terrenin e luftës propagandistike duke e ndërtuar portretin e viktimës për Serbinë. Hovi i kësaj propagande, u çrregullua sado pak, me dëshmitë e guximshme te Vasfije Krasniqit. Ajo , nga zemra e plastë, bëri më shumë se institucionet që financohen me tatimet e taksat e qytatrëve që midis të tjerash të merren edhe me kjo punë[. E këto institucione që nga çlirimi këndej bën shumë më pak edhe nga ajo që bënte në vitet 90’ QIK-u nën udhëheqjen e Enver Malokut dhe bashkëpunëtorët e tij.

Institucionet tona harruan te marren me këtë problem sepse liderët ishin të dopinguar me luftën për pushtet dhe luftën primitive politike partiake për pushtet. Po mbetet detyrë që Vuçiç dhe Dacic, Qeveria e tyre dhe Serbia, me shokët e tyre të përballen me drejtësinë për krimet e mëdha që kanë qënë të udhëqura nga Qeveria etyre, ku ata ishin ministra. Është humbur shumë kohë për këtë por me mirë edhe tani se sa te vonohemi. Pa këtë edhe normalizimi i mardhënieve midis dy vendeve është një mision pa shumë gjasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat