Nevoja urgjente për nxjerrjen e Ligjit për Lustrim

Opinione

Nevoja urgjente për nxjerrjen e Ligjit për Lustrim

Nga: Shpend Salihu Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:04
Shpend Salihu

Siç dihet me ndihmën e strukturave të UNMIK-ut e më pas edhe EULEX, shumë ish UDBASHA e ish ushtarak të ish Jugosllavisë dhe Serbisë, u rehabilituan dhe u integruan në struktura të caktuara administrative, politike dhe juridike,  u caktuan ambasador e besa edhe gjyqtar e prokurorë, e policë përmes rekomandimeve të Serbisë UNMIK e më pas edhe EULEX i riintegrojë dhe legjitimoje këtë struktura..

Një pjesë e këtyre strukturave që nuk mundi të gjej vend në aparatin shtetëror të IPVQ e më pas edhe të shtetit sovran të Kosovës, formuan OJQ, propaganduan dhe mbështetën lëvijet VAHABY dhe Lëvizjen e Muslimanëve të rinj, nga vrasësit e gjaktarve Shqipëtar u shëndruan në pacifista dhe flisnin për bashkëjetesë etnike, fetare dhe kulturore, arritën të i bindin strukturat e UNMIK që Serbët përkundër krimeve ndaj Shqipëtarëve kur ende kishim tendosje të situatës duhet të kthehen dhe rehabilitohen në Kosovë. Aq më tepër këto grupe filluan të mbledhin përmes kanaleve të ndryshme informacione për strukturën dhe organizimin e UÇK-së dhe të deponojnë prova ndaj UÇK-së tek strukturat e UNMIK dhe EULEX me çfarë arritën të dëmtojnë imazhin dhe rolin e UÇK-së në rrafsh ndërkombëtar, derisa rregullisht potenconin se ende nuk janë të pjekura kushtet e sigurisë për rikthimin e Shqipëtarëve në pjesën Veriore të Mitrovicës.

Deklaratat dhe informacionet e tyre pompoze krijuan shumë raste eklantante ndaj veprimtarëve të UÇK-së, dhe filluan me qarqe të ndryshme anti-Shqipëtare të shprehen për ndarjen dhe enklavizimin e Kosovës ose thjesht Bosnizimin e saj, me tendencë që të përftiojnë materijalisht nga Serbia dhe qarqet ndërkombëtare anti- Shqipëtare. Shumë nga veprimtarët e devotshëm që në ish sistemin Jugosllav e më pas edhe në periudhën e kolonizimit Serb të Kosovës, mbeten edhe pse kuadro të kualifikuara jashtë procesit të punës, gjersa këta UDBASHA dhe fëmijët e tyre filluan të ngriten dhe avancohen në karrierë, sepse konsideronin se nga strukturat e Serbisë, si në rrafsh të sigurimit shtetëror ashtu edhe në rrafsh ushtarak janë shumë më të avancuar sesa strukturat e sodit të FSK dhe agjencioneve tjera të zbatimit të ligjit, edhe pse këta nuk janë direkt aktiv kohë të gjatë mbi 20 vite nga shërbimet Serbe këta e konsideronin veten të aftë të mësojnë strukturat e sigurisë së Kosovës se gjoja se kanë përvojë në sigurimin shtetëror dhe në struktura ushtarake Serbe.

SHBA, dhe Anglia investuan shumë në pregaditjen e strukturave të sigurisë si në AKI ashtu edhe në polici dhe FSK, dhe ishin të bindur që këta bezbednjaka vetëm se do i lajthitnin strukturat e sigurisë së Kosovës, nëse do futeshin si instruktor në departmanentin e doktrinave dhe trajnimeve. Duke iu falenderuar këtyre strukturave sod kemi shumicën e Badinterit në Parlament dhe vendet e rezervuara, që askund në SHBA e Europë nuk ka, duke iu falenderuar këtyre strukturave iu imponua skenës sonë politike themelimi i Ministrisë së Kthimit edhe pse Serbët një Ministri të tillë nuk e kanë për kthimin e Shqipëtarëve në Luginë të Preshevës, aq më tepër me angazhimin e këtyre elementeve subverzivë dhe destruktiv EULEX insistojë që Serbët dhe Romët të angazhohen edhe në strukturën më të ndjeshme të shtetit në AKI, ku kemi informata të natyrës shumë konfidenciale.

Nëse dëshirojmë të kemi sovranitet dhe juridikikcion shtetëror dhe nëse dëshirojmë të konfigurojmë sistemin e sigurisë nacionale në shtet, mbi të gjitha ligjet tjera organike dhe sistemore në Republikën tonë, duhet urgjentisht ta nxjerrim Ligjin për Lustrim dhe të i japim kompetenca AKI që të bëj verifikimin e zyrtarëve politikë dhe shtetëror, sepse derisa kemi mbeturina nga e kaluara, rregullisht do na destabilizohet gjendja e sigurisë në shtet, kur dihet se Serbia ka ndarë mbi 145 milionë Euro për destabilizimin dhe Islamizimin e Kosovës, me qëllim që në rrafsh ndërkombëtar të na dëmtojë, andaj apeli im është nxirreni këtë ligj sa më parë dhe pastrojeni skenën tonë politike dhe të sigurisë e ta stabilizojmë shtetin dhe ti neutralizojmë këta elementa subverziv që po e manipuljnë opinionin dhe po jetojnë me nostalgjinë nga e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat