Apo luhet kumar me Kufirin Miratoc-Llojan nga subjekte politike në Luginë?!

Opinione

Apo luhet kumar me Kufirin Miratoc-Llojan nga subjekte politike në Luginë?!

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:38
Arben Mehmeti

Pika kufitare Llojan – Miratoc edhe pse ishte një pikë legjitime kufitare, ajo u mbyll në fillim të viteve të 90-ta. Që nga ajo ditë e deri më tani asgjë nuk është bërë nga partitë politike si dhe nga qeverisja lokale e asnjë kohe!

Rëndom, secila rrugë të shpie diku, por kjo rrugë nuk të shpie askund! Këtu, në të ashtuquajturën pikë kufitare, vetëm një gur e ndanë Llojanin nga Miratoca, respektivisht e ndanë Kumanovën e Likovën nga Presheva, Gjilani e Bujanoci, vendbanime këto me shumicë shqiptare dhe me një mori marramendëse ndërlidhjesh familjare. Ne kemi shumë familje, të cilat janë të ndara në të tri këto qytetet tona, një pjesë është në Gjilna, njëra në Presheëv dhe poashtu në Kumanovë. Rastë të tilla ka sa të duash, dhe ndërlidhja jonë familjare është e tillë që nevoja cdo ditë e më shumë sa shtohet.

Ka njëzetë vite që presim të realizohen premtimet për hapjen e vendkalimit kufitar mes Llojanit dhe Miratocit, që të vazhdojnë t’i mbajnë gjallë lidhjet e tyre familjare banorët e kësaj zone. Banorët thonë se nuk dëshirojnë që vendkalimi kufitar të jetë i llojit të kufizuar, për tu hapur vetëm në sezon veror dhe në sezon dimëror”. Edhe këto dy partitë më të vjetra të cilët ishin në pushtet PDSH - PVD than e premtuan që kufiri Miratoc -Llojan do të hapet, qytetarët nga dy parë anët pritën dhe ju gëzuan këtij premtimit por për fat të keq dështoi.

Derisa Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Serbisë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për hapjen e kësaj pike kufitare, banorët po vuajnë pasojat. Me vite partitë politike në Luginë të Preshevës premtojnë për kufirin Miratoc- Llojan? Sa herë në Preshevë që mbahen zgjedhjet lokale apo ato parlamentare ky kufi është pjesë e premtimeve të subjekteve politike në Preshevë edhe atë me gjithë demogogjinë e mundshme.

Erdhi “Ndryshimi” një parte e re me stadarte “Gjermane”, pra Partia Alternativa për Ndryshim, ndërsa edhe kjo si partite e tjera premtoj në fushata zgjedhore, madje edhe caktoj data se kur do të hapet kufiri! Njëherit premtuan datën një korrik, kur ne i presim bashkëshëtarët tanë nga mërgimi së bashku me ata do ta hapim, mirëpo edhe kjo dështojë, nga inati premtoj për së dyti ai  tha se në muajin gusht do ta hapim kufirin Miratoc -Llojan por  edhe ajo si duket nuk do te ndodhe,  partitë politike nuk e morrën një gjë të tillë serioze, sepse po bëjnë hajger me popullë?! Sic duket shpresat veçmë janë zbehur te qytetarët e komunës së Likovës, e ata të fshatit Miratoc, sepse as që po përmendet më ky vendkalim kufitar. Banorët kërkojnë të vërtetën?! Cila është e vërteta? Pse ky vendkalim nuk hapet, kur e dimë se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë janë pretendente serioze për anëtarësim në Unionin Evropian? Të anëtarësohesh në Unionin Evropian me kufij të mbyllur në shek. XXI është absurde”! Pala maqedonase nuk është e interesuar aspak për këtë kufi! Me thënë të vërtetën, as që i numërojnë banorët apo popullatën, apo si fshatra që gravitojmë në këto treva. Kufiri Llojan Miratoc është problem të hapet!? Partitë tona çdo herë që vijnë koha e zgjedhjeve premtojnë gjithçka në lidhje me kufirin, por asgjë nuk është bërë serioze deri më tani.

Kryetari i komunës së Preshevës, z.Shqipërim Arifi duke folur për hapjen e mundshme të kufirit Llojan-Miratoc ka theksuar se çështja e hapjes së kufirit është e përfunduar dhe se hapja do të bëhet deri në fund të vitit 2018- 2019. Sipas tij, nga ana serbe

kanë ngelur vetëm disa çështje teknike, ndërsa kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi shpjegoi se problemi që ka penguar përgatitjen e hapjes së kufirit nga ana e Maqedonisë ka qenë mungesa e infrastrukturës, për të cilën sipas tij qevria nuk ka mundur të investojë. E kjo i bie me të vërtet se subjektet politike po luan komar me kufirin Miratoc-Llojan!!! Do bëhet e s’do bëhet!!! Do të hapet sot, nesër e pasnesër!!! Për të fituar një votë nga populli në këto treva duhet ta bësh një premtim të tillë. E për fund mund të themi se, të nderuar parti politike, a nuk është mëkat a nuk është turp që njëzetë vite ta gënjeni një popull!? Deri kur kështu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat