Lufta për shtet dhe ajo për pushtet, ndahen si me thikë!

Opinione

Lufta për shtet dhe ajo për pushtet, ndahen si me thikë!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 27 korrik 2019 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

- LDK-ja & partnerët, permes Institucioneve legale & legjitime të Republikës së Kosovës, zhvilloj luftën për shtet, derisa,

- LPK-ja, përkatësisht "krahu i luftës", jashtë institucioneve dhe logjikës shteformuese, luftuan kryekëput për pushtet, dhe sot e kan n'dorë pushtetin & n'zap shtetin...!

Levizja jonë nacionale ishte, heterogjene dhe si e tillë, edhe synimet kishte të tilla, pra jo unike dhe jo-homogjene!

E kaluara mund t'ketë intrepretime të ndryshme, varësisht nga këndi i vështrimit, prizmi i soditjës dhe kapjës së fakteve n'kohë & hapësirë, por konstantja e t'kaluarës është ; pamundësia e ndikimit n'të dhe ndryshimi i saj, n'retrospektivë pavarësisht qasjës dhe deshirës momentale për përfitime nga ajo, pra e verteta mbetet një, e pa ndryshuar dhe absolute.

Ajo që ka ndodhë, është një, pra unike, interpretimet mund t'jenë divergejente dhe jo rrallë t'pa-puçitshme & Inkompatibile me realitetin dhe t'verteten absolute si fiksion.

Levizja jonë nacionale, veqanarisht, ajo e dy dekadave t'fundit të shekullit të kaluar, trashegon & pason levizjën kombëtare shqiptare të një shekulli më parë, pra atë të Lidhjes shqiptare të Prizrenit të viteve 1878 e kendej, ku nevoja, tradita dhe idealet e brezave për liri e shtet nacional ishte permanente në luftë me pushtuesit shekullor, pra e ngritur mbi një periudhë e bazament të shendosh ; persiatjësh & perpjekjesh t'parreshtura me pushkë e penë për t'prek e shijuar, dimensionet universale të lirisë së mohuar padrejtësisht.

Ka zëra me(pa) vetëdije, ngatërrojnë të drejtën e popullit shqiptarë të Kosovës për liri & t'drejta kombëtare me levizjën tonë nacionale, derivat i (pa) perkryerë i gjendjës nën okupim dhe produkt i një konteksti të dhënë historik të mbarsuar me një gamë komplekse të atij aktualiteti (lexo:momentumi).

Vetëm gjendja n'liri është parakusht që ofron komoditetin & lluksin e formimit dhe formësimit të një levizje e cila do ishte e puqitshme me të drejtën universale për t'hjek prangat e robërisë dhe për të shijuar dimensionet e lirisë së mohuar.

Neve si qytetar shqiptarë të Kosovës, jo vetëm që ishim t'robëruar dhe t'privuar nga të drejat natyrore nacionale në Kosovë, ishim edhe të shperndarë jashtë atdheut dhe Shqipërisë politike në gjithë rruzullin tokësor, deri në Australinë e largët.

Homogjenizimi dhe unifikimi i një levizje në këto kondida, ishte deshirë & ideal, por asesi i prekshëm dhe i realizueshëm, sikur ishte e drejta e patjetersueshme për të qen të lirë dhe sovran në atdheun tonë dhe t'parëve.

Robëria ishte unike, po aq sa edhe e drejta jonë për t' çliruar, por jo edhe levizja jonë për liri, ngase , ajo ishte heterogjene dhe për pasoj, edhe synimi ishte i tillë, dhe s'mund t'isht ndryshe...!

- Për fatin tonë të ligë, fati i robit dhe i robërisë shekullore, mundësitë e koordinimit dhe sinkronizimit të levizjës sonë nacionale, në njërën anë ; rezistences aktive paqësore n'Kosovën e pushtuar dhe me një regjim të eger të instaluar të armikut serbo-sllav pas rrënimit të subjektivitetit dhe autonomisë së 74-tës ; me sistem paralel & kundershtues ndaj armikut të egër, në një organizim mbijetese dhe rrugëtimi autentik drejtë krijimit dhe bërjës me shumë mund, djersë e sakrificë të subjektivitetit nacional të Republikës ë Kosovës, e cila barte në vete, format adekuate të organizimit dhe rezistencës deri në çlirimin definitiv, perkatësisht, pushtimit të lirisë, ëndërr dhe synim i brezave.

- Në anë tjetër, kishte mbetë jashtë kësaj levizje n'masë të madhe, perkundër faktit se e njëjta i'a kishte dalë të "inkorporonte" edhe trupa t'saja brënda vetë levizjës nacional-shtetërore të ciles i printe arkitekti pavarësisë, presidenti historik Rugova për t'a krye "misionin" ideologjik të "organizatës" siq e quanin LPK-në, kryesisht e perqendruar në përendim, dhe n'Tiranën kuislinge, krah i levizjës nacionale që kishte humbë tokëzimin mr atdheun e pushtuar dhe sensin e rezonit & veprimit...!

- Ky krah i levizjës sonë nacionale, alias LPK-ja, e indoktrinuar dhe e mishëruar në ideoplogjinë majtë, të klasave dhe e luftës për pushtet, kishte zgjedhë dhe preferuar t'bëjë e t'bashkëpunoj me kë do, që e ndihmon në rrezimin e pushtetit fiktiv të organizuar nga krahu tjetër i levizjës nacioanle për liri e pavarësi permes Institicioneve legale & legjitime të Republikës së Kosovës.

"Qellimi arsyeton mjetin"

Vrisni dhe ekzekutoni kënd-do, që u'a ndal rrugën dhe u pengon në realizimin konsekuent të kauzës autentike : pushteti mbi të gjitha.

Armiku i egër serb në njërën anë, dhe Tirana kuislinge ndihmoj dhe suportoj krahun e luftës për pushtet, në dëm të levizjës nacionale të Dardanisë Antike-Kosovës, e cila çellim e synim kishte lirinë & çlirimin e Kosovës, dhe shtetin e pavarur e sovran në krye me Presidentin e Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

I gjendur & mbështetur me shpatulla për muri, Presidenti Rugova, dhe Institucionet fiktive por kredibile të Republikës së Kosovës, në vend të vëllavrasjës së imponuar nga krahu tjetër, zgjodhi luftën me armikun shekullor për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, duke gëlltitur humbjet e veprimtarëve, bashkëpunëtorëve dhe titullarëve n'krye të Institucioneve dhe të misionit të shënjtë: Kosova e pavarur & sovrane.

Sot e gjithë ditën, krahu i luftës për pushtet, alias LPK-ja e zberthyer në të vetquajturin "krah i luftës, alias në PAN dhe "OVL E UÇK-së", n'kapje të shtetit dhe të kater pushteteve të ndara e t'pavarura, mbajnë peng të ardhmen e vendit dhe të qaytetarëve, duke penguar me çdo kusht zbardhjën e vrasjeve politike dhe kapjen dhe ndeshkimin e atorëve të krimeve makabre...!

Deri me tani, çdo perpjekeje për zbardhjën e krimeve dhe ndeshkimin e kriminelëve, ka deshtuar për faktin se, instruktorët dhe porositësit e varsjeve politike, janë vet n'maja të piramidës së krimit, perkatsisht të shtetit të kapur të Kosovës.

Çdo përpjekje serioze, kualifikohet si tendencë e njollosjes së luftës së UÇK-së dhe pastertisë së saj, duke ngatrruar qellimshëm ; kauzën e drejtë të popullit të Kosovës për Liri & Pavarësi, me krimet e izoluara dhe nga një grup kriminal brënda levizjës sonë nacionale, dhe fatkeqësisht në emer të uniformës dhe emblemës së shënjtë të UÇK-së, e cila luftën për pushtet e kishte kauzë të vetme dhe permes së cilës ; përvetësuan, uzurpuan dhe kapën shtetin.

Sh'kapja e shtetit dhe çlirimi nga kriminelët, hap rrugë lirisë së mirëfillt dhe progresit të vendit drejt së ardhmes Euro-Atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat