Z.Hoxhaj a ka aftësi PDK që me dialogun ta ruaj sovranitetin dhe tërësinë teritoriale të Kosovës

Opinione

Z.Hoxhaj a ka aftësi PDK që me dialogun ta ruaj sovranitetin dhe tërësinë teritoriale të Kosovës

Nga: Ejup Berisha Më: 28 korrik 2019 Në ora: 23:28
Ejup Berisha

Prej kur PDK ka filluar të lëvdrohet me aftësi për përmbyllje me sukses të dialogut me Serbinë. Çfarë përmban kjo aftësi apo për çfar përmbyllje të dialogut na flet ish ministri i jashtëm i Kosovës Bujar Hoxha kur thotë se një Qeveri vetëmse me PDK-në do të arrijë ta përmbyllë me sukses dialogun me Serbinë.

A e di PDK se disa prej udhëheqësve të saj ishin në luftë me Serbinë e cila edhe atëher edhe sot kërkon ndarjen e teritorit të Republikës së Kosovës ndërsa këta udhëheqës të PDK-së luftuan me Serbinë për ta parandaluar ndarjen e Republikës së Kosovës. Atëher cfar na qenka ajo aftësi e PDK-së për ta përmbyllur me sukses dialogun me Serbinë.

Z.Hoxhaj a mund të na thotë se me cilin epilog do ta përmbyllë PDK dialogun me Serbinë, me triumf tè Republikës së Kosovës apo me triumf të Serbisë. Unë thash se Serbia nuk do ta përfundoj dialogun me Kosovën pa e realizuar edhe de-jure ndarjen e teritorit të Republikës së Kosovës sepse ndarja de-facto e teritorit një kohë të gjatë egziston tanimë .

Na thuani gjithashtu Z.Hoxhaj se Ju të PDK-së a jeni të aftë që ta ruani sovranitetin dhe tërësinè teritoriale të Republikës së Kosovës gjat procesit të përmbylljes së dialogut. Z.Hoxhaj dhe jut ë PDK-së Përmbyllje me sukses e dialogut për Kosovën është mu kjo që e thashë ruajtja e sovranitetit dhe tërësisë teritoriale të Republikës së Kosovës.

Po nuk u arrit ky objektiv apo qëllim dialogun me sukses për vete do ta pëmbyll Serbia. Ndërsa një epilog i tillë ku do të triumfonte shteti serb e jo ai kosovar nuk është përmbyllje e sukseshme e dialogut as për Kosovën e as për PDK-në.

Çfarë mendoni se do të bëni me tentimet për përmbylljen e shpejtë të dialogut ju të PDK-së në fakt pse po ju ngutet juve që ta përmbyllni me shpejtësi dialogun. Republika e Kosovës nuk është vetëmse pronë e Partisë Demokratike të Kosovës. Dhe si e mendoni ju atje dialogun athua mos po e mendoni si nxjerrje në ankand për shitje të inventarit apo të mobiljeve të partisë tuaj.

Edhe po të bëhej fjalë për këtë të fundit ka procedurë dhe duhet pasur durim sepse ajo prone e partisë nuk është arritur lehtë pa mund, pa sakrifica dhe pa harxhime. Pra ju duhet ta dini se kur flitet për dialogun bëhet fjalë për teritorin e Republikës së Kosovës për pronën e përbashkët dhe gjënë më të shtrenjtë e më të shenjtë të popullit të Republikës së Kosovës por dhe të të gjithë shqiptarëve prandaj spo e kuptoj se pse PDK-së po i ngutet që ta përmbyll me shpejtësi dialogun me Serbinë.

Nuk e kuptoj se pse kaq ngutje mos u ngutni shumë ju të PDK-së se a e dini si thotë një fjalë popullore Kush ngutet mund të bëhet pis apo kush ngutet për-mutet. Mos e bëni pis punën e dialogut ju lutem juve atje në Kosovë keni pak durim sepse kush ka durim është fitues e kush nuk ka do të jetë humbës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat