Takimi im me hoxhën!

Opinione

Takimi im me hoxhën!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 31 korrik 2019 Në ora: 08:28
Gani Mehmetaj

Ma prezantuan hoxhën, nga rrethi i Pejës, derisa pinim verë në restorant. Hoxha i njerëzishëm, kur u ul me tha se me njihte nga shkrimet.

-Sigurisht nuk të pëlqejnë, i thash duke e paragjykuar nga profesioni.

- E ke gabim, me tha hoxha. - I lexoj më ëndje dhe pajtohem me to.

Me befasoi, sepse soji i tij janë të rrallë, ose unë s'kam pasur fatin t'i takojë.

Mu kujtua se si disa myslimanë me të parën me quajnë islamofob, antiislam, disa me mallkojnë, të tjerët ma përmendin ferrin e vdekjen e mundimshme. I tregova për përvojën ndryshe me myslimanë, për keqkuptimet.  

La të kuptohet se paraja i ka fajet, se ata e kanë marrë islamin në brina (brirë), therin majtas e djathtas këdo që nuk pajtohet me ta.   

Ai nuk e përdorte fjalën arabe allah. Për te Zoti ishte Zot. Atë nuk e pengonte që ne pinim verë, ai pinte ujë Drini. Dikur me tregoi edhe për përcaktimin politik.

- E adhuroj Rugovën, me tha i qetë. - Askush nuk ka arritur të ma ndryshoj mendjen, edhe pse militantët e partive vinin e me thoshin të bëja agjitacion për partitë e tyre të besimtarët e mi. Por unë nuk e përziejë fenë me politikën, ndërsa shumë e kanë ngatërruar.

Me këtë hoxhë heronjtë, historinë, kulturën e gjuhën i kisha të përbashkëta, edhe simpatinë ndaj presidentin të ndjerë.              

Hoxha na kërkoi falje që s'mund të rrinte më gjatë, ishte në darkë me gruan e vajzën. Hoxha kishte kollare e sako, gruaja e vajza e tij nuk dallonin nga zonjat e zonjushat tjera në restorant, që ishin veshur solemnisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat