Kundërshtimi i hekurudhës europiane përmes manipulimit të shqiptarëve nga Serbia!

Opinione

Kundërshtimi i hekurudhës europiane përmes manipulimit të shqiptarëve nga Serbia!

Nga: Sami Arifi Më: 31 korrik 2019 Në ora: 09:00
Sami Arifi

Serbia, me këtë projekt të Austro-Hungarisë për ndërtimin e hekurudhës, e dinte që në të ardhmën austriakët nuk do të lejonin okupimin e Kosovës, prandaj ajo (Serbia) me aleatët e saj e pengoi këtë projekt, duke i manipuluar edhe kryengritësit shqiptar, për t’i realizuar planet e veta për aneksimin e territoreve shiptare.

Për ta modernizuar ekonomikisht dhe financiarisht Perandorinë Osmane sipas modelit gjerman, ishin përpjekje të mëdha nga dy palët, gjë që vuri në pah përpjekjet për shtet të organizuar perëndimor që do të qeverisej me despotizëm lindor, prandaj sipas këtij projekti do të lejoheshin linjat e reja hekurudhore që lidhnin Ballkanin me Perëndimin, Hekurudha Bosnje-Kosovë-Selanik, e cila ishte si pyka në lis që mbante ndarjen e Serbin nga Mali i Zi, si dhe lidhja e hekurudhës me atë të Orientit deri në Bagdad forconte bllokun austro-gjerman në të gjitha pikëpamjet. Prandaj, sa i përket çështjes së hekurudhës, gjatë pesë vjetëve të fundit Sulltan Hamiti kishte pasur dy takime miqësore me kajzerin gjerman Villhelm II, me ç’rast do të lidhë disa marrëveshje afatgjata tregtare dhe ekonomike, me të cilat do t’u hapet rruga investimeve ekonomike gjermane në Lindje, sidomos kapitalit të saj, që i shtohej edhe marrëveshja rreth mobilizimit të armatës osmane prej më shumë se katër vjetësh.

Që kishte marrë përsipër Gjermania koncesionet e hekurudhës së Bagdadit, me këtë Gjermania kthehej në aleat kryesor të Perandorisë Osmane, që kjo bëhet krejt mbi bazat e modernizimit të shtetit perandorak.

Image
Harta është marrë nga “Politisches Archiv des Auswärtiges Amts R 13378“ në Berlin

Këto koncesione që Perandoria Osmane do t’i jap Vjenës dhe Berlinit për hekurudhën, të cilat koncesione, me një shqetsim të madh i priten vendet ballkanike, veçmas Serbia, ku Beogradi bëri depërtime të njëanshme me Rusinë, e më vonë edhe me Italinë, që Austro-Hungaria mos të lidhë vijën Sarajevë-Pazar i Ri-Kosovë-Shkup dhe Selanik, meqë sipas saj, ajo çrregullonte balancat rajonale e më gjerë, ndërkohë që ndihmonte “okupimin paqësor të Kosovës” dhe “lidhjen e saj tokësore me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me të edhe me Europën gjermane”, prandaj serbët e Kosovës të dirigjuar përmes Serbisë, forcave kryengritëse shqiptare në Ferizaj nga 5-23 korrik të vitit 1908, i bëri të ktheheshin në anënë refuzuese, si thuhej kundër ndërhyrjes gjermane, pra, propaganda e shqiptarëve nga radhët e myslimanëve fanatikë kishte rënë në një pikë që të bashkohej me atë të xhonturqve dhe të serbëve, ndonse ato ishin tejet kundërshtuese dhe shpërputhëse me njëra-tjertën për nga synimet dhe qëllimet. Në këto rrethana, e rëndësishme është hallka dhe zhurma, pa marrë parasysh se kush do të nxiste përfitimet, dhe kush do të digjte gishtat. Pra, shqiptarët fanatik kishin qëllim të mbronin Sulltanin, serbët donin pengimin e Austro-Hungarisë dhe të Gjermanisë dhe të bashkoheshin, që në ato rrethana revolta të orjentohej kah Vjena nën insistimin e serbëve lokal në Kosovë, të nxitur nga Serbia, për të penguar çështjen e hekurudhës, që këtë e donin serbët.

E vërteta është se projekti i hekurudhës austriake nëpër vilajetet shqiptare që njëherit paraqiste një pakt austriako-gjermano-osman, por që ishte edhe interes i shqiptarëve, i shërbeu shfaqjes së projekteve tjera për hekurudhat ballkanike, me anën e së cilës Fuqitë e Mëdha rivalizonin në mes vete në mënyrë që hapsira etnike shqiptare të humbëte rëndësinë.

Kryengritjet e përmasave më të vogla kundër ndërtimit të hekurudhës që do të lidhte Bosnjën e Kosovën me Selanikun kishte filluar qysh në mesin e prillit të vitit 1908 në Mitrovicë, pra, në pjesën e feudeve të Isa Boletinit, për tu zgjeruar edhe në pjesët tjera, duke përfshir kështu edhe qendrat e vjetra të Vilajetit në mënyrë që përqëndrimi të bëhet në Ferizaj, pasi që do të jetë hapur lajmi që Porta e Lartë kishte ndërmend tu shiste tokat rreth Ferizajt për ndërtimin e bazave ushtarake, prandaj këtyre thashethëneve u dha zjarr edhe shfaqja e një njësiti të kadetëve të shkollës gjermane nga Selaniku që po ato ditë kishin ardhur për një pushim në atë pjesë, dhe kjo ishte e mjaftueshme për agjendën e xhonturqve dhe serbëve që kishte me bollëk atje dhe si shihej bënin të njejtën punë, që shumë nga shqiptarët e pa informuar t’i rroknin armët dhe tu bashkoheshin grupeve kryengritëse që siç thuhej “për ta penguar pushtimin e Kosovës nga gjermanët”.

Serbia me këtë projekt e dinte se Austro-Hungaria në të ardhëmen nuk do të lejonte okupimin e Kosovës, prandaj me aleatët e saj e pengoi këtë projekt, duke i manipuluar edhe kryengritësit shqiptar, për t’i realizuar planet e veta ndaj territoreve shiptare, i cili aneksim i Kosovës nga Serbia ndodhi në vitin 1912 që u vendos në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913.

Çështja e hekurudhës hapi njëherit çadrat e mëtejme midis vet shqiptarëve, ku në njërën anë fryma e feudalëve dhe e klerit fanatik islamist nga radhët e parisë së vendit do të gjej mbështetje gjithnjë e më të madhe nga italianët dhe, siç do të mbështetet edhe nga serbët, grekët, ndërsa në tjetrën anë ajo reformatore, kryesisht intelektualët si dhe përfaqësues të borgjezisë së re, do të mbështetet nga Austro-Hungaria dhe Gjermania, por që nuk e kishin aspak të letë të bashkëpunonin me to, meqë Vjena dhe Berlini, në saje të propagandës sllavo-ortodokse rreth Bosnjës dhe Hercegovinës, gjithnjë e më shumë anatemoheeshin nga paria dhe fryma e feudalëve dhe klerit islamik “si gllabrues të Perandorisë Osmane”. Pra, të gjtha zhvillimet që u shfaqen nga marrëveshja e Myrstegut e deri te Revolucioni Xhonturk i vitit 1908 që u përcaktuan si nga nevoja e brendshme dhe rrethanat e jashtme, ndikuan edhe në pozicionin e mëtejshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, për t’iu nënshtruar atyre. Kërkesa për autonomin shqiptare si bërthamë e shtetit autonom shqiptar, përmes barazisë, kërkesë kjo që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, do të kthehet në program politik dhe do të jetë gjithëpopullore, kështu do të qëndroi një brez i tërë me pikëpamje radikale, që kryesisht ishin nga radhët e shtresës së mesme, mësues të shkollave turke, nëpunës të aparatit shtetëror, gazetarë dhe intelektual të rinj e të tjerë, po nuk mungonin edhe ushtarakët shqiptarë të paknaqur me shfaqjen e çetave serbe, greke dhe atyre bullgare, që kishin filluar ta fusnin vendin në një kaos dhe gjakderdhje të pandalshme, që shkonte në dëm të popullatës shqiptare, që morën nismën për krijimin e organizatave të fshehura, që njëherit merrte përsipër edhe luftën e armatosur me anën e çetave dhe komiteteve shqiptare. Modeli i çetave dhe komiteteve të përkrahura nga Rusia, nuk mungoi edhe nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria në pjesën e Vilajetit të Selanikut të banuar me shumicë sllavo-maqedonase që kishin për qëllim krijimin e kaosit, me çka detyronin ndërhyrjen ndërkombëtare që për pasojë do të kishte ndarjen e kësaj hapësire në tri pjesë, serbe, greke dhe bullgare, kështu do të përjashtoheshin shqiptarët dhe, të pamundësohej çfarëdo projekti për shtetin autonom shqiptar që, përmes manipulimit, nën dikimin e konfesionit ortodoks do ta pranoi edhe një pjesë e shqiptarëve të Vilajetit të Manastirit. Poqese nuk mësohet e kaluara historike e popullit tonë, sigurisht se ajo do të përsëritet edhe në të ardhëmen...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat