Deputetët kalkulonte dhe të pa ngopur të parlamentit të Kosovës!

Opinione

Deputetët kalkulonte dhe të pa ngopur të parlamentit të Kosovës!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:38
Ismail Muqiqi

Se vlerat njerëzore, intelektuale, etike dhe kombëtare po zbehen dhe po degradohen gjithnjë e më shumë në shoqërinë kosovare, u panë kudo në organizmin e partive politike dhe në institucionet e shtetit.

Se me të vërtet vlerat e shtetit janë shndërruar në interesa materiale, po tregon edhe puna dhe veprimi i deputetëve të Parlamentit të Kosovës, të cilët më shumë i bënë dëm këti institutcioni dhe shtetit të Kosovës, se sa i zbatuan kërkesat dhe interesat e popullit.

Më shumë se një vitë deputetët e Grupeve Parlamentare të partive politike, sabotuan punën e Parlamentit duke i lënë anash shumë projekt ligje të cilat është dashur të miratohen dhe të zbatohen mekanizmat e shtetit.

Kjo legjistlatur i la të pa miratuara afër 70 projekt ligje, duke bërë shantazhe dhe eskivime të ndryshme, në pamundësi për të marrë vendime.

Kjo u pa edhe këto ditë se kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje të pa revokushme nga pozita e Kryeministrit, meqë rast deputetët e Parlamentit të Kosovës, plotë qe 1 vitë bënë kalkulime të ndryshme dhe manipuluan popullin për ta rrëzuar këtë Qeveri.

Deklaratat dhe retorikat e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme, ishte vetëm parollë për ta manipuluar opinionin. Deputetët e kësaj legjistlature pritën momentin e tanishëm që të kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që tani i gëzojnë privilegjet dhe beneficionet që ja kanë krijuar vetës për ti marr të ardhurat edhe për 6 muaj pas shpërbërjes së Parlamentit.

Kjo tregon se preokupim kryesor kishin interesin materialo financiar dhe privilegjet tjera të cilat ja kanë krijuar vetes.

Kjo mendësi dhe ky nivel i pa përgjegjësisë e ka sjellë Kosovën në udhëkryq dhe e ka vë në pikëpyetje perspektiven e saj dhe të gjeneratave të ardhshme.

Se këta deputet ishin të pa përgjegjshëm dhe kalkulonte duke i mbrojtur interesat personale, tregon edhe fakti se asnjëherë nuk arritën të organizojnë mocion për rrëzimin e Qeverisë.

Duhet të jemi të sinqertë se ky Parlament pati disa deputet me numër simbolik të cilët ishin aktiv, serioz dhe të sinqertë në punën e tyre.

Në kohën kur shoqëria kosovare, po ballafaqohet me vështërsi të shumta siç janë; gjendja e vështirë sociale, papunësia e madhe e të rinjve, pozita e mjerueshme e pensionistëve kontribut dhënës si dhe inflacioni që po godit çdo familje.

Deputetët e Parlamentit të Kosovës dhe elita politike u shndërrua në aristokraci, duke i shfrytëzuar të gjitha të mirat materiale për vete dhe familjet e tyre, me taksat e këtij populli.

Zgjedhjet e ardhshme të cilat priten të shpallen sa më parë, kam frikë se nuk do të sjellin asgjë, nëse nuk ndryshon mendësia dhe nuk kërkohet përgjegjësia ndaj çdo individi apo institucioni i cili flet, punon apo fiton nga arka e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat