A thua çfarë gjaku duhet të ketë pra kryeministri Rama?

Opinione

A thua çfarë gjaku duhet të ketë pra kryeministri Rama?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 1 gusht 2019 Në ora: 08:54
Sherif Ramabaja

Kryeministrin Rama a, e pyeti kush apo vetë u deklarua se nuk ka gjak greku në qelizat e tij. Po ta kishte bërë testin e DNA ndoshta do ta dinte më saktësisht, po kjo është krejtësisht çëshjte personale. Në rrethin e ngushtë shoqëror ndoshta për argëtim i përdorin njerëzit këto vlerësime, por po ta përdorësh këtë në publik të gjërë, si burrështetas nuk përkon me asgjë. Shqiptarët mund të pyesin se nëse kryeministri Rama nuk ka gjak greku, atëher çfar duhet të ketë? Po t´i thot veti shqiptar, nuk do ta kishte marr peng Shqipërinë. Ai vetë është kryeministër, vetë kryetar shteti,  vetë gjykata kushtetuese, ai është vetë parlamenti, Akademia e shtetit, policinë dhe të tëra bashkësitë e Shqipërisë i udhëheq. Shqiptarët nuk dinë që dikush në shtetin shqiptar ka ndonjë pozitë shtetërore, përpos kryeminsitrit Rama dhe klanit të tij. Kryeministri Rama po të llogaritë që shqiptar është, do t´u përgjigjej kërkesave të studentëve që ishin shumë të arsyeshme dhe ishin sinjali i parë se shteti nuk po funksionon, në të mirën e qytetarëve. Kryeministri Rama duke e ndjerë veten të plotëfuqishëm, i injoroi studentët duke u tallur me ta. Nuk vonoi gjatë dhe opozita i dogji mandatet dhe u hodh në protesta, që çdo herë e më shumë masivizoheshin. Kriza erdhi duke u thelluar ku kryeministri Rama krye në vete organizoi zgjedhjet lokale, të cilat vetë i mbikqyri, vetë votoi, vetë fitoi dhe inauguroi shtetin monist.

 Kryeministri Rama gjithsesi veten mund ta shpall mbret, autokrat, diktator apo si të doj. Ai tash kontrollon çdo qelizë të shtetit shqiptar, pa marr parasysh se çfar gjaku rrjedh nëpër damarët e tij. Shumë kush do të thoshte se kryeministri Rama po të ishte shqiptar do të kishte ofruar zgjidhje dhe nuk do ta kishte sjellur vendin buzë greminës dhe sdo ta kishte paralizuar shtetin në këtë shkallë. Korrupsioni astronomik, vjedhjet e votës së lirë, ikja e rinisë nga Shqipëria, varfërimi i popullsisë, krimi i organizuar, vjedhjet e pasurisë së shtetit, dhënja e tenderëve personave me të cilët vetë vjedhin, droga, e të gjitha këto të zeza që mbretërojnë në jetën e përditshme shqiptare, për kryeministrin Rama janë normalitet. Të gjith ata që spërkojnë me mendimin e tij janë armiq të shtetit, mendon ai. Opozitën që moti e ka shpallur trdhëtare dhe do të përpiqet që asaj t´ia hudh fajin nëse Shqipëria dështon në çeljen e negociatave me BE.

Së fundi kryeministri Rama e politizoi edhe Teatrin duke tentuar që ta rrënoi. Të gjitha indikacionet e ofruara flasin se fjala është për korrupcion dhe kriminalitet të organizuar për përfitim material. Një metodë tjetër perfide që po përdor kryeministri Rama është përpjekja për t´i përçarë aktorët duke dhënë deklarata apo videoincizime pro rrënimin të teatrit. Kjo mënyrë e tij nuk e ndihmon askend, vetëm sjell edhe më shumë polarizim dhe konfuzion, po kjo edhe i duhet atij për të krijuar kaos të përgjithshëm.

 Gjithkund në botë një tempull i tillë i kulturës restaurohet aq sa është e mundur për të qëndruar si kujtim për gjeneratat e ardhëshme, rininë dhe fëmijët. Pas 50 apo 100 vjetësh gjeneratat e ardhëshme me kurreshtje do ta vizitonin këtë qendër. Do të njiheshin me historikun e saj. Do të tregoheshin pjesët teatrale që janë shfaqur aty dhe do të njiheshin me aktorët që kanë performuar. Kjo do të ishte një mrekulli dhe secili do të mburrej me të kaluarën e një monumenti të tillë. Prishja e monumenteve të kulturës është krim ndaj një populli. Askush nuk është kundër teatrit të ri, po ai të ndërtohet në një lokacion tjetër. Për çfar arsy vetëm aty e askund tjetër? Këmbëngulja kryeneqe e kryeministrit të len për të dyshuar se ai lokacionin ia ka premtuar dikujt dhe se vetë personalisht është i lidhur me krimin.

Rasti tjetër është kur Kosova ndodhet përball Sebisë për përmbylljen e bisedimeve përfundimtare, kurse kryeministri Rama lufton me të gjitha mjetet për ta ruajtur karrigën e tij. Gjysma e kombit është në hall se si do të vizatohen kufijtë e tij, kurse ai ia qan hallin postit të tij. Serbia po armatoset deri në dhëmbë, kundër kujt, përpos kundër shqiptarëve, kurse kryeministri Rama u shpall luftë shqiptarëve. Të gjitha këto flasin sot për papërgjegjësinë e kryeministrit Rama i cili shqiptarët po i mban peng dhe zgjidhja nuk po shihet askund. Deri kur shqiptarët do të përballen me diktatorët e sojit të tij? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat