Heshtja nuk ju shfajëson!

Opinione

Heshtja nuk ju shfajëson!

Nga: Milazim Maraj Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:25
Milazim Maraj

Kjo heshtje ogurzezë e gjeneratës së re në LDK është vetëmohim i  pa arsyeshëm dhe shumë pak i shpjegueshëm. Gjeneratë e re e LDK; që pranon një tutor në parti në vend të udhëheqësit ,i bën bashkëfajtor jo vetëm për gjendjen në LDK por për gjendjen në Kosovë. Pikërisht nga qëndrimi i juaj varet zhvillimi i ngjarjeve për apo kundër interesit kombëtar. Ju nuk guxoni të silleni si zogjtë  që nuk kanë  guxim për  të dalë nga foleja,për të u ngritë në horizont dhe për ta kontrolluar atë. Të gjithë ata intelektual të nivelit të lartë, të pa komprometuar, më njohuri të gjera në politikë etj, heshtin si nxënës të SHFMU. Para syve tuaj ndodhin dhe përgatiten të ndodhin skandale në LDK, dhe më mungesën e LDK në udhëheqje Kosova jo që  nuk po fiton por po humb atë qe e kemi fituar më shumë vuajtje dhe sakrifica, kurse ju heshtni. Qëndroni të disiplinuar para humbësve të LDK-së  që i sollën shumë dëme Kosovës.

Në emër të respektit dhe  mungesës së guximit nuk dilni në ballë të problemeve të merrni përsipër korrigjimin e gabimeve politike të bëra që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Trokitni pak në memorien dhe ndërgjegjeje tuaj, a mjafton të qëndroni kështu duke bërë amen gabimeve dhe lëshimeve që nuk ka fund. Ku ka në botë shembull që iu ka dhënë besimi atyre që kanë dështuar në udhëheqje. Kush ishte në udhëheqje kur LDK e humbi pozitën udhëheqëse në Kosovë, si ka mundësi që t’i besohet udhëheqja atij që humbi postin e presidentit,atij që Kosovës i krijoj aq shumë dëme më presidentin aksidental, solli kryeministrin dhe pastaj me vite LDK, kritikon dhe denoncon kryeministrin për gafe të një pas njëshme, kritikon atë që vet e ka sjell në pozitë.

Pretendenti i dytë është ai që erdhi në LDK pa qen fare anëtarë, flet mirë për Presidentin Rugove, por sa herë e la në rrugë kur ishte ministër i financave, telefonat pa paguar në kohën më delikate , kur telefonat na duheshin të hapur 24 orë. Sa herë nuk ia pagojë biletën e aeroplanit kur pritej në takime  të rëndësishme ndërkombëtare, kur më presion i detyroj deputetet për ta votuar presidentin e Kosovës të cilin filloj ta kritikoj dhe denoncojë për nënshkrime të pa justifikueshme, që Lidhjen Demokratike e solli në një pozitë trampoline që figurën më të dyshimtë e solli në pushtet madje në postin delikat Ministër të Jashtëm . Që në këto zgjedhje të fundit LDK humbi zgjedhjet edhe në Istog, që e solli LDK në pozitë që të marr edhe vota te importuara nga Serbia, dhe më një kundërshtar!!!, dhe ishte angazhimi i simpatizantëve të  LDK,  shumë të dëshpëruar më këta udhëheqës ata që shpëtuan LDK, tani ky humbës nuk rezonon, që duhet të lëshojë rrugë por vazhdon të qëndroj në poste të LDK duke penguar zhvillimin e saj.

Nga kryetari dhe kryesia e re që del nga ky kuvend  do të caktohet fati i LDK dhe i Kosovës. Orientimi i LDK drejt rrugës që e kishte; SHBA-BE, apo drejt Turqisë, Iranit dhe Rusisë. Do të përdorim dialogun si instrument për Kosovën apo Kosovën si instrument për dialogun më Serbinë. Do të rikthejmë besimin e miqve tonë apo do të konfirmojmë zhgënjimin e tyre më shqiptaret. Nga ky kuvend varet nëse do të kthehen shqiptaret e shpërngulur apo do të vazhdoj eksodi. Nga vendimi juaj do të varet nëse do të ketë investime në Kosovë apo do të merremi më liberalizim të vizave dhe taksa megalomane pa efekte të duhura për prosperitetin e Kosovës. Nga vendimet e këtij kuvendi varet nëse do të kemi fuqinë e GJND apo ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe rrezikimin e pavarësisë së sajë. Ky kuvend duhet të jetë vendimtarë për heqjen e errësirës që ka kapluar Kosovën. Mos angazhimi   i juaj i mjaftueshëm është përgjegjësi që në historinë e Kosovës do të mbetet si meritë apo gabim i pa falshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat