Serbia e ka një siklet, ose po armatoset për të zezën e vet

Opinione

Serbia e ka një siklet, ose po armatoset për të zezën e vet

Nga: Dedë Preqi Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:50
Dedë Preqi

Pse po armatoset sot Serbia, kur nuk i kanoset asnjë lloj kërcënimi dhe rreziku prej askujna, por vet fakti tregon se, ky shtet dhe ky popull nuk ka qëllime që synojnë paqën, apo për të krijuar një stabilitet dhe jetë normale në mes popujve të Ballkanit perëndimor dhe rajonit.

Është interesant se në të njëjtën kohë po armatoset Serbia dhe Turqia, dhe që të dyja po furnizohen me armë të ndryshme luftarake nga i njëjti vend, nga Rusia e Putinit, e cila nuk mbahet mend se ky vend investoi ndonjëherë në marrëdhëniet e tilla, ku promovohet paqa dhe stabiliteti ndërnjerëzor.

Të gjitha shtetet e botës e kanë të drejtën e forcës mbrojtëse të vendit të vet sikur edhe Kosova, që e ka Ushtrinë e vet, e cila si një ushtri e re, duhet të pajiset me armatim të rregullt dhe gjitha pajisjet që i takojnë një ushtrie të vërtetë.

Por, kjo nuk do të thotë se Kosova edhe pse është një shtet i vogël, duhet të mobilizohet me armatim sikur do ta kishte sot Izraeli, i cili në sistemin e një praktike që ka ky vend, fëmija i tyre sikur lind, rritet dhe vdes me armë në dorë.

Kosovës dhe Ushtrisë së këtij shteti i nevoitet armatim modern i kohës, jo për të sulmuar askënd, sepse edhe nuk ka kapacitetet e saj, por më rëndësi është që ky vend  me forcën e vet mbrojtëse, të jetë në gjendje dhe e gatshme të mbrojë popullin dhe pëllëmbët e teritorit të vet.

Këto ditë patëm rastin përmes ekraneve ti shohim disa utomjete luftarake që i erdhën si dhuratë Serbisë nga Rusia, ku aq më pak nga këto marrëdhënie në mes këtyre dy vendeve flitet se po shkëmbehet ndonjë vlerë e mallrave dhe e natyrave tjera ekonomike, që ka të bëjë me shijen e jetës normale dhe qytetërimit njerëzor në hapësirën e lirë të lirisë dhe demokracisë.

Dotë thotë se, për këta njerëz dhe këto vende asgjë nuk ka ndryshuar nga mesjeta, që si prioritet i kanë pasur luftat dhe uzurpimet e tokave të huaja, duke përfshi edhe Serbinë, e cila po përdoret si «gacë prushi» nga Rusia, për të arritur qëllimet e saj dhe për të destabilizuar Evropën, duke përfshi edhe Kosovën.

Në një situatë të tillë Kosova nuk ka relacion tjetër, përveq se duhet të gjejë shtigjet e veta dhe të kërkojë që të gëdhend fatin e vet në kuptimin e jetës së lirë dhe demokratike, duke vepruar dhe u mirëkuptuar me miqtë ndërkombëtar, posaqërisht me SHBA-të, dhe aleatët e saj, duke e ruajtur partneritetin politik dhe strategjik, si qëllim dhe synim i ruajtjes dhe stabilitetit të këtij vendi.

Edhe më herët para luftës që shkakëtoj Serbia me Kosovën,  flitej dhe përflitej se Serbia, ishte një ndër vendet më të armatosura dhe më të fuqishme në Ballkan, e cila kishte arritur madhështinë e saj edhe përmes diplomacisë së Millosheviqit, i cili sikur në halucinacione të herëpashershme dhe qëllim «supermacist», që urrente dhe iritonte popujt jo serb, duke përfshi edhe popullatën shqiptare të Kosovës, me çrast e zbuloi deformimin e një koke të boshatisur politike, duke e dërguar Serbinë dhe popullatën në një situatë të rrezikshme, dhe deri te një luftë, që ndoshta do renditej, apo e fillonte  Luftën e Tretë Botërore.

E parë nga kjo pikparje, reagimet njerëzore janë të domosdoshme për të zgjedhur zgjidhje, që do të vendoste se, a do apo nuk do t’u nënshtrohesh atyre fuqive që kërcënojnë dhe e robërojnë jetët njerëzore nga liria dhe demokracia e tyre, e cila do të bënte lodër e rrethanave të tyre dhe të heqësh dorë nga liria dhe dinjiteti njerëzor, që të shëndrrohesh në formën e një robërimi tipik.

Ashtu do t’u ndodhte edhe shqiptarëve të Kosovës, por për fatin e popullit të këtij vendi, edhe reagimi i botës demokratike arriti deri në pikën e fundit, i cili e kuptoi dhe u bind, duke vepruar me forcat e NATO-s, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, duke e përzënë Serbinë okupatore nga Kosova,  bashkë me forcat dhe armatën e saj më të «fuqishme» në Ballkan.

Serbia edhe sot po lazdrohet me përqëndrimet e saja labile dhe dhelpërake, që njërën këmbë do e fut nga Evropa dhe tjetren nga Rusia, por që nuk mund ti shmangët ndikimeve të dhunshme të mjedisit dhe rajonit, e cila do na bënte të besojmë se ky mentalitet njerëzor me politikat që vepron, fare nuk ka ndryshuar nga e kaluara, sikur do të ishte e kushtëzuar nga një faktor tipik, që e nxitë në tiparin e një veprimi të tillë, apo e cila agresivitetin, luftat dhe pushtimet do i kishte në gjene.

Serbia e ka një siklet, siq thotë një fjalë e huaja popullore, ose po armatoset për të zezën e vet, dhe shqetësimi i saj orientohet në garimin luftarak, e cila nuk është ngopur me luftëra të njëpasnjëshme historike dhe asnjëherë nuk është ndarë ngadhnjyese, por gjithherë humbëse dhe e mundur, sepse ishte pushtuese dhe robëruese e lirive dhe të drejtave njerëzore, posaqërisht ndaj shqiptarëve, dhe për fat të keq, Kosova dhe popullata e saj qëlluan të fqinjësuar gjeografisht me këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat