Pushtetet e pasluftës dhe amoraliteti!

Opinione

Pushtetet e pasluftës dhe amoraliteti!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:50
Skënder Mulliqi

Zhvillimi e një bashkësie mundet të bazohet në dy premisa kryesore, në etikë dhe në racën njerëzore.  Pushtetet e pasluftës përqafuan anën më amorale politike të mundshme! Ky është egoizmi dhe kjo është jo etika e tyre. Të kthehemi pak qasjes së racës njerëzore dhe gjithë asaj e cila na dallon nga kafshët. Meqenëse dija nuk është e krahasueshme  midis njeriut dhe kafshëve, sjelljet mund të korrespondojnë më njëra-tjetrën, apo mund të kenë ngjashmëri! Është racionale shikimi në faktin dhe mendimin se çka e dallon njeriun nga majmuni.

Edhe pse duhet të kemi konsideratë për majmunët në krahasim më disa grupe njerëzish të cilët më punën, veprimet por edhe më sjelljet e tyre, ua kalojnë të parëve. Me shumë këtu termi majmun përdorët për diçka të keqe. Majmunët mund të shkaktojnë dëme të vogla karshi llojit të vet. Pushtetet e pas luftës , të formës autokratike gjithçka e cila është e keqe dhe e dëmshme për shoqërinë demokratike, po na  zbukurojnë sipas dëshirës së tyre. Nuk u  mbrojtën  vlerat nacionale dhe as vlerat zhvillimore  shtetërore .

Kosova po i ngjanë njeriut të plagosur, të cilit në vend që ti ndihmojmë për t`ia shëruar plagën, ne ia lëndojmë edhe më shumë ,duke i rënë pikërisht në plagë. Nëse vazhdojmë këtë rrugë, nuk mund të themi së populli është i krejt i pafajshëm. Nëse  lejohet një marshim i tillë dehumanizues karshi shtetit të ri të Kosovës, automatikisht mund të klasifikohemi si komb i pa mençur.

Kjo çorbë e keqe e cila po na servohet , nuk ka mundësi që rregullisht të na servohet si çorbë e mirë. Kështu si janë duke shkuar punët keq, jemi larg trendëve zhvillimore dhe demokratike, dhe jemi larg emancipimit të përgjithshëm. Ç’ka mund t`ju themi gjeneratave të cilat po vijnë kur të japim llogari të gjithë para tyre ? Ç’ka kemi punu, cilat janë të arriturat dhe çka po iu lëmë mbrapa ? Pak , shumë pakë. Po iu lëm një Kosovë me gjendje te rëndë ekonomike-sociale, dhe një Kosovë, e cila po humb territore në të katër anët. Një Kosovë e cila po mbetet ngadalë në pleq e plaka…

Humbëm  territore më Maqedoni,  humbëm  jo pak territor më  Mal të Zi, dhe humbja e radhës  e madhe mund të na pret më Serbinë  !!!Kjo  është shumë  pikëlluese . Po ia mundësojmë Serbisë realizimin e dëshirave të saja ekspansioniste  në kushtet e paqes. Besoj, së nga ky labirint në të cilën është futur vendi ka një rrugëdalje, e rrugëdalja është që sa më parë  të largohen nga skena politike ata të cilët anijen e Kosovës po e përmbysin .Dhe, zgjedhja tjetër  është  gjenerata e re e cila po pret të dera…

Ka ardhur koha që gjenerata e re të marrë përgjegjësinë për të ardhmen tonë. Politikanët e etabluar pa kualitet  nuk I duhen vendit. Të komprometuarit politik   , e kanë komprometuar edhe informimin e drejtë publik. Po rrënohet demokracia e bresht e Kosovës… Vetëm  pa fytyra të komprometuara politike  mund të rigjallërojmë. Na duhet lufta për vlera sepse vetëm kështu mund të lindë një jetë e re në Kosovë …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat