Në përkrahje të dr. Fatmir Sejdiut për kryetar të LDK-së

Opinione

Në përkrahje të dr. Fatmir Sejdiut për kryetar të LDK-së

Nga: Shpend Sh ala Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:45
Shpend Shala, Fatmir Sejdiu

Përse dr. Fatmir Sejdiu, të zgjidhet kryetar i LDK-së?

Kosova sot është përballë sfidave të mëdha të shtetndërtimit dhe atyre që duan ta shpërbëjnë shtetin e Kosovës. Këto forca janë të shumta si nga armiqët e jashtëm: Serbi, Rusi dhe ndonjë shtet tjetër, psh. Bosnja dhe Hercegovina (Republika serbe), por edhe nga armiqët e mbrendshëm, duke filluar nga Presidenti i tashëm, Hashim Thaqi, pastaj Edi Rama dhe shumë shqipfolsa të tjerë, të cilët janë rreshtuar kundër Kosovës dhe kanë dalë në krahun e Serbisë dhe Rusisë.

Lidhja Demokratike, me një lider të dikurshëm të kalibrit ndërkombëtar udhëhiqej nga Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Tani një njeri që i ndenji për shumë vite pranë Presidentit historik dhe kishte edhe bekimin e tij, që të zgjidhej President i Kosovës, ato ditë kur dr. Ibrahim Rugova po përballej me sëmundjen e tij, ishte profesori dhe njohësi i denjë i çështjeve juridike dhe shkencore, profesori dr. Fatmir Sejdiu. Pra, dr. Sejdiu ishte njeriu më besnik në krahun e djathtë të dr. Ibrahim Rugovës në ditët më të vështira dhe bashkë me dr. Fehmi Aganin, morën pjesë në themelimine shumë degëve dhe nëndegëve të LDK-së, kudo në teren, por edhe në thermelimin e celulave të para të UÇK-së. Ai pra, ishte përkrahës i institucioneve ushtarake te Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemajt etj. Deri në çlirimin e plotë të Kosovës dr. Sejdiu ishte dhe mbetet figurë kyqe e strukturave të LDK-së që bashkëpunoi me rininë e LDK-së, si me Hasan Zemaj etj, të cilët në mënyrë instucionale donin realizimin e aspiratave të Fark-ut dhe UÇK-së, që udhëhiqeshin nga ishtarakët si Tahir Zemaj dhe Salih Çekaj. Njeriu që gjithmonë ishte pranë diasporës shqiptare, si para vitit 1998, ashtu edhe pas vitit 1999, duke pretenduar që një ditë, edhe në Evropë të krijohet një Lob shqiptar, si në Amerikë, lob ky që në krye pati figura të nderuara të kombit tonë, si Fan Nolin Noli dhe Faik Konica dhe shumë veprimtarëve të tjerë, të cilët dhanë shumë për popullin tonë kudo nëpër hapsirat gjithë shqiptare.

Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së

Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989. Në Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK së, ndërsa më `94 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së. Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Fatmir Sejdiu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese. Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendi ndërsa është rizgjedhur sërish në 2004. Fatmir Sejdiu zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe frëngjisht.

Dr. Fatmir Sejdiu ishte President i Kosovës në vitin 2008-2010, pozicion që e udhëhoqi e shumë sukses.

Fatmir Sejdiu ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha.

Dr Fatmir Sejdiu personi më unifikues i LDK-së dhe popullit të Kosovës

Pra në këto ditë të rënda për Kosvën dhe popullin e saj me kaq kundërthënie të brendshme, besojmë se dr. Fatmir Sejdiu do të jetë person unifikues në krye të LDK-së dhe një urë lidhse mes rinisë të LDK-së dhe kuadrove të vjetra, që kishin potencial dhe dituri e përvojë, për të mbrojtur vlerat demokratike dhe për të çuar përpara proceset e shtetndërtimit, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë të lehta. Pra, pa një pervojë të madhe dhe pa një dituri shkencore dhe pa një vullnet unifikues i shumë nejrëzve të cilët posedojnë potencial shkencor, nuk mund t’i dalim të keqes përpara dhe ta vazhdojmë punën e madhe të Presidentit historik Ibrahimk Rugova. Kjo përkrehje vjen për dr Fatmir Sejdiun, sespse ai sot më shumë se asnjëherë i duhet LDK-së, si kryetar dhe udhëheqës i shtetit të Kosovës.

Kërkohet ardhja e sërishme dr. Fatmir Sejdiut në krye të LDK-së.

Dr. Famir Sejdiu  vizitonte shumë qytete të diasporës dhe me këshillat e tij ishte njeri shumë unifikus i proceseve dhe përkrah kishte veprmtarët e LDK-së, të cilët gjithmonë kanë kontribuar në të mirën e Kosovës, deri në ditët kur ushëheqja e LDK-së ndërroi timonin dhe këto struktura u dezorientuan dhe njerëzit më të mirë mbetën jashtë strukturave udhëheqëse të LDK-së në diasporë. Me një fjalë ata u lanë anash.

Me ardhjen e serishme të këti strategu të LDK-së, këto stuktura do të unifikoheshin dhe do të bashkoheshin, duke dhënë maksimumin për mirëvajtjen e gjithë punëve jo vetëm në LDK, por edhe në ekonominë e Kosovës, duke marrë fonde nga diaspora, e cila do të ketë vullnet për investime kapitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat