Konsensus (Jo) Votë e lirë

Opinione

Konsensus (Jo) Votë e lirë

Nga: Milazim Maraj Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:31
Milazim Maraj

 Humbësve që LDK-në e sollën në këtë gjendjen nuk u vije keq për LDK-në e pas Dr. Ibrahim Rugovës dhe as për Kosovën, atyre ju dhëmbësit pozita  që  kanë dhe janë të alarmuar nëse e humbin. Në mbledhje të kryesisë së LDK nuk pati  paraqitje për reflektime të asaj që ka ndodhur deri sot. Nuk i shkojë mendja kujt nga udhëheqësit e deritashëm për të treguar gabime e veta gjatë udhëheqjes, dëmet krijuara nga këto gabime në LDK dhe çka pësoj Kosova nga këto gabime. Nga këto reflektime do të kishte dalë  konkluzioni që këta udhëheqës kanë kuptuar gabimet dhe do të përmirësohen. Ata do të duhej të dilnin më një program të rij që tregon argumentueshëm kthimin e LDK në binare drejt fitoreve të saj dhe Kosovës më udhëheqjen e saj. Kjo nuk ndodhi në mbledhjen e kryesisë së  LDK, ata konfirmuan pa gatishmërinë për të ndryshuar, lavdëruan udhëheqjen e tyre te deritanishme. Kjo do të thotë i fshehën apo nuk i vlerësuan gabimet e tyre si të tilla. Gabimet që nuk identifikohen, vlerësohen nuk përmirësohen. Kërkesa që Dr. Isa Mustafa të vazhdoj edhe një mandat  sado që në pamje të duket demokratik , është tregues i një skenari për të ruajtur pozitat konglomerati që LDK-së dhe Kosovës i solli shumë humbje. Kjo të benë të dyshosh nëse deri këtu  ka arrit  forca e lakmisë së tyre apo është mision që LDK si parti më rëndësi të madhe nacionale të mbetët kështu e ngulfatur dhe e pa aftë për udhëheqje, të mbetët si drugëze që enë fijet e lëmsheve të grupeve kriminale që dëmtuan Kosovën tash e sa vite. Për të  plotësuar interesa individuale të atyre që e lutën të vazhdojë mandatin duan që të  vazhdojë ky avaz (zgjate zot kësi moti). LDK më kryesinë e deritashme vështirë që do ta kaloj pragun zgjedhor, nga se anëtarësia është shumë e indinjuar, e zhgënjyer, e prerë në besë nga këta humbës. Andaj humbësit e LDK duhet të kërkojnë falje dhe të i falënderojnë anëtarësinë për durimin qe patën ndaj një udhëheqje  kaq të keqe. Këtë do të duhet ta bëjnë që nesër  në fillim të Kuvendit të LDK. LDK ka nevojë për ndryshime, ndryshimet nuk i sjellin rojet e gjendjes ekzistuese , këtë e bënë vetëm gjenerata e re e pa infektuar nga virusi i humbësve. LDK nuk duhet të lejoj përsëritjen e gabimeve.  Ri kandidimi  ose kërkesa për rikthim dhe makinacionet për të mbajtur këtë gjendje konfirmojnë dy gjera:                                                                                                                                                                         

1. Që nuk i njohin aftësitë, mundësit  dhe guximin e tyre udhëheqës .                                                                                                       

2. Ndjenjën  e tyre së kur këta janë mirë Kosova  le të është mirë!                                                                                                     

Kuvendi i –IX- LDK ka  barrë dhe rëndësi të madhe historike. Respektimi i votës së lirë është i domosdoshëm. Konsensusi për emra të veçantë është projekt për të vazhduar më humbje që për pasojë do të kenë jo vetëm stagnim por kthim prapa  dhe dëmtim të krejt asaj që LDK e ka arritur para dhe pas lufte. Zgjedhjet në LDK i presin të gjithë, si  përcaktuese  të politikes në Kosovë. Më kryesinë e zgjedhur që do të ishte e pa korruptua, pa afera për krime dhe pa gabime politike Kosova do të dali nga kjo situatë sa  te rëndë, neveritëse dhe të rrezikshme që ka lodhur qytetaret e Kosovës, që ka vrarë shpresën për jetë në Kosovë, dhe ka sjell hamendje të miqtë tonë. Kosovës i duhet  LDK- ja  e fortë, demokratike, vizionare, e aftë për të planifikuar dhe parashikuar, e aftë për të marrë vendime të mëdha , të  matura mirë dhe e guximshme  për të zbatuar vendimet e veta. Këto cilësi nuk i pati LDK pas Dr. Ibrahim Rugovës. Ndërkaq kjo parti ka potencial të mjaftueshëm por kryesia aktuale( pjesa vendimmarrëse e saj), nuk i lejoj të japin kontributin e tyre duke i larguar në forma të ndryshme më injorime, mos vlerësime,pa aktivitete, qoftë edhe duke përdorur  dhunën fizike. Kjo kryesi anëtaret e vet më reputacion nuk i sheh si vlera por si të rrezikshëm për postet e tyre.  Të zgjidhet një kryesi  që identifikon, sistemon dhe i mbron vlerat tona kombëtare. Kuvendit të LDK i urojmë sukses ne marrjen e vendimeve demokratike të rëndësishme për Kosovën dhe qytetaret e saj.

02.8.2019-Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat