Hashim Thaçi e urren presidentin Rugova edhe të vdekur, ka frikë nga madhështia e tij

Opinione

Hashim Thaçi e urren presidentin Rugova edhe të vdekur, ka frikë nga madhështia e tij

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 gusht 2019 Në ora: 07:54
Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Së fundi gazeta kombëtare “ Bota Sot” shkëputi vetëm një fragment nga libri  “Kështu foli Tahir Zemaj”, ku ndër të tjera përshkruhet se koloneli Zemaj  kishte treguar për takimin me personat që iu prezantuan si “Shtab i përgjithshëm” i Ushtrisë Çlirimtare, e që në përbërje ishin Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi etj”. Dihet se raportet e Thaçit me njerëz që mbështesnin presidentin Rugova ishin pothuajse armiqësore, aq sa nuk mund ta duronte asgjë të njeriut të madh të kombit shqiptar. Ndër të tjera në këtë libër kolonel  Zemaj tregon se nga fundi i gushtit ata personin kishin shprehur dëshirë ta takonin dhe i pranoi në zyrën e tij, që ishte ish zyra e drejtorit të shkollës së Prapaqanit, ku aty ishin të varura në mur fotografitë e Skënderbeut, Presidentit Rugova dhe fotografia e Jusuf Gërvallës. Natyrisht se kolonel Zemaj si njeri atdhetar nuk kishte synime të përçarjes ndër shqiptar, sidomos në periudhën kur duhet që të gjithë të ishin bashkë kundër armikut, por kështu nuk mendonin njerëz si Hashim Thaçi. Edhe sot, fatkeqësisht në krye të shtetit, Hashim Thaçi vazhdon të punoj kundër Kosovës për interesin e tij personal. Pikërisht se sipas librit, Tahir Zemaj tregonte të vërtetën për Hashimin dhe njerëzit e tij, u mundua që ky libër të blihet që mos të binte në duart e lexuesve në mënyrë që e vërteta të fshihet me aq sa mundet. Megjithatë këtë nuk e arritën dot, pasi libri i kolonel Zemajt ka arritur në shtëpitë e qytetarëve të vendit, e të cilët çdo ditë e më shumë po binden se kush ishte në anën e të vërtetës.  Koha e ka vërtetuar se njerëzit e ish LPK-së, si Thaçi dhe të tjerët nuk kishin qëllim të luftonin Serbinë por presidentin Rugova, aq sa siç shpjegon edhe Tahir Zemaj i kishte kërkuar të hiqte foton e presidentit Rugova, çka solli refuzimin e heroit të Kosovës. Tekstualisht kështu e përshkruan  koloneli çfarë i kishte thënë Thaçi "Ke dy minuta kohë për të hequr portretin e Rugovës!" më thanë, "Jo u thash, ai ka qenë dhe mbetet për mua Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe President i saj !". Nejse ata u tërhoqën nga ai qëndrim dhe ne i vazhduam bisedimet diku tjetër, në sallën operative të shtabit. Fillimisht kanë kërkuar se përse në të gjithë dokumentacionin tonë figuronte Republika e Kosovës?” vazhdon rrëfimi i Zemajt në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”. Ndonëse pas lufte, sidomos pas vdekjes së presidentit Rugova, Thaçi u maskua sikur gjoja e respekton  Rugovën. Aq shumë e “respekton” Thaçi presidentin Rugova sa po të mundte edhe nga varri e zhdukë. Pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur gjatë luftës, sikur Thaçi vërtet të kuptonte se ka gabuar ndaj presidentit Rugova dhe tani të jetë këndellur do të ishte krejtësisht e kuptueshme dhe njerëzore, por të gjithë e njohim Hashimin dhe dinakërinë e tij. Pikërisht se e njohim të gjithë, arrijmë të themi hapur se e gjitha është maskë, vetëm për t’u dukur sa më i pranuar nga amerikanët. Gjithsesi, asnjëherë nuk do të arrij përmasat e Rugovës, njeriu që sot po bisedon me Serbinë për të ndarë Kosovën. Në fakt Rugova është e kundërta e Hashimit. Duke u rikthyer edhe njëherë tek libri për kolonel Zemajn, shpalosët më së miri qëllimi i “Gjarprit” për të futur helm mes shqiptarëve çka edhe ka sjellë shumë viktima mes shqiptarëve. Janë me dhjetëra ushtarë nën komandën e Tahir Zemajt që u vranë dhe masakruan vetëm pse respektonin dr. Rugovën, mëkatet e të cilave bien mbi njerëz si Hashimi që nuk kishin qëllim të luftonin armikun, por të luftonin për karrige, ende pa mbaruar lufta. Edhe pa librin e Tahir Zemajt e njohim shumë mirë veprimtarinë dhe rolin e Thaçit, megjithëse libri i kolonelit sjell fakte të gjalla për të bëmat e njeriut që sot fatkeqësisht ndodhet në krye të shteti. Pikërisht për mëkatet e luftës Thaçi po bën çdo përpjekje për t’i ikur ndëshkimit të drejtësisë, mbase drejtësisë edhe i ikën, por asnjëherë gjykimit të popullit, mbi të gjitha njollat e gjakut të atyre mbi të gjitha e deshën Kosovën, më shumë se Thaçi dhe banditët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat