Çfarë kaste politike i duhet tani Kosovës?!

Opinione

Çfarë kaste politike i duhet tani Kosovës?!

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 7 gusht 2019 Në ora: 08:54
Mr. Bislim Aliu

Rritja e pakënaqësisë së popullit, tashmë qe 120 vjet pas luftës dhe sidomos 11 vjet pas pavarësisë, populli po e dëgjon në vazhdimësi “këngën” e mjerimit, të vuajtjes shpirtërore, të rrenave të njëpasnjëshme dhe humbjen totale të demokracisë.

Dhe me këtë qeverisje të keqe qe 20 vjet, Kosova po vuan nga kjo kastë e pushtetarëve, që e kanë kapur dhe e kanë kriminalizuar totalisht rrjedhën e zhvillimit ekonomik të shtetit. Pra po vuan nga një elitë e një kaste “të fortësh” , të pangopshëm fare, të cilët varg e vijë dhe padrejtësisht po e kontrollon çdo aspekt të shoqërisë. Dhe, kështu vazhdimisht ia kanë zënë frymën këtij populli duke e bllokuar totalisht mendsinë këtij populli dhe nuk po e lënë as frymë të ngihet ?!!! Ata vazhdimisht premtuan e premtuan mirëqenje ekonomike e sociale, vende të lira pune, por më kot asgjë në praktikë e hajrit nuk u realizua!

Dhe, qe 20 vjet ky popull po vuan, nga pushtetarët, qeveritë, kuvendarët, ministrat e zv. ministra e shumë zyrtarë të tjerë, këshilltarë e zv. këshilltarë, por përmirësim të gjendjes nuk ka për qytetarët e Kosovës, ndaj me këta pushtetarë faqezi, të pangopshëm dhe fare pa ndjesim shpirtëror për këtë popull, as që pritet ndonjë qeverisje më e mirë dhe më ndryshe!!! . . .

Janë mësuar këta pushtetarë “zaptues” të këtij vendi, vetëm të flasin e të premtojnë zhvillim ekonomik e social dhe hapje vende të punës e konkretisht asgjë nuk u realizua. Andaj, deri kur me këto premtime të rrejshme, këta pushtarë t’i marrin votat nga populli dhe ta zhvatin këtë popull të mjerueshë dh e fukara? Dhe aq lirshëm, këta pushtetarë premtojnë para popullit, thuase Kosova është pronë private e tyre dhe duke mos u interesuar fare për gjendjen e përgjithëshme të popullit. Ata me këtë “lirizëm solidarë”, nuk i frikohen as ligjit, as marrës , as drejtësisë por as demokracisë!

Ndaj me veprimet e veta mafioze dhe të kundërligjshme, janë pasuruar në kurriz të këtij populli të vuajtur dhe të përvuajtur. Ata me këto veprime antiligjore dhe antinjerëzore, janë përherë mbi shtetin, mbi ligjin dhe mbi demokracinë…

Ndaj edhe mund të pyetemi, mos vallë, këta pushtetarë, mafioz e “supermena” të pangopshëm, mos po e çojnë vendin në katastrofë dhe në rrënimin shtetëror, ligjor dhe të demokracisë në çdo aspekt ? A keni menduar o popull çfarë kaste politike tani i duhet Kosovës ?!

Gazeta numër një në Republikën e Kosovës “Bota Sot”, përherë në faqet e saj paraqet realitetin e institucioneve dhe të pushtetarëve tanë mafioz. Dhe, për këtë realitet konstant, ajo në vazhdimësi, është e kritikuar dhe e shantahuar, nga pushtetarët e korruptuar, të cilët po e shohin punën e tyre keqmenaxhuese. Andaj, deri kur këta pushtetarë mashtrues e të korruptuar, do ta çojnë vendin drejt rrënimit shtetëror?...

Andaj kundër qeverisjes së keqe qe 20 vjet, sipas analistëve dhe pjesës më të madhe të qytetarëve, e rritë nevojën urgjente për daljen në shesh të një kaste të re intelektualësh, profesionistësh dhe akademikësh për ta shpëtuar vendin.

Andaj heshtja e tyre ogurzi po e qon Kosovën drejt shkatrrimit. Ndaj edhe më tutje nëse heshtin intelektualët dhe profesionistët e vërtetë, ndaj dukurive mafioze të pushtetarëve, kjo do të ishte vetëvrasje e elites së kombit dhe e intelektualizmit në shtetin e Kosovës. Andaj intelektual, zgjohuni nga gjumi njëherë e përgjithmonë?!

Gjithsesi, për kyqjen e këtij intelektualizmi dhe të profesionalizmit të vërtetë, nevoitet një vetëdijesim më i lartë i qytetarëve për angazhimin e intelektualëve të vërtetë në shoqërinë dhe në institucionet tona.

Dhe moskyqja e tyre në institucionet tona, ua bëri të mundshme që të keqqeverisin pushtetarët mafioz e kriminelët e pangopshëm të cilët me analfabetizmin dhe mjerimin e skajshëm e zaptuan në tërësi shtetin, drejtësinë, ligjin, ardhmërinë dhe demokracinë . . .

A thua, kush do ta shpëtoj Kosovën dhe a thua a është momenti i duhur që gjithsesi të vijë një kastë e re, e pakorruptuar e cila do ta shpëtonte vendin? Pra gjithsesi nevoitet një mentalitet i ri dhe një gjak i ri i qeverisjes. Një gjak i ri intelektualësh, të edukuare dhe me një profesionalizëm të vërtetë. Ata do ta qeverisnin vendin me dashurinë më të madhe për vendin dhe për popullin. Ata i duhen Kosovës sot e gjithmonë.

Dhe këtë vitalitet të lartë atdhetar e shpirtëror populli po e pret krahhapur.

Me gëzim të madh po e pret. Ata do ta shpëtojnë vendin dhe shtetin . E shpresën për ta nuk do ta humb asnjëherë populli. Pra po e pret gjeneratën e re, të emancipuar, të edukuar me një intelektualizëm të lartë dhe të edukuar në mënyrë të sigurt që Kosova të eci përpara.

Andaj, o popull mendoni mirë kujt po i jepni votën. Shteti në zgjedhjet e ardhshme është në duar e juaja. Ju jeni sovrani më i madh i këtij vendi. Andaj hapni sytë dhe votoni intelektualët e vërtetë që e dojnë shtetin e jo pushtetin. Ata votoni sot e gjithmonë

. Mos u frikoni asnjëherë realitetit. Shteti do ligj, do drejtësi, do ardhmëri. E pra, votoni shtetin ligjor dhe ardhmërinë e tij. Vetëm kasta e re do ta qoj shtetin përpara. Ata votoni dhe asnjëherë, ata mos i harroni. Vetëm ata, tani i duhen Kosovës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat