E ardhmja e Bashkimit Evropian

Opinione

E ardhmja e Bashkimit Evropian

Nga: Arbnor Sadiku Më: 7 gusht 2019 Në ora: 15:06
Arbnor Sadiku

Bashkimi Evropian është  organizatë mbi nacionale, e cila siç e thoshte ish sekretari  i  amerikan i Shtetit,  Henry Kissinger se “krijimi i një Evrope të bashkuar ishte një nga ngjarjet më revolucionare të kohës sonë”. Siç e dimë nxitja e këtij revolucioni vinte për një varg motivesh,  të cilat i dimë dhe na i ka mësuar historia. Në  fillim, Evropa shikoi procesin e integrimeve evropiane si një rrugë të kapërcimit të rivaliteteve vetëvrasëse politike dhe ekonomike që e kishin quar atë apo thënë mirë Evropën, në dy luftërat botërore, dhe mësimi që ishte marr nga humbjet e kaluara, shprehte vullnetin e mirë për bashkëpunim në të ardhmen në mes shteteve evropiane, të prira nga Franca dhe Gjermania .

Para së gjithash duhet të thënë, se shumë autor të huaj  kanë ardhur në konkludime të tillë, se Franca mbështeti integrimin e saj në Bashkimin Evropian në mënyrë që Gjermania të mos shfaqet më si kërcim kombëtar për të .

Kurse, Republika Federale e Gjermanisë u angazhua për idealin e një Evrope si një mënyrë për të diferencuar veten nga të qenurit satelit sovjetik  Gjermania Lindore, dhe si një zëvendësim për unitetin e saj të brendshëm kombëtar.

Britania e Madhe,  si trashëgimtare e një tradite historike, gjithmonë e ka konsideruar unitetin e Evropës si një kërcënim britanik, megjithatë, ajo kishte vazhduar të mbështeste Evropën në disa marrëveshje ekonomike, por duke qenë shumë e kujdesshme në mos shndërrimin e vet në një province të Evropës,  dhe duke mos cenuar raportet e saja të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja, kishte mbështetur pa masë që nga viti 1963 bashkimin e Evropës, që nga ish presidenti Kenedy, i cili thoshte se një bashkim i Evropës na mundëson mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe ruan aleancën SHBA-Evropë, në tejkalimin e sfidave përtej atlantikut.

Evropa forcohej matej me fuqizimin e traktatit të Mastrihtit në 1992 nga Gjermania dhe Presidenti Helmut Kohl, ku nga ky traktat u krijua edhe monedha e Euro-së, dhe si e tillë i hapi rrugë  krijimit të një politike të jashtme dhe të sigurisë së përbashkët në Evropë.

Por, gjithmonë kështu nuk është kuptuar krijimi i Evropës vetëm si formë bashkëpunimi në mes SHBA-së dhe Evropës, të paktën jo për ish Ministrin e  Jashtëm francez Hubert Vedrine i cili kishte thënë se qëllimi i krijimit të identitetit Evropian është që të zvogëlohet dominimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushat ku ajo është eprore sikurse : ekonomia, çështjet monetare, fushat ushtarake dhe të teknologjisë së avancuar, mënyrën e jetesës, si dhe në gjuhë dhe kulturë.

E ardhmja e Bashkimit Evropian duhet të jetë një Evropë e bashkuar me apo pa Britaninë e Madhe në të, duke e parë imperializmin e ri rus, të udhëhequr nga presidenti V.Putin.

Kaosi i tillë mund të ndalet vetëm nëse SHBA dhe Evropa nuk paraqiten si rival të denjë karshi sfidave që i sjell koha, dhe që lidhen kryesisht që lidhen me të ardhmen e Rusisë, zhvillimin e saj të brendshëm, dhe marrëdhëniet e saj me rendin ndërkombëtar.

Kombet e Atlantikut sipas ish sekretari  i  amerikan i Shtetit,  Henry Kissinger,  kanë tri sfida të mëdha para tyre : a) Duke qenë në demokraci kombet kanë kryesisht politikë të lirë të tregut, ato duhet të kujdesen për të parandaluar rëniet ekonomike, sepse stabiliteti i institucioneve të tyre, nvaret nga stabiliteti financiar i tyre. Pra, këto kombe nuk kanë zgjidhje tjetër përveç bashkëpunimit dhe koordinimit të politikave të tyre, për shmangien e një krize globale ekonomike e cila përbën rrezikun kryesor për demokracinë bashkëkohore. b) Sfida ekonomike është e ndërlidhur me atë demokratike, pothuajse të gjitha vendet evropiane nuk do të mbështesin popullsinë aktuale, e cila tanimë është e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat për punë në një ekonomi globale.

c) Sfidë tjetër mbetet çështja e të ardhmes evropiane e një rajoni të gjerë deri lindje të kufijve të NATO-së, dhe Bashkimit Evropian.

Përfundimisht mendoj se Bashkimi Evropian duhet të konsolidohet në të gjitha aspektet e saja, si : politike, ekonomike, juridike, dhe më së shumti në aspektin ushtarak, kur e them këtë,  e kam parasysh faktin që Bashkimi Evropian medoemos duhet të konfirmojë vendosmërinë për të mbrojtur integritetin e tij territorial, edhe pa ndihmën e NATO-së, nëse paraqitet nevoja. Komponentë tjetër i unifikimit të Bashkimit Evropian është edhe anëtarësimit i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian edhe nëse nuk plotësojnë të gjitha kriteret teknike, sepse në një bashkim prej treqind e ca milion njerëzish duhet të jetë i gatshëm të i pranoj në gjirin e vet edhe njëzet milion njerëz të tjerë nga Ballkani Perëndimor, nëse ketë e kërkojnë interesat evropiane dhe ato atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat