Mos të mashtrohemi, veç nese kemi lindur për tu mashtruar?!

Opinione

Mos të mashtrohemi, veç nese kemi lindur për tu mashtruar?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 7 gusht 2019 Në ora: 15:28
Skënder Mulliqi

As unë, po as shumë kush  edhe pse ka dëshirë ,nuk ka mundësi  ta ndryshon  lehtë këtë  botë .Rruzullin tokësor kurrë më shumë nuk e kan udhëhequr  njerëzit  jo meritor për politkëbërje !Nuk po thëm ide të re.Dhe, as  që po vazhdojë   ndonjë traditë.Secili  prej nesh jetën në rini e kemi parameduar më ndryshe.Kemi pasur ëndrra për një botë me plotë ambicie, karrierë në profesionin që e preferojmë për të ardhmën tonë.Por, e gjithë kjo gjatë rrugëtimit tonë jetësor është shumë më ndryshe.Frika secilin njeri e rrethon.Shpirtërat tonë e shetisin botën , ose  nuk shkojnë më largë nga rrethi ku jetojmë .Njeriu nuk duhet besuar shumë atyre që në një mënyrë janë të humbur, për familjën , rrethin ku jetojnë e më largë…Menquri është të dimë së si planifikojmë të ardhmën , si do të jetojmë  dhe së do të vdesim më nder. Zakonet dhe adetet shpesh I shkruajmë vet.  Nuk ia vlen të pranojmë që ta bëjmë jetën nën diktaturë , këtë mos të ndalim ta bëjmë asnjëherë gjatë jetës. Kapitulimi para të keqës është si vdekja e dhunshme.Rrugët tona edhe mund të janë të panjohura, por që sigurisht ato rrugë  nuk I preferojmë .Mos të bëhemi viktima të jo moralitetit.Mos ti kopjojmë askënd ,mos ti kopjojmë   njerëzit   më grada të venitura  gjeneralësh …mos të vrapojmë pas atyre që  normat e jetës nuk I kan  shkruar mirë.Mos të veprojmë kunder çenjës dhe shpirtit tonë, kjo është e tmershme.Të mendojmë  mirë për veprimet tona , mos ti dëmtojmë të tjerët dhe atdheun, në rrugën e jetës. Lëndimi që mund tia bëjmë   Atdheut është shumë  i rëndë.Mos të mashtrohemi , veq nese kemi lindur për  tu mashtruar. Ta përqafojmë të mirën karshi të keqës.Prosperiteti ne  jëtë është procës I vazhdueshem.Nga njerëzorja  mos  të ikim përjetësisht. Kjo është e frikshme , e tmershme  , është barrë  e rëndë mbi supe …Të bëhëmi të vetëdijshem së  kënd po e ndjekim mbrapa.Jetën ta orjentojmë kah  njerëzorja, tolerance  fetare , kah prosperteti ,dashuria për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote .Jeta e zhytur në kaos është e vështirë, është pa rrugdalje, është ngushllim I keq.

  Unë nuk thëm që jam I ditur, kam frikë nga ata të cilët thojnë së janë të ditur. Duhet të ndërojmë dhe të mësojmë të falim,ko është njerëzore  dhe  është e dinjitetshme. Të nderojmë  përjetësisht  të gjithë ata, të cilët na sollën lirinë tonë .A ka gjë më të turpshme dhe më e tmershme kur dikujt  I pshtyhet  varri?! Ata që lënë mbrapa vepra dhe emer të flliqur  , nuk kan lënë asgjë të vlefshme mbrapa.Gjithmonë mund të mësojmë nga jeta.Katarsisi pozitiv është vlerë njerëzore. Të  mësohemi të duam dhe ti besojmë më shumë njeri-tjetrit. Mos të urrehemi , mos të vritemi  më njeri-tjetrin ,së jemi vëllezër të një gjaku. Me duar të përgjakura nuk kemi mundësi  të qesim mbi tavolinë  lirinë dhe dashurinë?! Është racion që na mbetet në fyt, është ngushllim I keq.Këngët e keqija   , janë   tepër  pikëlluese…Kthimi mbrapa sigurisht së nuk na duhet, sikur nuk na duhet asnjë gënjeshter e re.Qelja e varreve të reja,së shumë   dhe gjatë  na I hapën varrët  armiqët tanë shekullor , si dhe thyerja e zemrave , është katastrofale për qenjën tonë, si dhe  për të ardhmën  si shtete dhe si komb. As diktaturat e ‘buta’ , nuk I duhen njeriut të këtij nënqielli. Do të ishte lumturia jonë individuale dhe lumturia jonë e përgjithshme , që  ta flakim urrejtjën.Ta duam atdheun dhe kombin mbi të gjitha,  që shumë i kemi  harruar…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat