Odisea e diplomës së blerë që vret kombin! 

Opinione

Odisea e diplomës së blerë që vret kombin! 

Nga: Endrit Hoxhaj Më: 8 gusht 2019 Në ora: 06:57
Endrit Hoxhaj

Shqipërinë po e shkatërrojnë sistemi arsimor dhe ai gjyqësor! Vrasjen më të madhe shoqërisë sonë po e bëjnë ata. Një kriminel vret individin, një arsimtar vret të ardhmen, një gjyqtar vret shpresën! Krimi më i madh është ai që ka pasoja afatgjata! Të ardhmen shqiptarëve dhe Shqipërisë po jua prishin institucionet e tyre! Një shoqëri e vret arsimi, një shoqëri e fut në kaos sistemi drejtësisë, ndërsa krimi mban peng kombin! Nga sistemi arsimor varen allkat e tjera të shoqërisë. Arsimin po e vret së pari korrupsioni, së dyti niveli i kuadrove që nxjerrim!

Arsimi i korruptuar s’mund të sjellë asgjë tjetër veçse një shoqëri të korruptuar dhe të paditur..., sepse kur është arsimi i korruptuar meritat janë të pamerituara. Vendet e punës me një diplomë të korruptuar i bëjnë atentat kombit! Një diplomë e blerë vret shoqërinë, një diplomë e blerë vret shqiptarin, një diplomë e blerë vret të ardhmen, një diplomë e blerë vret fëmijët tanë, një diplomë e berë vret historinë, një diplomë e blerë fshin indentitetin tonë, një diplomë e blerë është krim që zgjat me dekada... Madje diploma e blerë mban me oksigjen krizën që po jeton Shqipëria, dëmi i së cilës do rëndojë mbi breza e breza...! 

Nga këto diploma po prishim natyrën, njeriun, historinë mbi të gjitha gjyqësorin... Ju, unë, ti dhe ata e dimë se me diploma të tilla kemi 50% (në mos më shumë) të klasës politike dhe administratës që drejton shtetin shqiptar... Nga këto diploma janë duke u përdhosur intelektualët e vërtetë, arti, krenaria dhe simbolet e shoqërisë shqiptare! Nga këto diploma është shtuar numëri i vrasjeve, kondrabandës, përdhunuesëve, varfërisë e mjerimit!

Nga këto diploma nusja merret me helikopter e zjarri fiket me pagure uji, makinat dhe qeni lahen me shampanjë e fëmijët e varfër dit’natë mbeten të uritur! Këto diploma, 15-vjeçarit që qarkullon me ferrari nuk nuk ia heqin patentën e mjetit dhe plakut që shet vezë në trotuar, policia bashkiake i vë gjobë, nga këto diploma hiqet dhe ndihma ekonomike për njërëzit e uritur! Nga këto diploma Shqipëria po boshatiset dhe këtu po ngelin vetëm ata që kanë këto diploma falce... Nga këto diploma ata që duhet të jenë në burg, bëhen heronj në televizor dhe zënë çdo hapësirë televizive të medias shqiptare! Nga këto diploma gjyqësori nuk jep drejtësi! Një arsim i mirë do të thotë një Shqipëri edhe më e mirë. Do të thotë një arsye shumë e fortë për të jetuar në tokën tonë të përçudnuar nga njolla e mosditurisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat