Diasporë të duam si sytë, me djersën tënde na mëkëmbe dhe na sjelle rritë

Opinione

Diasporë të duam si sytë, me djersën tënde na mëkëmbe dhe na sjelle rritë

Nga: Dedë Preqi Më: 8 gusht 2019 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Ishin kohëra të hershme kur duhej të merrëshin vendime të cilat ti numëronin hapat e jetës nga misteret e saj, që nuk kishte rrugë tjetër e cila të përcjellte me fatin, e ajo ishte ikja, ikja nga familja, ikja nga miqtë, ikja nga farëfisi, ikja për ta shpëtuar kokën, ikja nga atdheu, sepse ti konsideroheshe  armiku i pushtuesit nëse i kërkoje të drejtat e tua, përndryshe duhej të i nënshtrohesh represaljeve dhe dhunës, apo të bëhësh « shqiptar i ndershëm » dhe bashkëpunëtor i tij.

Më se një situatë e rëndë, kur në sytë e nënave shpesh herë mëshehej, por edhe derdhej loti i zemërimit të tyre për bijtë e vet, ku shumica e tyre ishin të rinj dhe në shumë raste nuk u premtonte koha që një shtrëngim dore të marrin nga më të dashurit e tyre, por të ikin pa e ditur se ku shkojnë, vetëm për t’iu larguar syshë harbutëve të pushtetit serb, që nuk linin as birën e minit pa e kontrolluar. 

Duhet të na përkujtohet kjo histori e trishtë dhe fati i gjithë atyre të rinjëve, që kaluan largë familjeve dhe atdheut të tyre, jo vetëm nëpër vendet e Evropës, por deri në Amerikë e Australi,  pa u parë njëri-me tjetrin me vite të tëra, të cilët shkuan të njomë dhe u kthyen pleq në atdheun e vet, për derisa Kosova u çlirue nga dhuna dhe përndjekjet, deri atëherë kur fatin e popullit të vet e merr në duart e veta.

Por çka të thëmi për këtë shoqëri njerëzore, e dëbuar apo e përndjekur nga atdheu i tyre, a ishin të lirë si qenje njerëzore që të veprojnë të lirë në rrethin ku jetojnë e punojnë ?  Kjo gjë mund të shprehet në forma të ndryshme, por kemi plot dëshmi dhe fakte të besojmë, me që ekzistojnë plot shembuj të mirë e të lakmuar për këta njerëz, të cilët e gjetën vetën dhe u integruan kohë pas kohe në këto shoqëri njerëzore.

Në saje të punës së pandërprerë dhe në saje të djersës e mundit të tyre nëpër vendet e ndryshme të botës, jo vetëm që i ndihmuan familjet e veta, por kontributi i diasporës u bë ekzistenë dhe bazë e mirëqenjës në shoqërinë tonë. Dhe në çastin më të duhur dhe më të dhimbshëm, kur Kosova po kallej dhe po zhdukej nga barbaria e Serbisë fashiste, kontributi i saj do të ishte i përgjithashëm, deri edhe te pika e fundit e gjakut duke e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  

Fjalën diasporë e gjejmë te greqishtja, që do të thotë shpërndarje e njerëzve nga vendi i tyre dhe për ta zavendësuar këtë fjalë do ta ndihmonte edhe fjala emigrim, ndërsa për shqiptarët në këtë rast, do të ishte fjala më e përshtatshme, që do ta përmbushte këtë histori me fjalën shpërndarje e njerëzve pa vullnet, që u shdërrua në boshatisje të atdheut.

Në periudhat e mëhershme emigrimet dhe format e largimeve të shqiptarëve nga atdheu i tyre, pothuaj se e kishin arsyen e vet që lidhej drejtpërdrejtë ndërmjet shkakut dhe pasojave. Mirëpo, një hetim i saktë do na qojë deri te dukuritë elementare të aktivitetit të tyre si diasporë e shpërndarë në tërë botën perëndimore, të cilët përveq punëve të domosdoshme si bazë e përfitimeve materiale dhe mirëqenjes, nuk kanë munguar edhe aktivitetet e larmishme në aspektin kulturor dhe organizativ, me të cilat u dallue dhe dallohet edhe sot, duke ruajtur dhe promovuar traditat dhe kulturën e vendit të vet.

Përveq tjerash nga këto elemente kulturore burojnë edhe mundësi tjera të arritjeve shumë të rëndësishme, sikur që janë integrimet e tyre në shoqërinë, rrethin dhe vendin ku jetojnë e punojnë. Dhe çka është më e rëndësishmja, të cilën e gjejmë në shumë vende perëndimore, me organizimet e mësimit plotësues për fëmijët e diasporës, që organizojnë mësuesit dhe intelektualet e diasporës shqiptare, duke e ruajtur dhe kultivuar gjuhën amnore dhe kulturën te fëmijët tanë largë atdheut.

Janë shumë domethënëse mbresat që na i lënë sot shumë të rinjë dhe të reja nga diaspora shqiptare, të cilët janë bërë protagonist të shumë arritjeve dhe veprave të mëdha, duke filluar që nga bizneset e ndryshme dhe deri te doktoraturat e fituara, që ua kanë lakmi edhe vendasit. Nuk ia vlenë të komentojmë për nivelin e atyre, që nuk e kanë gjetur vetën dhe mirren me gjëra të pa mira, por mjafton ajo që e dëshmon njeriun e diasporës shqiptare, si punëtor, fisnik dhe patriotik, i cili tiparin e vet nacional dhe racional e shpreh përmes mendjes dhe duarve të veta kudo që gjindet.

Egjithë kjo ka si kusht këtë realitet të karakterit të diasporës shqiptare, e cila gjysmën e jetës e hargjon largë atdheut dhe gjysmën tjetër dhe frymen e fundit në atdheun e vet të pa harruar. Nuk do ta përmendim kontributin e saj, duke aluduar kohën e luftës së fundit në Kosovë, por diaspora shqiptare thjeshtë është një energji e pashtershme edhe sot, që i jep një domethënje dhe kuptim shtetit dhe vendit të vet.

Nuk do të thotë se, shoqëria e jonë në kohën e sotme, apo rinia,  duhet që jetën e saj ta lakmojë përmes kësaj rruge, apo të zgjedh vetëm këtë rrugë, që të mëkëmbët dhe të gjejë shpresë dhe prosperitet në të ardhmën e vet, duke ditur se Kosova e lirë dhe demokratike, nuk ka alternativë tjetër, pa e rregullue një hapësirë të ekzistencës së vet shoqërore, dhe kjo shoqëri do e gjejë ekzistencën e vet në vendin e vet dhe të ndihet e sigurtë.

Diasporë të duam si sytë, ti me djersën tënde na mëkëmbe dhe na sjelle rritë. Duhet ta vlerësojmë punën dhe djersën tënde, por mos ta lakmojmë këtë rrugë të pafundme me plot peripeti e refrene të malltertimeve, që përsëriten edhe sot e kësaj dite, duke  pritur me orë të tëra në kufinjt e shtetit serb. Asgjë nuk ka që e ndal dhe e pengon rrugën e juaj të atdhedashurisë, atdheu është Ai, i cili ju flet dhe thërret dhe ju prit krahapur në çdo kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat