Të vazhdohet tradita e nënkryetarëve të LDK-së pas Anton Kolës e Kolë Berishës 

Opinione

Të vazhdohet tradita e nënkryetarëve të LDK-së pas Anton Kolës e Kolë Berishës 

Nga: Gani Mehmetaj Më: 10 gusht 2019 Në ora: 08:23
Gani Mehmetaj

Lidhja Demokratike e Kosovës sipas traditës së themeluesit të saj Ibrahim Rugovës është mirë që sërish ta ve në veprim institucionin e nënkryetarit për një shqiptar të fesë së moçme. Ishte nënkryetar Anton Kola, pastaj Kolë Berisha, pse të  mos bëhet një i tretë dhe të krijohet mirëbesim e harmoni e brendshme, që fatkeqësisht mungon tek të gjitha partitë politike shqiptare në Dardani. LDK-ja e kishte këtë harmoni, e kishte frymën e shqiptarizmit të moçëm. Kështu, do të liroheshin energji tjera pozitive, askush s'do ta ndjente vetën të braktisur a minoritet. Dhe do të rifreskohej tradita pozitive.

Shqiptarët e fesë së moçme (praktikues e jo praktikues të fesë) janë simpatizantët më të flakët të Rugovës e të LDK-së. Pse të mos i kthejmë në shtëpinë e tyre të vjetër?

Me nënkryetarin e fesë së moçme do t'u këputej gjuha shpifëse serbëve e dashakeqëve tjerë që përpiqen të na nxjerrin anti evropianë. Do të neutralizoheshin mafiozet islamikë që kanë depërtuar në të gjitha poret e jetës, do të neutralizoheshin demagogët që para dite pinë raki e pasdite shkojnë në xhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat