Shqipëri e begatë dhe Shqipëri kushtetuese?!

Opinione

Shqipëri e begatë dhe Shqipëri kushtetuese?!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 10 gusht 2019 Në ora: 14:32
Qamil Gjyrezi

Projekti për një “Shqipëri të begatë” është një projekti real politik dhe i   realizueshëm i Liderit Lulzim Basha dhe P.D.-së!

Në takimet mbas zgjedhjeve të dështuara të datës 30 Qershorë, lideri Basha po prezanton projektin për daljen nga kriza politike, elektorale, ekonomike dhe mbi të gjitha kushtetuese në vend!

Shqipëria i ka të gjitha burimet natyrore dhe njerëzore për të qenë një vend i begatë!

Mendoj dhe shpresoj se tashti është “momenti i artë” për ta realizuar këtë detyrim që duhet ta bënin edhe qeveritë e mëparshme!  Realiteti aktual është krejt ndryshe!

“Shqipëria e Rilindjes” është një vend me probleme serioze ekonomike dhe është e varfër!

Por pa ndryshuar sistemin e krijuar në këto 6 vite të Rilindjes dhe risjellë demokracinë e përdhunuar me blerjen e votës dhe pa ndëshkuar dosjet 339 dhe 184 dhe votimet e 30 Qershorit, Shqipëria e begatë është një utopi!

Ky pozicion  i Liderit Basha dhe P.D.-së u deklamua qartë dhe prerë më datën 16 Shkurt 2019 dhe në të gjitha protestat e opozitës deri në Korrik dhe kështu do të jetë edhe në muajt e ardhshëm!

Misioni i cdo qeverie është begatimi i njerëzve të një vendi me politika ekonomike të qarta dhe bashkëkohore dhe jo “begatim” nëpërmjet vjedhjeve të parave publike, blerjes së votës dhe kultivimit të drogës, të drejtuar nga “Kupola e Rilindjes”!

Edi Rama nuk e përmend kurrë fjalën begati për njerëzit! Për mendimin tim, kjo fjalë nuk ekziton në “fjalorin e brëndshëm” mendor dhe shpirtëror të Kryeministrit Rilindas! Në të brëndshmen e Edi Ramës, janë fjalët varfëri, drogë dhe antishtet!

Edi Rama gjoja tentoi të ndërmarrë disa reformat të dështuara formale, për të ndërtuar shtetin, por këto reforma nuk i begatuan shqiptarët, por vetëm e vetëm i varfëruan deri në palcë!  

Rilindja Kombëtare Shqiptare në  shekullin e 19-të , kërkoi të reformonte mendjen dhe shpirtin e shqiptarëve dhe t’i begatonte shqiptarët në planin kombëtar, shpirtëror dhe mbi të gjitha t’i begatonte ekonomikisht, por ishte e pamundur për shkak të disa faktorëve historikë dhe politik!

Edhe në periudhën e Zogut pati tentativa për ti begatur shqiptarët të cilët u varfëruan me ardhjen në pushtet të regjimit të Enver Hoxhës! Por shqiptarët jo vetëm që nuk e begatuan shpirtërisht dhe ekonomikisht, por u varfëruan deri në palcë!

Enver Hoxha e kuptonte begatinë me shprehjen “Do të hamë edhe bar dhe nuk i shesim parimet” dhe ndërtonte bunkere betoni me paret publike, duke varfëruar popullin!

Me ndryshimet në vitet 1990-të qeveria e P.D.-së zhvilloi tregun e lirë dhe filloi begatimi i shqiptarëve dhe mbi të gjitha u fituan garancitë kushtetuese, demokracia, zgjedhjet e lira dhe tregu i lirë!

Begatimi i shqiptarëve e pengua seriozisht me ardhjen në pushtet të Rilindasve aktualë, që nuk kanë asnjë lidhje me Rilindjen kombëtare të shekulit 19-të, në formë dhe përmbjatje. Rilindasit e Edi Ramës  kanë lidhje vetëm me bandat e Nices të Dakos dhe rilindasve të tjerë!

Rilindasit aktual i varfëruan të gjithë shqiptarët, përvec klientëve të P.P.V.-e të Edi Ramës dhe oligarkëve që u begatuan në kurriz të parave publike dhe varfërimit të Shqiptarëve!

Si mund të begatohen shqiptarët kur Edi Rama shpenzon shumë para publike për armatime  për policinë dhe ndërhyrjen e shpejtë, për të ruajtur karrigen e tij dhe shtetin neodiktatorial policor!?

Sot lexova një skandal, që “Edi Rama në panik shton 10 mijë policë, armata e regjimit arrin sot në 25 mijë policë” (Gazeta R.D., Gusht 2019).

Si mund të begatohen shqiptarët kur rritet numri i policëve dhe gjobvënësve, “taksidarëve”  të Edi Ramës në kurriz të sipërmarrjes së lirë, shtresave në nevojë, pencionistëve, studentëve dhe të papunëve?!

Edi Rama takson të vegjlit dhe favorizon të mëdhenjtë dhe të fortët, duke krijuar një dispropocion mes shtresave të caktuara në vend dhe duke i varfëruar të gjithë!

Prandaj Lideri Basha përmend bagatinë mbasi e ka në mend dhe shpirt dhe kërkon patjetër që shqiptarët të begatohen dhe zhvillohen, mbasi i kemi të gjitha burimet materiale dhe njerëzore dhe është momenti që Shqipëria të jetë e begatë!

Në këtë kontekst Basha është realist, kur në takimet e tija flet për tregun e lirë, shpirtin sipërmarrës, por gjithmonë bashkë me qytetarët!

Basha premton se, biznesi do të ketë një pullë fiskale dhe asnjë zyrtarë shteti nuk do të abuzojë me kontrolle ilegale!

Në këtë mënyrë pengohen “gjobvënësit” të bëjnë kontrolle ilegale për biznesin dhe sipërmarrësit!

Basha deklaron se, asnjë polic nuk do të guxojë të dhunojë biznese dhe sipërmarrje!

Basha premton gjithashtu nismën e uljes së taksave për bizneset dhe mbi të ardhurat dhe mbi tatim fitimin dhe shmangien e patrullave gjobvënëse dhe taksë 0 për biznesin e vogël!

Të gjitha këto premtime të Lulzim Bashës janë të prekshme dhe shumë të realizushme, prandaj Basha dhe P.D., besojnë dhe punojnë për begatimin e shqiptarëve!

Por të gjitha këto reforma për begatimin e të gjithëve do të realizohen nëse rivendoset demokracia në vend dhe në Shqipëri të ketë garanci kushtetuese dhe shtet të vërtetë ligjor!

Në këtë kontekst po citoi një intervistë televizive të ish-deputetit Enkelejd Alibeaj që deklaroi me shumë vend: “Për këtë arësye është fare minimale dhe proporcionale për të risjellë demokracinë zgjedhjet e lira, të drejtën e publikut shqiptar të votojë i lirë. Minimumi i garancive kushtetuese të këtij vendi të fituara këtu e 30 vite më parë është gara e ndershme. Sot po të futemi në zgjedhje e thyejmë në mes këtë regjim, por jo aq sa për aftësitë tona, po për urrejtjen që kanë njerëzit ndaj këtij regjimi. Por nuk është kjo arësyeja”!

Prandaj jam optimist dhe besoj se Shqipëria do të begatohet dhe zhvillohet me reformat ë vërteta ekonomike, kushtetutë dhe mbi të gjitha me mendimin dhe dëshirën e klasës politike për një “Shqipëri të begatë” për të gjithë!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat