Shtresës politike – Amani u koftë hiquni prej rrugës

Opinione

Shtresës politike – Amani u koftë hiquni prej rrugës

Nga: Luz Tomaj Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:27
Luz Tomaj

Çdo respekt ndonjë individi por, mbar shtresa politike e shtetit, mbar shtresat klanore të subjekteve politike duhet të largohen nga rruga sepse e morën n’çafë shtetin dhe popullin.  Zgjedhjet e radhës që duhet të ndodhin sot a nesër, janë moment I fundit dhe i përshtateshim për pastrimin e rrugës.

Memoria më shkon në moshën rinore, kur, në oda dëgjoheshin fjalë të urta por, nga një here dëgjoheshin edhe ato qortuese. Kur dikujt nuk ia lente fjala i thonin:  oooo, me folë me ty asht si fol e rruj vo. Dëgjoja edhe fjalën se: e paske trunin që as shfajci nuk ia len.

Mos zot ma keq, edhe shtresa politike është bërë me ua përcjellë fjalët e tilla.

Jo, jo, me formu, zhvilluar dhe mbajt shtetitn, nuk është njësoj sikurse me hapë dhe udhëheq një ëmbëltore, pizzeri apo restaurant. Procesi I formimit dhe mbajtjes së shtetit kërkon njohuri dhe profesionalizëm, kërkon vetëdije dhe sinçeritet, ndërgjegje  maksimale, të liruar nga të këqijat çfarë janë interesi personal, korrupsioni etj.

Që nga shpallja e pavarësisë, thuaja se e njëjta shtresë, të njëjtit individ gjinden në krye të shtetit, në krye të subjekteve politike. Nuk iu shkon mendja fare se janë në shërbim të popullit, janë rrogëtar të popullit. Personalisht, besoj se edhe qytetarët, nuk okupohen shumë se a është president Hashimi, Isa, Ramushi a Kadrija. Okupohemi me atë se çfarë bën në procesin për formimin dhe forcimin e shtetit, në shërbimin e popullit. Shikuar nga ky  aspekt do i veçoj vetëm disa momente.

Me 2008, më në fund u shpall pavarësia e Kosovës. Kuptohet, akti I shpalljes së pavarësisë e nënkupton një proces gjatë të cilit duhet formuar shtetin në kuptimin e plotë juridik. Mund të them se, përveç formimit   të institucioneve të shtetit, nuk është bërë asgjë në rrumbullakimin e procesit të shtetformimit.

Të fillojmë nga Kushtetuta. Kam vërejt se pas përgatitjes nga Komisioni adekuat, brenda dy ditëve, Kushtetutën e ka aprovuar Parlamenti. Sa do që është e kuptueshme padurushmerija për aprovimin  e Kushtetutës së pare në histori, Kushtetuta nuk e përmban vullnetin e popullit, është e imponuar nga M. Ahtisari. E keqja e madhe qëndron në faktin se vota e palës mizore serbe mundet me e penguar ndryshimin apo korrigjimin e Kushtetutës. E vetmja mundësi është që përmes ndonjë amendamenti të bëhet ndonjë korrigjim. Presidentit nuk I bie ndërmend për një gjë të tillë. Përveç kësaj, sipas Kushtetutës, shteti I Kosovës  hyn në radhën e shteteve të sistemit parlamentar. Megjithatë, në Kosovë nuk dihet se çka është në kompetencë të kujt. Në aktet e OKB, personalisht e kam lexuar se pozita e Presidentit të Kosovës është pozitë ceremoniale, që donë të thotë se Presidenti nuk ka autorizime me bërë Pazar me kufijtë e Kosovës.

Ajo çka është me rëndësi të veçantë, në aspektin teorik dhe praktik, as sot e kësaj dite, SOVRANITETI nuk u shtri në tër territorin e shtetit të Kosovës, ndaj, as që mund të flitet për rrumbullakimin e procesit të shtetformimit. Territori dhe sovraniteti janë dy faktor të pandarë të shtetit në aspektin juridik dhe praktik. Për më shumë, nuk vërej as përpjekje në drejtim të çështjes së sovranitetit. Serbia sjellët sikurse  veriu është pjesë e saj.

Kaluan 20 vite, falë edhe forcave ndërkombëtare, Serbia famëkeqe, më në fund, u dëbu nga trevat e Kosovës. Jo vetëm Kosova apo shqiptarët por edhe bota I din të zezat apo krimet gjenocidiale, krimet e pastrimit etnik dhe krimet e dhunimeve të cilat, në Kosovë I bënë serbët barbar. Pushteti Kosovar, në se mund ta quajmë pushtet, nuk lëvizi as me gisht të vogël, edhe pse, shikuar nga aspekti juridik, të gjitha rrugët kanë qenë dhe janë të hapura. Mu për atë arsye Serbia, në procesin e negociatave të “famshme” sjellët si ajo të ishte viktimë e jo Kosova.

Me u bë e keqja edhe më e madhe, Kosova,  jo Kosova, por pushteti I mjerë, në se nuk ndërmori asgjë kundër krimeve serbe, ndërmori hapjen e një Gjykate speciale e cila ndjek dhe do të gjykon shqiptar!!! Tani, për çdo ditë lexojmë se u ftu filani e fisteki.

Jam I sigurt se SHBA dhe shtetet tjera të civilizuara, thjesht qeshin me naivitetin, papjekurin dhe jo profesionalizmin në sferën diplomatike të Kosovës. Përcjelli vizitat e liderëve që ia bëjn SHBA-ve.  Filani e takoi filanin – ndonjë senator ose anëtarë të Kongresit. Nuk më mbetet tjetër por të qeshi. Qeshi nga se vazhdimisht kam qenë dhe jam në kontakte miqësore edhe me  senator dhe anëtar të Kongresit. Në anën tjetër, duke shikuar korin diplomatik në Kosovë, mbaj bindjen se, nuk paraqet nderë për ambasadorin amerikan apo anglez…. kur takon ndonjë lider Kosovar por e kundërta, edhepse detyra e çdo ambasadori është që të përcjell situatën dhe aktivitetet e gjithanshme të një shteti dhe t’I raporton shtetit të vet. Më kujtohet kur, kaherë e pyeta mikun tim, ambasadorin Ramadan Vraniqin për punen e tij (në Turqi) çka me të thënë bre Luz, spiunazh hesapi. Un kam informacione, se paralel me ambasada, në të gjitha shtetet, vepron edhe Shërbimi federal I investigimeve të SHBA-ve, të cilin shtetet as që e vërejnë. Miqësia apo marrëdhëniet me një shtet nuk mbahen me fjalë të mira, të ëmbla, me premtime etj. Jo jo, marrëdhëniet varen nga veprimet shtetërore, nga suksesi në mirëmbajtjen e shtetit. Nuk konsiderohet sukses në fushën diplomatike vetëm të dëgjosh  dhe të akceptojsh sugjerimet e shtetit tjetër. Në atë proces duhet të zhvillohet këmbim I mendimeve, I argumenteve.

Në mungesë të njohurive të mjaftuara mbi shtetin, mendoj se Kosova, qoftë edhe nën presion të bashkësisë ndërkombëtare, ka hyrë në procesin e negociatave me Serbin, sikur se njeriu që hyn në mal pa sakicë. Që në fillim është deshtë (kur njëherë nuk është vonë) që Kosova të insiston në prezantimin e historisë kriminele të Serbisë kundër Kosovës, të insistoj në ilustrimin e fakteve dhe gjenocidit serb kundër shqiptarëve dhe në atë mënyrë të vërtetohet personaliteti agresor i Serbisë e pastaj të fillojnë negociatat. Nuk ka argumente më të forta se ato historike, më tha një here, miku I im kongresisti Chris Shays.

Shikuar në aspektin e brendshëm shtetëror, më duhet të veçoj disa momente.

Së pari, komunikimi në mes vet liderëve të shtetit e pastaj edhe në mes subjekteve politike është I turpshëm, jashtë kulturës politike dhe jashtë kulturës dhe traditës kombëtare. Turp, turp. Nuk komunikohet në aspektin e këmbimit të mendimeve por vetëm në aspektin e fajësimit të njëri tjetrit.

Vitet kalojnë dhe nuk shënova ndonjë rast që institucionet e shtetit të mirren me analizimin dhe shqyrtimin e gjendjes së ekonomisë së vendit dhe perspektiven e saj,  me shqyrtimin e gjendjes socio-ekonomike të popullatës, të arsimit, kulturës…… Lexoj vetëm se rinia e braktis Kosovën!!! Ngritën të ardhurat mujore në institucionet e shtetit, thuaja pa kurrfarë  kritere ndërsa nuk bëhet fjalë për nivelin e të ardhurave mesatare apo minimale në ekonomi dhe në shoqëri në përgjithësi.

Pushteti, thjesht, gënjen popullatën për njëfarë liberalizimi të vizave. Jam I sigurt se liberalizimi as që është në horizont. Ja pengesat në rrugën e liberalizimit.

Në krahasim me një Gjermani, Francë, Angli dhe shumë shtete tjera, shteti I Kosovës është sa një grusht. I kisha sugjeru çdokujt që të bën krahasimin e qeverisë së Kosovës me cilindo shtet të Evropës. Me strukturën e saj qeverisja e Kosovës është kampione e Evropës. Ndërkaq, për nivelin e legjislacionit as që mund të flitet.

Ajo që vazhdimisht është aktuale është KORRUPCIONI. Për dreq profesioni dhe përvoja më shtyjeni për hulumtimin e krimit të tillë. Sa iu përket SHBA-ve, jam I sigurt sepse edhe jam në kontakt me njerëz, Shërbimi federal I hetimeve, I cili I mbulon edhe të gjitha shtetet, e din me emër dhe mbiemër thuaja çdo individ të shtresës politike I cili është I korruptuar. Besoj se një gjë të tillë e dinë edhe strukturat e UE.

Se çka ndodhë tani, pas dorëheqjes apo mos dorëheqjes së Kryeministrit, a shpërndahet parlamenti apo jo, a shkohet në zgjedhje a jo, një dreq e marrtë vesh. Sidoqoftë, zgjedhjet do të ndodhin dhe kjo është shans që shtresa politike të largohet nga rruga sepse asgjë nuk bëri në ndërtimin e shtetit.

Njësoj, si shtresa politike e shtetit, edhe shtresat udhëheqëse të subjekteve politike, thjesht, janë klanizuar dhe korruptuar. Prandaj, rruga normale e zgjedhjeve kishte me qenë që, në bazë të numrit të popullatës, çdo njësi lokale (komunave) t’iu caktohet numri I deputeteve I cili duhet zgjedhur dhe procesi të zhvillohet në njësit lokalë. Kishte me qenë e papranueshme që kryesit e subjekteve politike të formojnë lista të kandidatëve potencial. Me lista të tila, populli, thjeshtë privohet nga e drejta demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve të vet. Kriteri I dytë normal ishte deshtë me qenë që asnjë nga deputetët aktual apo të përbërjeve të mëparshme të parlamentit mos të zgjidhen nga se, si pjesëtar të shtresës politike kanë dështuar.

Vetëm në këtë mënyrë zgjedhjet konsiderohen vërtetë demokratike dhe niveli I arsimimit në Kosovë sadopak çmohet si dhe e drejta e qytetarëve që të veproj në mënyrë të drejtpërdrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat