Redon Nikqi, urojë ta lexosh një ditë këtë letër, të shkruar me zemër nga një turist që i fale dashuri dhe respekt - Bota Sot
Redon Nikqi, urojë ta lexosh një ditë këtë letër, të shkruar me zemër nga një turist që i fale dashuri dhe respekt

Opinione

Redon Nikqi, urojë ta lexosh një ditë këtë letër, të shkruar me zemër nga një turist që i fale dashuri dhe respekt

Nga: Naim Maqedonci Më: 15 gusht 2019 Në ora: 14:53
Naim Maqedonci

Thonë se njeriu jeton për ti kujtuar çastet e lumtura të jetës, andaj edhe duhet jetuar, ashtu sikur të ishte dita e fundit e jetës. E them këtë pasi unë kisha përjetuar ditët e bukura të jetës me njerëzit e mi të zemrës. Ishin dhjetë ditët më të bukura që i kaluam me familje në një ambient të këndshëm që çdo ditë fillonte me cicërimat e zogjve, ajrin e freskët të Bjeshkëve të Rugovës së bukur dhe përshëndetjeve njerëzore që na vinin çdo ditë nga njerëzit e mirë, e të dashur që takova atje. Këtë  ndjenjë e përjetuam tek villa e Safet Nikqit në fshatin Reka e Allages- ndryshe në lagjen e “Kaprojve”,  ku hasëm në vlerat e mikpritjes, fisnikërisë, bujarisë, thjeshtësisë  buzëqeshjes e zemërgjerësisë të Safet Nikqit që dominojnë tek rrënjët tona dhe identiteti i Rugovasve. Madje aty pata fatin që të takoj edhe djalin e Safetit i cili ishte 10 vjeçar i cili quhej Redon Nikqi. Më bëri përshtypje dashuria e tij ndaj njerëzve në moshë, dashuria dhe kujdesi që kishte jo vetëm për njerëzit, por edhe për bjeshkët e Rugovë, edhe për kafshët e zogjtë. Që nga mëngjesi e deri tek mbrëmja ai kujdesej për gjithçka çka shihej e prekej. Ishte çdo herë i kujdesshëm , i butë dhe i buzëqeshur me ne. Ah sa me fat je që e paske një djalosh të tillë, i thashë një ditë Safetit tek sa po pinim kafe, dhe tek sa ai po na sodite me buzëqeshje. Redoni nuk ishte si të gjithë fëmijët tjerë, ai kishte diçka të magjishme që i bënte vizitorët për vete. Ndoshta ishte dashuria e tij për njerëzit, respekti, kujdesi buzëqeshja të gjitha bashkë, apo se ishte vet natyra e tij e dëlirë të ishte falënderues për gjithçka që e rrethonte. Ai ishte një çun çapkën shumë i bukur, madje kur shkëmbyem ca llafe, ai na tregoj se ishte edhe një nxënës shembullor. Me një fjalë ishte një fëmijë për tu admiruar, që çdo kush do ta dëshironte. Ajo që e bënte edhe më të veçantë këtë çun, ishte sjellja e tij, edukata që kishte me turistët, që nuk pritonte as të në përqafonte çdo mëngjes, secilin veç e veç dhe t ‘na uronte natë të mirë pastaj të gjithëve. Ai në mendjen time, zuri vend menjëherë sikur të ishte nipi im, apo fëmija më i dashur që kisha takuar ndonjëherë. Redoni ishte një çun i sjellshëm shumë i respektuar, së pari nga familja, e pastaj edhe prej vendasve të tij. Ishte për tu çuditur se një fëmijë kaq i vogël ta gëzonte gjithë këtë respekt. Po këtu nuk ka dyshime, sepse ai këtë respekt e kishte kultivuar vet, me virtytet e tij njerëzore , me brishtësinë e tij, dhe dashurinë e tij ndaj njerëzve, ndaj kafshëve, ndaj bjeshkës dhe ndaj vet jetës.

Image

Sa ndejta atje, më ra të takojë edhe turistë tjerë që kishin ardhur në Bjeshkët e bukura të Rugovës dhe më besoni të gjithë kishin po të njëjtin mendim sikur unë për Redonin. Të gjithë turistët e donin buzëqeshjen e tij, dashurinë dhe kujdesin e tij, që po na e falte pa kusht, neve turistëve. Ditës –ditës, mua më ra në sy edhe diçka tjetër. Ai ishte edhe një fëmijë pasionist i ngasjes së motoçikletave,  pastaj një super talent edhe i futbollit dhe i vrapimit. Andaj falënderojë Zotin që zgjodhëm Bjeshkët e Rugovës ta kaloj pushimin me familjen time, dhe të takoj fëmijën më të dashur e më të sjellshëm ndonjëherë.

Ndoshta ti Redon nuk e di fare, dhe ndoshta nuk do ta dish kurrë se dikush do të shkruaj për ty, por unë dhe familja ime, jemi falënderues që të takuam ty, dhe që ato dhjetë ditë të bukura na bërë edhe më te mrekullueshme me dashurinë tënde. Ti ishe fëmija,që na bërë të lumtur dhe të buzëqeshnim, madje edhe ato mëngjese  që zgjoheshim të rraskapitur apo të sëmurë, dhe me lumturinë tënde na kënaqe duke përcjell këtë lumturi edhe tek ne. Do doja që të takoja edhe njëherë dhe këtë shkrim ta lexojë një ditë që e bëra për ty, nga zemra sepse dashuria që të sjell një fëmijë i pafajshëm është dashuria më e pastër dhe më e sinqertë në jetë. I jam mirënjohës familjes tënde, babait tënd Safetit, dhe gjithë turistëve tjerë që ndanë ditët e bukura me ne. Faleminderit i dashuri Redon, që na ke bërë edhe neve të ndihemi mirë dhe krenar me sjelljet tua, mësimet talentin,  që falë Zotit këtë dhunti jo vetëm që i ke të dhuruara nga nëna natyrë, por edhe të kultivuara me zemër. 

Urojë që të vazhdosh kështu edhe kur të rritesh, që ti duash njerëzit dhe të kesh respektin e botës për ta. Sepse ti kurrë nuk mund ta dish se dikush, një ditë do të shkruaj apo do të flasë për njerëzinë tënde. Andaj Zoti të bekoftë ty Redon, me shëndet, dashuri, mbarësi për jetën, familjen tënde të mrekullueshme, dhe gjithë ata njerëz aty që e donin tokën, Bjeshkën e Rugovës, barin e njomë, dhe ajrin e pastër. Të urojë nga zemra që ti prekësh të gjitha majat e sukseseve tua në jetë.

Image

Edhe diçka. Mos harro se këto vargje i ke nga një njeri, nga një turist që i buzëqeshje çdo ditë, që për dhjetë ditë të tëra e bërë të ndihet i gjallë, i hareshëm, dhe i lumtur me jetën. Të faleminderit Redon për këtë ndjesi, që ndoshta do të vdisja, pa e përjetuar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...