Konflikti Izrael Palestinë

Opinione

Konflikti Izrael Palestinë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:16
Arbnor Sadiku

Konflikti Arabo -Izraelit është me dekada i vjetër, që nga hebrenjtë konsiderohet se toka ku ndodheshin Palestinezet ishte e drejtë biblike e tyre, dhe atë duhet të ktheheshin aty sa më parë, ndërsa për  Palestinezet, Izraelitët konsiderohen si pushtues të tokave të tyre. Mosnjohja si koncept në mes të Izraelit dhe Palestinës, konsiderohet jo ekzistencë legale e shtetit tjetër, i cili, në kontestin e Lindjes së Mesme, sipas ish sekretarit amerikan të shtetit H.Kisingerit d.m.th se është i barasvlershëm me ruajtjen e zgjidhjes për të shkatërruar atë.

Pak Histori - I njohur në hebraisht si Yerushalayim/Jerusalem dhe në arabisht si al-Kuds, është një nga qytetet më të vjetra në botë. Pse është ky qytet kaq i rëndësishëm për krishterimin, islamin dhe judaizmin, ku të tre fetë i kthejnë origjinat e tyre të përbashkëta në figurën e Abrahamit/Ibrahimit. Brenda lagjes së krishterë është Kisha e Varrit të Shenjtë, një fokus i rëndësishëm për të krishterët në mbarë botën. Ajo është e vendosur në një vend që është thelbësore për historinë e Jezusit, vdekjen, kryqëzimin dhe ringjalljen e tij.

Sipas shumicës së traditave të krishtera, Jezusi u kryqëzua atje, në Golgotha, ose në kodrën e Kalvarit, varri i tij gjendet brenda monumentit dhe ky ishte gjithashtu vendi i ringjalljes së tij.

Kisha udhëhiqet bashkërisht nga përfaqësues të besimeve të ndryshme të krishtera, kryesisht të Patriarkanës Ortodokse Greke, Françeskanët, nga Kisha Katolike Romake dhe Patriarkana e Armenisë, por edhe nga etiopianët, koptikët dhe kisha ortodokse siriane.

Kjo është një nga destinacionet kryesore të pelegrinazhit për miliona të krishterë në mbarë botën që vizitojnë varrin e zbrazët të Jezusit dhe kërkojnë ngushëllim dhe pendim në lutje në vend.

Xhamia-Këndi mysliman është më i madhi nga të katërt dhe përmban faltoren e Kupolës së Shkëmbit dhe Xhaminë el-Aqsa në një rrafshnaltë të njohur për myslimanët si Haram al-Sharif ose Faltorja Bujare.

Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe është nën administrimin e një trusti islamik të quajtur Waqf.

Myslimanët besojnë se Profeti Muhammed udhëtoi këtu nga Meka gjatë udhëtimit të tij të natës, që njihet si Nata e Mirazhit. Pak hapa larg, tempulli i Kupës së Shkëmbit mban gurin e themelit, ku myslimanët besojnë se Muhamedi pastaj u ngjit në qiell.

Myslimanët vizitojnë vendin e shenjtë gjatë gjithë vitit, por çdo të premte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra mijëra myslimanë vijnë për t’u lutur në xhami.

Muri-Çereku hebre është shtëpia e Kotelit, ose Murit Perëndimor, një mbetje e murit mbajtës të malit mbi të cilin Tempulli i Shenjtë dikur qëndronte, si dhe brenda tempullit ishte e Shenjta e Shenjtorëve, vendi më i shenjtë në judaizëm.

Judenjtë besojnë se ky ishte vendi i gurit të themelit nga i cili u krijua bota dhe aty ku Abrahami përgatitej të sakrifikonte djalin e tij Isakun, dhe shumë hebrenj besojnë se Domeja e Shkëmbit është vendi i Shenjtë i Shenjtorëve.

Sot, Muri Perëndimor është vendi më i afërt që hebrenjtë mund t’i luten të Shenjtit të Shenjtorëve. Menaxhohet nga rabini i Murit Perëndimor dhe çdo vit pret miliona vizitorë. Njerëz hebrenj nga e gjithë bota vizitojnë këtë vend për t’u lutur dhe për t’u lidhur me trashëgiminë e tyre, veçanërisht gjatë Festës së Lartë.

***

 Konflikti Arabo -Izraelit ka qenë top agjendë e ndërmjetësimeve amerikane me mbështetje edhe të Evropës, por viteve të fundit mund të themi se krahas kësaj kryesisht pas vitit 2001 diplomacia Amerikane disi e kishte lënë anash konfliktin Arabo-Izraelit, duke i dhënë përparësi luftës ndaj terrorizmit global.

Por me dhunën në ngritje në Lindjen e Mesme, administrata Bush në Prill 2002 u rifut përsëri në procesin e bisedimeve. Rihyrja Amerikane në bisedime në Lindjen e Mesme u cilësua her si shpresëdhënëse, e her me doza të mëdha të mosbesimit.

Pra, dihet Izraelitët synojnë vazhdimin e status quo-së, kurse për Palestinezet, është qëllim imponimi i termave që kthejnë Izraelin në kufijtë e vitit 1967. Dhe kjo formë e diplomacisë kërkonte një rol më dominant të ndërmjetësimit të konfliktit në fjalë nga Uashingtoni, me iniciativën e princit të Jordanisë Avdullah, i cili kërkonte kthimin  Izraelit në kufijtë e vitit 1967.

Megjithatë, në vitin 2000, në  Kamp Dejvid ishin bërë përpjekje për zgjidhjen e të gjitha problemeve në një negociatë të kufizuar, por nuk ishte arritur një diçka e tillë sepse pas kësaj shpërtheu konflikti Izraelito-Palestinez. Plani Izraelit i prezantuar nga Kryeministri Ehud Barak në Kamp Dejvid, i cili ofroi 90 % të territoreve, dhe nga to 70 % të kolonive do i mbante Izraeli, dhe në këmbim të saj ju kërkua Palestinezeve të mos kishin asnjë pretendim në të ardhmen, përfshirë këtu edhe rikthimin e refugjatëve palestinez në tokat e okupuara izraelite, ata do të ishin të lirë të ktheheshin në shtetin Palestinez. Ky planë më vonë nuk ishte pranuar as nga Kryeministri Sharon e as nga udhëheqësi Palestinezeve Jasar Arafat. Megjithatë, zgjidhja më përafërt për dyja palët kishte qenë iniciativa e princit të Jordanisë Avdullah, i cili kërkonte kthimin  Izraelit në kufijtë e vitit 1967, e që në terma praktik d.m.th që Izraeli të i humb të gjitha kolonitë e saja dhe të ketë kontroll Arab mbi Qytetin e Vjetër, përfshirë këtu edhe vendet e shenjta në Izrael. Kufijtë para vitit 1967 në Palestinë, për dallim nga ato të Egjiptit,  Sirisë, apo Jordanisë me Izraelin,  nuk ishin kurr kufijtë ndërkombëtar, por ishin kufijtë të armëpushimit të vendosura në vitin 1948, dhe që nuk u njohën kurr për 50 vite nga asnjë shtet Arab.

Më shumë se gjysmë shekulli më parë, pas fundit të dhunshëm të sundimit britanik, kur OKB-ja votoi për ndarjen e Palestinës në shtete hebraike dhe arabe, Jerusalemi u përkufizua si entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Për më tepër, Izraelitët e konsiderojnë Jerusalemin kryeqytet të tyre, dhe tani është është i njohur si i tillë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën Presidencën Trump. Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti Trump, lirisht mund të themi se ka shkaktuar një çakordanc të plotë midis vendeve të Evropës, dhe Turqisë, të cilat nuk e pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke e ditur se aty ndodhen edhe shumë tempuj të tjerë fetar, të besimeve të tjera dhe të ndryshme nga ai i hebrenjve .

Ndaj, edhe si konkludim mund të themi se Izraeli dhe Palestina duhet gjejnë një formë komunikimi i cili ndërton paqen e vazhdueshme atje, përmes ndaljes së kolonizimit të tokave Palestineze nga ana e popullit dhe shtetit hebre, pra Izraelit, si dhe Palestina në anën tjetër duhet ti ndali sulmet kamikaze mbi popullatën civile Izraelite, në atë mënyrë që ti jepet shanc një marrëveshje historike për krijimin e një entiteti Palestinez, dhe në anën tjetër të pranohet funksionimi i shtetit të Izraelit nga pala tjetër, pra Palestina. Kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi një përkushtim më të madh të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)-së, dhe shtytjes dhe bashkëpunimit Amerikano-Evropian, dhe mbështetjes Ruse, si vend me sfera interesi në botën arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat