Kamarani komunë - apo ishte gënjeshtër

Opinione

Kamarani komunë - apo ishte gënjeshtër

Nga: Sabit Istogu Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:56
Sabit Istogu

Uroj që elektorati ynë të jetë vetëdijesuar e të mos u vej më votë gënjeshtarëve.

Ndoshta rreth dhjetë vjet më parë, kur po zhvilloheshin zgjedhjet nacionale në Kosovë, po zhvillohej fushatë e fuqishme për të fituar vota nga të gjitha partitë që garonin, por me e zëshmja ishte partia që atë kohë ishte në pushtet. PDK-ja.

Organizohej  një fushatë e tillë atëkohë në Kamaran,dhe mediumi për të cilën unë punoja RTK-Radio, më obligon ta përcjell këtë fushatë elektorale, sepse aty do të ishte i pranishëm edhe kryetari i atëhershëm i këtij subjekti politik, e ne të njëjtën kohë edhe kryeministër i vendit.

Më herët, para se të organizohej fushata në Kamaran,kisha mësuar se kjo Qendër e madhe Lokale në qendër të Kosovës,do të shpallej edhe zyrtarisht nga ish kryeministri  statusi e komunës,dhe se shumë shpejt, në mandatin e tij,posa të përfundonin proceduar, do të behëj komunë në vete. Ç’ është e vërteta edhe e meritonte këtë, sepse është rrugëkryqi i Kosovë,ka shumë intelektual të ngritur,(fatkeqësisht  një numër sish qe u besojnë  gënjeshtrave për interesat e tyre karrieriste),por edhe me resurse të pasura natyrore e ekonomike.

Shkova pak më herët se sa që duhej të fillonte tubimi elektoral, por e dija se edhe do të ketë vonesa, sepse kryetari i partisë e kishte bërë shprehinë të vonohej ne të paktën gjysme ore e me shumë dhe po rrija me një aktivist te fortë te kësaj partie,pasi kishim një lloj muhabeti edhe më herët me të, dhe po e pyes.

Vërtet Kamarani do të bëht komunë?

 Nuk ka asgjë të saktë e konkrete në këtë punë,por na u deshtë t’ iu premtojmë elektortit të këtushëm,ndryshe nuk do të na e jepnin votën,sepse sipas tij,kjo kërkese e tyre ishte kusht për të dalë në zgjedhje,dhe për t’ ia vënë votën PDK-së.

Shpesh gjatë këtyre dhjetë vjetësh me kujtohej ky premtim i gënjeshtërt.Të gënjente ndonjë aktivist apo militant partiak,nuk do t’ ia shihja për të madhe asnjëherë,por këtë mashtrim ta bënte një kryeministër ,nuk di çka të thëm,por atë që e di është se ata gënjeshtarët  e atëhershëm,që i gënjenin qytetarët nepër fushata,ii shoh sot të  janë pranë dhe në kabinetin e presidentit të sotëm.

Tash,kur zgjedhjet janë afër, jam shumë kureshtar ta di se çfarë gënjeshtre do t’ iu servohët banorëve të Kamaranit dhe jo vetë të tijpër të ua grabitur votën.

E përmenda vetëm këtë raste qe me mbeti në kujtesë, po edhe sa si kjo u janë bërë votuesve, e mund t’iu bëhen edhe tash, vetëm për të ua grabitur votën.

Uroj qe elektorati ynë të jetë vetëdijesuar dhe nuk do ë u jap me votë genjeshtarëve e premtuesve të rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat