Kujdes, mund të përsëritet PAN 2, në 5 minutat e fundit! - Bota Sot
Kujdes, mund të përsëritet PAN 2, në 5 minutat e fundit!

Opinione

Kujdes, mund të përsëritet PAN 2, në 5 minutat e fundit!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 gusht 2019 Në ora: 09:37
Udheheqesit e PAN-it, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj

Para pak ditësh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Liburn Aliu, duke  folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, koalicionet parazgjedhore si dhe për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, bëri një deklaratë të fortë, që më tepër ishte zgjim alarmi. “Shpërndarja e Kuvendit do t’i sjellë zgjedhjet në fillim të tetorit. Do të kemi fushatë të shkurtë, fund të shtatorit pra do të jemi në fushatë. Mund të ketë PAN 2, një PAN 2 është shumë lehtë për tu krijuar, nëse shkojmë vetmas në zgjedhje. Mund të ndodhë sikur herën e kaluar, pak para se të përfundon afati i dorëzimit të listave mund të kemi një koalicion tjetër PAN 2.

Duke theksuar se në situatë të tillë që gjendet vendi një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës është i nevojshëm”. Realisht, ekziston rreziku që të shkohet përsëri me PAN 2, kjo për disa arsye. Fillimisht është PDK më e interesuar për të vazhduar me një koalicion të tillë, duke qenë se në çdo variant tjetër do të mbetët jashtë pushtetit. Kur dihet se mbijetesa e kësaj partie varet nga pushteti, mund të kuptohet lehtësisht i arsyeshëm ky koalicion. Pastaj dhe partnerët të tjerë kanë frikë se iu ikën pushteti, pikërisht nga një koalicion pas zgjedhor ndërmjet LDK  dhe VV, për të shmangur çdo eventualitet mund të bëhen përsëri bashkë.

Në një situatë të tillë është krejtësisht legjitim frika nga një bashkim i tillë në moment të fundit, siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara.  Duke qënë së koalicioni aktual, ende ligjërisht ekzistues, shquhet për intriga dhe ndërskamca, duhet marrur masa urgjente që mos të përsëritet PAN 2. Pak rëndësi do të ketë se kush do të jetë kryeministër, ashtu si deklaron edhe zyrtari i lartë i VV-së, në gjendjen kritike që ndodhet vendi duhet me patjetër të shikohet interesi nacional. Duke pa gjithnjë e më shumë afrimin mes LDK dhe Vetëvendosjes kanë filluar akuzat për të përçarë bashkimin e madh dhe historik të këtyre dy partive dhe përfundimisht do i jepte fund kapjes së shteti. Edhe nëse ndodh një koalicion i tillë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, mos të presim mrekulli që nuk janë të mundur të ndodhin.

Fillimisht çkapja e shteti, e rrënimit të këtij sistemi që ka shtypur qytetarët në favor të klasës politikë, pastaj të hapen vende të punës si dhe të rinjve tu sigurohet perspektivë. Pavarësia e gjyqësorit nga politika është parakusht që të funksionojë shteti i të drejtës. Janë edhe shumë punë të tjera që presin me padurim dorën e pastër për të ecur tutje. Nga dita kur pritet që të bëhet shpërndarja e kuvendit, opozita ka më së largu 45 ditë kohë,ashtu si e parasheh ligji për mbajtjen e zgjedhjeve, që të  krijojnë një front opozitar të qëndrueshëm, për të mbyllur përfundimisht kalkulimet e mundshme për një PAN 2, që përfundimisht do të zbrazte vendin.

Ka disponim të madh nga të dyja partitë, nga anëtarësia e tyre për një bashkim të tillë, ndryshe do i jepet mundësia vazhdimit të territ dhe abortimit të shpresës nga qyetetarët. Duke njohur intrigat që karakterizojnë PDK, s’duhet të befasohemi fare nëse 5 minuta në 12 do të dorëzojnë në KQZ koalicionin e ri, rrjedhimisht vazhdimin e këtij aktual. Prandaj duhet të merren të gjitha masat mos të përsëritet prapë, me sytë e popullit që janë të kthyer nga shpresa e një bashkimi të tillë.

Pak rëndësi duhet të këtë kush bëhet kryeministër,  përballë interesit të vendit. Faktikisht ka mundësi që edhe posti i presidentit të futet në pazar me Hashimin që po shkon drejt fundit të mandatit të tij. Kështu përfundimisht “Pronto” do të largohet, me ditët e mira që mendoj se e presin Kosovën. Për të ritheksuar prapë se s`duhet të presim mrekulli, por fillimin e një punë të pastër, që do të rikthente  shpresën në fund të tunelit.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...