Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë, ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës! - Bota Sot
Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë, ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës!

Opinione

Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë, ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 17 gusht 2019 Në ora: 09:46
Skënder Mulliqi

Si shtete dhe si komb kemi mbetur diku ne mes. Nuk jemi larguar krejt nga tradita dhe  e kaluara ,por që  as nuk kemi përparuar. Për shembull, ata të cilët I kemi zgjedhur ,për të na udhëhequr , po ju qasemi sikur ata të ishin monark , zotëri të rangut dhe despot, e jo që janë nëpunësit  tanë. Kemi krijuar kulte të  figurave  politike! Mitizimet  karshi atyre të cilët po jetojnë në pallate si mbretër , e kanëw qenë  fshatarë, nuk justifikohet. Artificialiteti dhe megalomania e tyre është aristrokraci e rreme , është shkëlqim i rremë. Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë  , ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës.

Këta njerëz për këto vite që i zgjodhëm në krye të shtetit, jo që nuk lexojnë asgjë, por ka që  nuk dinë më dhënë as “betimin” ,sikur që nuk e dinë shumica, as  përmbajtjen e Kushtetutës. Këta dijnë të  bëjnë  agjenda si ta kalojnë ditën në restorante dhe hotele luksoze në Kosovë, dhe jashtë Kosove. Këta dinë të organizojnë ahengje me para të shtetit. Këta dinë të vishën kat, së tashme e kanëw mësuar  mirë këtë zanat. Nuk lexojnë shtypin , veç nëse e lexojnë horoskopin dhe qesin falle me letra ose filgjana të kafes.  Shtrohet pyetja ; si kanëw mundësi këta ta kryen misionin e politikanëit?Sigurisht jo mirë ! Kanë emëruar ambasador dhe diplomat në botë, që nuk ka më turp që ta përfaqësojnë shtetin në nivele të tilla të larta. Dihet tashmë për aferat e krijuara të disa ambasadorëve dallkauk që as në zyre nuk kanë dijeni  si të ulën !Kemi menduar së me feudë nuk do të kemi punë , së moti ka perënduar ky sistem.

Nuk kemi menduar që do të vijnë në krye të shtetit, njerëzit që nuk kanë dijeni elementare për ndarje të pushtetit. Mos të flasim për  formim  të shtetit  ligjor dhe funksional.Po përballemi më padrejtësi të mëdha, të cilët vështirë të përballohen.Po privohemi nga shumë të drejta tona legjitime elementare, të siguruara  më ligje dhe më Kushtetutë.Shumë të drejta tona kanë mbetur të drejta të shkruara në letër. Edhe nese nuk kemi pasur shoqëri të bazuar në sistemin shumë partiak pluralist, sigurisht se kemi përjetuar në lëkurën tone, sistemin autokratik komunist .Shqiptarët historikisht kanë luftuar për shoqëri moderne, e jo për diktatura që na kanëë bërë jetën e zezë më dekada të tëra.

Pyetje parësore sot për shqiptaret është: Si në menyrë fluide, refleksive, postmoderne të shekullit 21, të krijojmë shtet modern dhë të prosperuar. Ta bëjmë një Kosovë moderne në kuptimin e plotë të fjalës? Nuk kemi ndarje  efikase të pushteteve, por na është krijuar një lloj sallamadie .Çka të thëmi për shprehjen e lirë të fjalës?Nuk kemi mundësi të flasim për as për tregun e lirë, dhe as për zgjedhje të lira dhe korrekte.Shumë raporte ndërkombëtare si edhe  Fredom Hause , na kanë renditur si shtet “ pjesërisht i lirë” dhe  pjesërisht i shprehjes së lirë? Kushtetuta e Kosovës, ka mbetur  shkronjë e vdekur në letër. Moderniteti është shumë largë.

Dhe, me çka të krenohemi ne? Dhe, çka kemi  ekzakt të festojmë?Me të sotmën  shumë pak. Të krenohemi  na ka mbetur me festat dhe datat tona historike…Me martirët dhe dëshmoret e kombit, sigurisht së shumë krenohemi. Kultura jonë, vlerat dhe jeta e çdo ditëshme , duke llogaritur edhe komunikimin e ndërsjellë, shumë kanë mbetur të ngurta apo të betonuara. Investitorët moti do të kishin investuar në Kosovë, mos të  ishin këta njerëz të politikës si pengesë e çdo gjeje. Dhe, pyetja më e zëshme në këto momente për të gjithë neve do të ishte: A kemi kohë të presim në ndryshimin aq të nevojshëm sot, të vetëdijës tonë…?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...