Shqiptari - Bota Sot
Shqiptari

Opinione

Shqiptari

Nga: Ejup Berisha Më: 17 gusht 2019 Në ora: 10:06
Ejup Berisha

Edukimi dhe Shkolla

Shqiptari edhe në Çerdhe për fëmijë kur shkon atmosferën atje kaos e bën. Prindët asnjëherë rehat si len duke kërkuar në shtëpi para përfundimit të orarit ta dërgojnë. Shqiptari në shkollë fillore kur shkon asnjëher asgjë  nuk mëson sepse notat me të falur apo me kërcënime i don dhe për ta bërë këtë gjë tërë klanin e dhunshëm të  familjes e aktivizon. E njëjta vlen edhe për shkuarjen e shqiptarit në shkollën e mesme. Shqiptari asnjë lektyrë, roman apo libër shkencor gjatë tërë jetës së tij nuk e lexon edhe sa herë kur hapen debate ai i pari kyqet në të dhe palidhje e pa kuptim debaton bile edhe tërë kohës kot filozofon.

Shqiptari kur në Fakultet shkon kurrë librin se maltreton sepse nuk e prek me dorë fare se kurrë nuk e lexon, i njëjti diplomë që në fillim të vitit të parë të studimeve të merr don e kur ta shohësh i ky magjistraturë dhe doktoratur shumë shpejtë  siguron kuptohet me para.

Puna

Shqiptari edhe në punë kur shkon asnjë punë dhe vepër kreative nuk e bën se nuk di se çfarë të punon i shkreti, tërë kohës thotë se shumë aftësi dhe zotësi posedon ndërsa rrogën më të madhe në fund të muajit e kërkon.

Biznesi

Shqiptari edhe biznes kur bën bashkëpunëtorët dhe klientët e tij përherë i shantazhon dhe keqtrajton sepse mendja atij i rritet dhe i bëhet Jumbo Jet Avion kinse se kush është dhe çfarë ka arritur ky duhet mashalla dhe lum i tërë kombi shqiptar të bën.

Lufta dhe Patriotizmi  Shqiptari edhe në luftë kur shkon nuk donë të lufton por  tërë kohës të komandon dëshiron, të gjithë ata pak luftëtar ky i ekzekuton vetëm e vetëm  veten ta shpall të vetmin hero.

Patriotizmi

Shqiptari edhe për Shqipëri të madhe kur lufton idenë ndoshta e realizon por më shumë se gjysmën e territorit të shtetit o e shet ose armikut me shumë vullnet atij ja dhuron.

Politika

Shqiptari edhe në politikë kur noton të gjithë bashkëpunëtorët dhe popullin e vet e gënjen, i shantazhon, i nënçmon, i rrah i shqelmon, disa i sakaton e i pushkaton pra në atë botë para kohe i dërgon vetëm e vetëm në pushtet ai sa më gjatë të qëndrojë.

Dashuria

Shqiptari apo Shqiptarja kur dikush i dashuron asnjëherë mirdita atyre nuk u thonë duke pritur që në jetë tu vijë princesha apo princi me kalë të bardhë. Fatkeqësisht shqiptari dhe shqiptari një gjë nuk e kupton kush i do dhe kush i urren nuk dinë të kuptojnë dhe të logjikojnë.

Shqiptarin  gjatë tërë jetës i mbyt lavdi dhe mendjemadhësia por i njëjti nuk e vërejnë se po e mbyt varfëria shpirtërore dhe intelektuale më shumë sepse ajo materialja asgjë nuk të duhet pa inteligjencë e pa dituri dhe modesti.

Shqiptari lind, rritet e bëhet burrë dhe plaket por fatkeqësisht asnjëherë nuk arrin të bëhet njeri.         

Gënjeshtrat dhe madhërimi 

Shqiptari edhe kur plaket lavdin dhe madhërimin e personalitetit të vet asnjëherë  nuk e len dhe se anashkalon duke treguar dhe thënë se sa ka qenë i zotë i i zgjuar në rini dhe prap se prap i njëjti jetën e kalon zi e më zi por dhe të njëjtën e përfundon vetëmse me 200 euro pension.

Fundi rezultati Zero

Dhe ec e kupto nga del i gjithë ky entuziazëm dhe e tërë kjo tendencë për madhështi kur karakteristikat dhe rezultatet më të dobëta në jetë si komb i kemi mbërri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...