Krimi i organizuar nuk ka kufij

Opinione

Krimi i organizuar nuk ka kufij

Nga: Prof. Ass. Dr. Nijazi Halili Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:11
Prof. Ass. Dr. Nijazi Halili

Krimi i organizuar është një nga dukurit më të përhapur në botën e sotme. Krimi i organizuar nuk ka ngjyrë, ideologji,kufi shtetëror, identitet nacional. Krimi i organizuar përbën veprimtari kundër jetës, punës, pronës së qytetarëve, institucioneve shtetërore private dhe publike, kombëtare dhe ndërkombëtare. Krimi i organizuar nuk ka kufij

Krimi i organizuar është një nga dukurit më të përhapur në botën e sotme. Krimi i organizuar nuk ka ngjyrë, ideologji,kufi shtetëror, identitet nacional. Krimi i organizuar përbën veprimtari kundër jetës, punës, pronës së qytetarëve, institucioneve shtetërore private dhe publike, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Historikisht krimi i organizuar ka ekzistuar në forma dhe dimensione të ndryshme. Zhvillimi i shoqërisë njerëzore, demokratizimi i saj, hapja e kufijve , tendencat globale të lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalave, shërbimeve njerëzore, transporti ndërkombëtar, komunikimi, teknologjia informative – përbëjnë në tërësi dukuritë më pozitive të kohës sonë. Këto dukuri po i japin fizionominë epokës aktuale dhe po e çelin perspektivat e zhvillimit tlë saj.

Për krim të organizuar ka pasur dhe ka shumë definicione të ndryshme. Pa u fut në autor studiues, më preferencialisht po i referohemi definicioneve të përcaktuara nga institucionet ndërkombëtare.

Prandaj, përgjithësisht, definicionet e përcaktuara nga institucionet ndërkombëtare janë më profesionale dhe ndërkombëtarisht më të pranuara. Sipas Këshillit të Evropës me krim të organizuar kuptojmë: Veprimtari e fshehtë të bëra nga grupet e caktuara prej më tre e më shumë personash, për një kohë të gjatë me synimin e kryerjes së krimeve të rënda nëpërmjet veprimit të përbashkët dhe duke përdorur frikësimin, dhunën, korrupsionin ose mjetet tjera për të siguruar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthortë një përfitim financiar ose të një lloji tjetër material.

Me gjithë kuadrin e gjerë ligjor dhe tërësinë e institucioneve ndërkombëtare e nismave rajonale të ngritura enkas për luftën kundër krimit të organizuar ose që kanë atë në një prej prioriteteve të veprimit të tyre, sërish krimi i organizuar vijon të mbetet një prej sfidave kryesore të rendit të sotëm ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë për paqen, stabilitetin, zhvillimin ekonomik e social të vendeve dhe të mbarë njerëzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat