“Shtrigat” i rrëmbyen shtetasit turq?! - Bota Sot
“Shtrigat” i rrëmbyen shtetasit turq?!

Opinione

“Shtrigat” i rrëmbyen shtetasit turq?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 20 gusht 2019 Në ora: 00:48
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Ndonëse Bajrami i Vogël ka kaluar me ç'rast u ba feste duke u bërë kurban me qindra e mijëra qengja. Kështu e donë zakoni dhe adeti musliman.

Por pse bëhën nërëzit sikur qengjat për kurbana këtë pak kush e ka pritur.

Por kjo ndodhi këto ditë kur 22 policë,njerez të mirë,te urët në shërbim të qytetareve dhe shtetit,makineria prokurorjale përgatiti 22 Kallxime penale ne rastin "Gulenistët",se gjoja këta policë në krye në vehte paskan dalë rreugëve dhe posi shtrigat i paskan rrebmuar gjashtë shtetas te Turqiaë duke i deportruar me dhunë në Turqi.

Nuk ka shtet në botë ku polici i thjshtë delë n'krye n'vehte dhe rremben njërëz te huaj,pa ndonjë urdhër nga lartë,e më lartë.Këtë e dinë edhe Prokuroria e Kosovës fortë mirë...por ajo ashiqare i mbronë duke mos u angazhuar fare në zbulimin e fajtoreve të vertet....është e pamundur që te mos dihet zingjiri i urdhëdhanësve,dihet së kush qendron prapa kesaj.Këtë me se miri e verteton edhe një telefonat falenderimi për këtë pune qe i beri Erdogan shtetasve tanë.

Por,për këtë ngjarje tani për tani janë pergatit kurbanat hiq më pak se 22 policë të ndërshëm te cilët do te ballafaqohën me drejtësinë e cila nuk dinë të bëjë drejtesi,por banë drejtesi delitantesh.

Unë nuk e di së ne mesin e këtyre 22 policëve a do te këtë ndonjë birë nane që e kallxon te vertetën,sepse ata nuk kanë mujtë por edhe nuk kanë guxu të veproijn krye n'vehte,kanë pas urdhëra nga lartë, nga dikush nga eproret e tyre.

Apo te gjitha ata 22 policë do te jënë kurban i peshqeve të medhënje duke i marrë pasojat e këtij rrembimi,duke i poshteruar familjët dhe femijte e tyre për qyqarllakun e tyre.

Me siguri qe nga këta 22 policë të akuzuar do te dalë ndonjë trim ta tregoi të vertetën,jo për hirë te atyre qe ua montuan këto vepra penale,por për hirë te femijve dhe familjeve te tyre qe te jenë faqebardhë përgjithëmonë

Por një gjë dihet,sido që të përfundojë gjykimi i këtyre 22 policeve,dikur kur te ndrron havaja ne qiellin e Kosovës,e verteta do te dal gjithësesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...