Roli i Joe Dioguardit dhe Hebrenjve të Amerikës në lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës - Bota Sot
Roli i Joe Dioguardit dhe Hebrenjve të Amerikës në lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës

Opinione

Roli i Joe Dioguardit dhe Hebrenjve të Amerikës në lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës

Nga: Shpend Salihu Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:46
Shpend Salihu

Gjatë periudhës së viteve 90-ta kur golgota serbe ndaj Shqipëtarëve të Kosovës ishte e theksuar, dhe Serbia zhvillonte aparteid në Kosovë duke përdorur tërë arsenalin ushtarak dhe forcat e sigurisë ndaj popullatës së pafajshme civile në Kosovë, në periudhën kur u shfaq gjenocidi ndaj Shqipëtarëve në Kosovë, sepse gjenocid nuk është vetëm shfarosje masovike e një popullate etnike por është edhe privim i një komuniteti nga të drejtat e caktuara kolektive, e siç dihet Shqipëtarët e Kosovës u dëbuan me dhunë nga puna dhe institucionet arsimore edukative. Në atë periudhë filluan arrestimet e atdhetarëve, persekutimet dhe likuidimet fizike në Kosovë dhe diasporë nga shteti Serb. U fut një frikë, panikë dhe pasiguri në mesin e popullatës civile në Kosovë, intelektualët filluan të arrestohen dhe të torturohen nga policia dhe sigurimi shtetëror serb. Atëherë në skenë u shfaq një Hebrenj me prejardhje shqipëtare i nderuari zt. Joe Diougardi i cili ishte kongresmen i partisë republikane në SHBA. Ai e formoi ligën shqipëtaro-amerikane duke mbledhur biznesmena, atdhetarë e personalitete eminente Shqipëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e filloi lobimin dhe avokimin në SHBA për zgjidhjen e problemit Shqipëtar në Kosovë. Pranë komitetit për marrëdhënie me jashtë të kongresit amerikan Joe Diougardi me krenari u deklarua se ka prejardhje etnike shqipëtare dhe i parashtroi provat dhe argumentet që një popullatë e lashtë shqipëtare në zemër të Europës ishte duke u getoizuar. Ai theksoi se regjimi i Millosheviçit përdorte metoda naciste njejtë sikur nacistët gjatë luftës së dytë botërore i përdorën ndaj Hebrenjve të pafajshëm. Në kongres ai theksoi se është obligim moral dhe ligjor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ti mbrojnë vlerat morale dhe universale të kombeve të shtypura, dhe të përdhunosura nga regjimet diktatoriale. Për hir të lirisë, demokracisë dhe solidaritetit kërkoi që SHBA ta ndalë mashinerinë e Millosheviçit dhe një popull të lashtë Shqipëtar i cili ndër shekuj ishte i shtypur dhe nëpërkëmbur të ua sjellë lirinë. Arriti që rreth vetit të bashkojë shumë figura me ndikim në politikën Amerikane sikurse Tom Lantosh, Eliot Engel, Madlin Olbrajt etj. Atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me përkrahjen asokohe të ish-kryeministrit Britanik Tony Blair si dhe me anagazhimin e Jimi Shea ish zëdhëndësi i NATO-së në Bruksel, arritën të formojnë koalicionin e gjerë dhe sollën lirinë e Kosovës. Joe Diougardi me një pjesë të Hebrenjve të Amerikës, gjithashtu ndikoi që SHBA fuqishëm të investonin në infrastrukturë në Kosovë, në konsolidimin e institucioneve dhe në dhënien e granteve financiare për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Pos saj ai atëherë dhe sot punon jo vetëm në konsolidimin e Kosovës por edhe në zgjidhjen e çështjes Shqipëtare në Ballkan. Ai dhe bashkëshortja e tij sëbashku me ligën Shqipëtaro-Amerikane hartojnë dhe dizajnojnë politika si dhe parashtrojnë prova për shtypjen e Shqipëtarëve në territoret e tyre në Ballkan. Për të folur për rezultatet e Joe Diougardit mund të shkruhet një libër. Faleminderit Joe Diougardi, faleminderit Hebrenjve të Amerikës, faleminderit ligës Shqipëtaro- Amerikane për kontributin e dhënë për Kosovë dhe çështje Shqipëtare në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...