Edi Rama mos e blloko Shkodrën!

Opinione

Edi Rama mos e blloko Shkodrën!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 21 gusht 2019 Në ora: 08:07
Edi Rama

Kryeministri i dështuar Edi Rama, filloi hakmarrjen e pastër politike me Shkodrën dhe qytetarët e saj duke i bllokuar fondet!

Nuk është dicka e re për qytetarët e Shkodrës, që Edi Rama e ka bllokuar Shkodrën me metodat e tija “okulte” hakmarrëse në politikën e zhvillimit ekonomik dhe kulturor!

E kam shkruar në një artikull tjetër, që Edi Rama bëri disa investime në qytetin e Shkodrës, gjithmonë duke i tenderuar dhe kontrolluar vetë me klientët e tij, dhe me P.P.T.-të e tija, për pa marrë Bashkinë e Shkodrës!

Qëlllimi i tij ishte bllokimi dhe kontrollimi i investimeve “minimale” për Shkodrën, në favor të klientëve të tij, gjithmonë duke akuzuar Bashkinë e Shkodrës dhe kryetaren e saj se “gjoja” nuk din të shkruajë projekte të zhvillimit ekonomik!

Bashkija e Shkodrës në këto 6 vite, i ka dërguar Edi Ramës si kryeministër projekte zhvillimi të detajuar dhe të dizajnuar me të gjitha afatet dhe kostot financiare deri në detaje!

Në Bashinë e Shkodrës, ka punonjës me aftësi shumë të mira për politikën e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të njohur dhe të trajnuar ndërkombëtarisht!

Por një kryeministër që bashëpunon me “narkotrafikantët” dhe nuk ka qëllime dashamirëse për Shkodrën, nuk mund ta zhvillojë dhe nuk don ta zhvillojë qytetin e kulturës dhe të traditës!

Për fajin e tij mbasi kandidoi një “narkotrafikant” në votimet “Zero” të datës 30 Qershorë, kandidati i tij  doli një person me precedent penal i akuzuar  nga policia dhe prokuroria italiane.

Si pasojë e kësaj humbje polititike rë radhës, ka filluar intrigat e tija për largimin e kryetares së Bashkisë Voltana Ademi dhe dje ka filluar bllokimin e veprimeve për likuidimin e faturave me urdhëra politik nga Dega e Thesarit,  për të penguar punimet në sektorë shumë të rëndësishëm të zhillimit ekonomik në qytetin e Shkodrës!

Edi Rama duhet ta dijë mirë se me këta urdhëra politik nuk i bëjnë asgjë të keqe P.D.-së dhe kryetares aktuale Voltana Ademi!

Këto urdhëra politikë ndikojnë negativisht në jetën ekonomike të shkodranëve dhe pengojnë fëmijët e cerdheve, ndihmën ekonomike, pastrimin e qytetit zhvillimin e qendrave social-kulturore në Shkodër dhe disa shërbime komunitare, që janë pjesë e komunitetit të Shkodrës!

Edi Rama nuk mund të pengojë dhe bollkojë një qytet të tërë për “Egot” e tija të cmendura!?

Bllokimi i fondeve është provokim i pastër i një kryeminstri në ikje, për të gjithë shkodranët dhe Shkodrën 2400 vjecare!

Si qytetar i Shkodrës, intelektual dhe prind i drejtohem Edi Ramës!

Mos e blloko Shkodrën për inatet dhe egot e tuaja të shfrenuara!

Shkodra i takon të gjithëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat