A i shesim shumicën e institucioneve shtetërore dhe publike

Opinione

A i shesim shumicën e institucioneve shtetërore dhe publike

Nga: Ejup Berisha Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:48
Ejup Berisha

A i nxjerrim në ankand të gjitha institucionet shtetërore për ti shitur përveq Qeverisë kuptohet. Ashtu kështu ka një kohë të gjatë që nuk është duke funkcionuar asnjë prej tyre apo ato vetëmse egzistojnë por nuk janë funkcionale këtu në RVM. Së pari ta shesim Kuvendin e Republikës si një prej institucioneve më të larta shtetërore i ngarkuar me Kushtetutë dhe me ligje që të miratoj ligje dhe akte të tjera nënligjore.

Edhe pse thuhet se pushteti i të zgjedhurve të popullit buron nga vetë populli gatise të gjitha ligjet që janë miratuar dhe po miratohen nuk i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të cilët formalo juridikisht janë bartës të sovranitetit shtetëror por jo edhe faktikihst.Prandaj Kuvendi duhet shitur me shpejtësi. A e din ipse sepse ky edhe pse duhet të jetë vendi ku zhvillohen debate konstruktive për rrethanat, gjendjet dhe gjërat reale të cilat ndodhin në shtet a keni dëgjuar ja gjatë kohë ju përshembull ndonjë debat të tillë unë theme jo e për ju nuk e di lexues të nderuar.

Kuvendi i Republikës gjithashtu është institucioni i cili duhet të ushtroj kontrollë ndaj punës së Qeverisë dhe të institucioneve dhe organeve të tjera shtetërore dhe publike të cilat i themelon dhe formon vet ai por parashtrohet pyetja se a e kryen me efektivitet dhe me efikasitet Kuvendi funkcionin e kontrollit përgjigja është jo. Sot në vend që kontrollë ndaj Qeverisë të zbaton Kuvendi vetë Qeveria po e kontrollon punën e Kuvendit. Ky i fundit edhe pse ka mekanizma kushtetues dhe juridik për ta kontrolluar punën e Qeverisë ato nuk po dëshiron apo nuk po guxon ti përdor. Qfar na duhet posti i Presidentit të Republikës.

Në rastin konkret po flas për postin e jo për individin i cili aktualisht e mban dhe po e kryen këtë post e kamë fjalën për Presidentin Stevo Pendarovski të cilit I dëshiroj shumë fat suksese dhe mbarësi në postin që e mban. Duhet ndryshuar kompetencat e Presidentit të Republikës pra mendoj se Presidenti duhet të ketë më shumë pushtet faktik dhe efektiv e jo vetëmse përfaqsues dhe ceremonial për faktin se ky ka një kohë të gjatë që zgjidhet nga qytetarët e vendit prandaj Presidentit duhet që ti jepet pushtet më I madh posaqërisht Partitë politike të cilat janë shkaktare të mugesës së dialogut politik duhet që Presidentin ta respektojnë kur ky e sheh të nevojshme se duhet të thirret takim liderësh apo kur Presidenti sygjeron dhe rekomandon se është e nevojshme të forcohet dialogu politik në shtet. Presidenti I shtetit duhet të jetë figure më e avancuar në shtet e jo të mbetet figurë simbolike politike i ndikuar dhe i dirigjuar nga Partitë politike në pushtet apo edhe nga ato në opozitë siç ishte rasti me parardhësin e tij e kamë fjalën për qytetarin Gjorge Ivanov.

Prokuroritë dhe Gjykatat duhet nxjerrë në ankand me urgjencë përshkak se këto mekanizma kryesor të pushtetit gjyqsor nuk po e luajnë rolin qensor që e kanë pra ndjekjen dhe dënimin e kryesve të veprave të ndryshme të rënda dhe shumë të rrezikshme penale. Jo të paktën të atyre kryesve të vërtetë të veprave të rënda dhe të shumë të bërave të këqija në shtet si shantazhim,vjedhje,plaqkitje të dhunshme, dhunime të shumta, plagosje dhe vrasje. Disa informacione thonë se burgjet në shtetet e Ballkanit janë të stërmbushura me njerëz të pafajshëm të cilët po kalben nëpër burgje për veprat të cilat si kanë bërë asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat