Këta tre politikanë-ishin ”egjeli”, dhe faqja e “zezë” , e Kosovës vite me radhë - Bota Sot
Këta tre politikanë-ishin ”egjeli”, dhe faqja e “zezë” , e Kosovës vite me radhë

Opinione

Këta tre politikanë-ishin ”egjeli”, dhe faqja e “zezë” , e Kosovës vite me radhë

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:23
Ragip Guraziu

Hashim Thaçi Aleksandar Vuçiç dhe Frederica Mogherini, bashkëpunëtore e Serbisë, në dëm të Kosovës.Të gjitha pazaret që u bënë nëpërmjet të Frederika Mogherini, Hashim Thaçit dhe Aleksadar Vuçiqit-u tha me kohë se duhet zhvlerësohen, dhe që kahere është kuptuar nga qytetarët e Kosovës,se Frederika Mogherini, nuk është realiste gjithnjë anën nga Serbia,në bisedimet dhe tani edhe sa u përketë kufijve, me duket se Taksa nga kryeministri Haradinaj vënë Serbisë,u bë kancer i madh Mogherinit.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.

Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel. Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor, Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj.

Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

Ndryshimi i kufijve, kapitulli i fundit i vdekjes politike të Thaçit

E gjithë veprimtaria e Hashim Thaçit, që nga shpallja e pavarësisë, po del se paska qenë vetëm një 'gënjeshtër', për t`ia mundësuar vetes dhe kësaj klase politike që për afro dy dekada ta udhëheqin këtë shtet, për të vjedhur dhe për të zhvatur këtë popull deri në palcë, kurse të gjitha proceset në shtetndërtim dhe zhvillim mbeten procese të dështuara që i faturohen gjithë kësaj kaste politike që ka qeverisur me vendin.

Vazhdimin e dinamikës gati ditore të presidentit Thaçi, që të jetë në opinionin publik me konferenca shtypi për të arsyetuar opsionin e tij të bërë publik për korrigjimin e kufijve- këmbimin e tyre mes Serbisë dhe Kosovës, si marrëveshje finale mes dy shteteve në dialogun vijues, edhe qytetarët po e shohin si një ndjesi të vetë presidentit, që për gabimet e bëra deri tani ai është duke vdekur politikisht dhe se vetëm mosveprimi më energjik i opozitës po e mban atë akoma të gjallë.

Opozita kshte vetëm fjalë, se po ta kishte seriozisht do të organizonte protesta kundër presidentit të rrezikshëm që po rrezikon edhe kufijtë e shtetit….

Duke bërë pazare për interesa personale, për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, por edhe për t'u faktorizuar si në skenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Analistët thonë se Hashim Thaçi po e shfrytëzon Luginën e Preshevës si kartë, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve Kosovës Serbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova as nuk ka ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe në këtë formë Hashim Thaçi vetëm po i mbron interesat e Beogradit në Kosovë për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, si dhe për të faktorizuar veten mediatikisht.

Thaçi me metodën e tij të njohur po krijon kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari

Të vdekur e shof Hashim Thaçin politikisht me këto veprim, por ai akoma duket i gjallë pasi që opozita e dobët po ia mundëson që të mbijetojë këto orët e fundit. Hashim Thaçi ka vdekur politikisht kaherë dhe politika e Hashim Thaçit duhet varrosur tani sa nuk është bërë vonë. Mirëpo nëse pyetemi se kush prej politikës kosovare po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike, ndonëse ka rrezik që një sherr të madh do e pësojmë, pasi kemi duruar deri tani edhe ne vetë, ne qytetarët duke ia dhënë votën dhe duke mbajtur në pushtet këtë kastë të papërgjegjshme politike dhe atë vetë bashkë me të, Hashim Thaçin. Tani Hashim Thaçi po e shfrytëzon si kartë Luginën e Preshevës, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve Kosovës-Serbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova pasi nuk ka as ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë.

Atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe

Tani veriu i lënë pas dore veç ka filluar të marrë formën e parë të Republikës Serbe të modelit të Bosnjës, sepse atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe, e cila i përgjigjet vetëm qeverisë në Beograd, dhe injoron tërësisht institucionet e Republikës së Kosovës. Kosova me këta njerëz po shkon sigurt drejt rrugës së Bosnjës në një shtet jofunksional me të ardhmen të kërcënuar e të pasigurt Përgjegjësi e të gjitha partive politike, që ishin në pushtet që nga viti 1999 e deri më sot, që e lanë veriun e Kosovës de fakto në dorën e Serbisë dhe vetëm dhe e shfrytëzuan atë vetëm për kontrabandë, krim ekonomi. Këto parti politike që edhe tash po qeverisnin me vendin, e kanë qeverisur edhe në të kaluarën. Asnjëherë nuk u kujdesen me këmbëngulje që ta trajtojnë veriun si pjesë de fakto e de jure të Kosovës, përderisa këta krerë shteti tani po e përgatisin terrenin që t'ia japin krejtësisht ingerencat Serbisë, që përmes Asociacionit të menaxhojë veriun, me të gjitha asetet publike dhe pasurinë e Kosovës. Në ballë të këtij veprimi është vetë Hashim Thaçi, i cili bashkë me Qeverinë po punon që t'ia dorëzojë tërë veriun e Kosovës në menaxhim 'ZAJEDNICËS', që e ka përgatitur Beogradi zyrtar, me aprovimin blanko nga krerët e shtetit tonë vetëm për t'i shpëtuar pushtetarët në krye me presidentin Thaçi Gjykatës Speciale.

Zajednica' është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor

Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. " Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit. Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel.

Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor. Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj. Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

Ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i mallkuar nga kjo klasë politike e inkriminuar!

Përfundimisht ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i nëmur (mallkuar) nga kjo klasë politike e inkriminuar. Është e vërtetë që Kosova po kalon momentet më të vështira që nga përfundimi i luftës, sepse këta politikanë e kanë stërlodhur këtë popull e këtë vend, e gjithë kjo klasë politike dhe këta pushtetarë të inkriminuar, saqë edhe po ndërmarrin hapa të tjerë më të rrezikshëm, siç është cenimi i territorit e tërësisë territoriale, për çka edhe po del hapur presidenti Hashim Thaçi, për gjoja korrigjim të kufijve, e që në realitet është ndarje e Kosovës, dhe askush nuk mund të befasohet nëse së shpejti do të nxjerrë në publik edhe ndonjë marrëveshje zyrtare që ai, sipas të gjitha gjasave, duhet ta ketë nënshkruar, përderisa flet me kaq siguri për një temë të ndjeshme, që prek shumë interesa.

Mirëpo, unë dua të besoj që me kalimin e kohës jo shumë të largët, kjo shkelje kaq flagrante e Kushtetutës së shtetit tonë nuk mund të kalojë në heshtje, por duhet që secili shkelës të përballet me forcën e ligjit. E them këtë, sepse tanimë është bërë vetë kreu i Republikës kërcënues edhe për paqen dhe sigurinë, ndërsa me polemikat e tij po nxit gjithashtu tensione edhe përtej Kosovës. Për këtë lloj alarmi reagoi edhe ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, për propozimin e Serbisë përmes Hashim Thaçit, i cili po kërkon me nxitim korrigjim të kufijve për agjenda të tij personale. Është për kritikuar edhe këtë heshtje verore të opozitës parlamentare që po pushon e nuk po i ndihet fare zëri. "Me këtë rast dua të them se dhe opozita parlamentare po luan me dy karta joserioze për temën e dialogut dhe rolin kontrovers e të rrezikshëm të Hashim Thaçit, dhe nuk po alarmohet tani për t'i prishur pushimet dhe për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme që të adresojë me argumente të bollshme përgjegjësinë politike e kushtetuese të presidentit Thaçi.

Mogherin- Kocijanciç u mundua  t'i rezervojnë Kosovës një status të Bosnjës

Kosova veq telasheve të veta mbrenda përmbrenda, po du të mbrohet edhe nga përfaqësuesit e BE-së, siç janë Federica Mogherini dhe Maja Kocijanciç , të cilat hapur shihet se janë të njëanshme dhe në krahun e Serbisë. Madje kët e kanë dëshmuar edhe haptas qe nka fillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi,duke e zë në gojë,Ujmarin dhe Trepën, dhe thuajse ne i kemi borgjë Serbisë,dhe jo Serbia Kosovës edhe pse me gjithë ato krime, gjenocide,masakrat,vrasjet dëbimet kalljet,etj etj, këto dy zonjëa po deklarohen gjithnjë në favor të Serbisë.

E dhe pse dihet se  e gjithë politika serbo-sllave,e ndihmuar nga  Rusia nënë,janë  ish- bashkëpunëtorët e Millosheviqit

Presidenti serb aktual,Aleksandër Vuçiq ka qenë në kohën e regjimit millosheviqian në strukturat udhëheqse,me një postë shumë të veqantë po ashtu  Ivica Daçiqi krahu u djathtë i tij që ,këta të dy tani po e ndjekin rrugën e tij dhe kanë bllokuar Veriun e Mitrovicë me mbeturinat e kriminelëve dhe çetnikëve serbë,dhe kjo është arsyeja,se si mundet këto dy zonja,por edhe kjo BE,ti mbyllin sytë para gjithë kësaj, e cila po shkonë në dëm të shtetit të Kosovës,me këto vonesa që po i bëhen rrugës drejt bashkimit Evropian,dhe këtu fajtori është,Serbia,dhe BE, me ndërkombëtarët që misionet e tyre i kanë derguar në Kosovë për sundimin e ligjit, e jo bashkëpunëtorët të përbetuar të shtetit serb dhe ata të cilët me shekuj kanë ushtruar dhunë ndak popullit shqiptarë.

Reagon edhe Mogherini: Situata tregoi se nevojitet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka komentuar operacionin Policisë së Kosovës në veri, ku u arrestuan 19 zyrtarë policorë nën dyshimet për kontrabandë e krim të organizuar.

Ajo ka thënë sot se ngjarjet  tregojnë qartë se situata mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të qëndrojë në një ‘status quo’, por duhet të ecën drejt një marrëveshjeje.

 Mogherini po ashtu u ka bërë thirrje Beogradit e Prishtinës t’i kthehen tavolinës së bisedimeve dhe të mundohen të arrijnë një marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një konferencë për media ku u prezantua paketa e BE-së për zgjerim, Mogherini tha se shpreson në rifillimin e dialogut mes palëve dhe një marrëveshjeje eventuale. Kërkoi edhe njëherë që taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të përgjigjet.

“Jam e bindur se një marrëveshje është e mundshme nëse përmbushen kriteret për rifillimin e dialogut. Por, për këtë është shumë e nevojshme që të përmbushen parakushtet tha ajo, para së gjithash të hiqet taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës” , tha ajo.

Ajo potencoi po ashtu se në Samitin që u mbajt në Tiranë para tri javësh ka riktheksuar edhe njëherë se do të jetë në përkrahje të interesave të të dy palëve, Prishtinës e Beogradit.Në një vijë me Mogherinin ishte edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

A po jetojnë shqiptarët të mohuar në tokën e veta ?!

 ''Të copëzuar në dy shtete të ashtuquajtura të pavarura: Shqipëri dhe Kosovë, që rrethohen me aneksimet tokësore Çamëri, Maqedoni, Mal i Zi, Luginë e Preshevës, Pazari i Ri... Të gjithë këta emra janë realitete etnike dhe historike shqiptare që aktualisht qeverisen nga të huajt. Jeta e shqiptarëve në tokat e okupuara nga të huajve padyshim që është shumë e rëndë, por, aspak më e lehtë nuk është as pozita e shqiptarëve që edhe pse janë të çliruar nga pushtuesit, janë në hall me lirinë sepse kanë probleme të rënda me vet-qeverisjen. Kosova po duhet të mbrohet edhe nga përfaqësuesit e BE-së, siç janë Federica Mogherin dhe Maja Kocijanciç''.

A do ketë gjasa apo pretendime që gjërat të kthehen në pikën zero ?!

''Për këtë ka menduar dikush tjetër,ku thot; '' pretendimi që gjërat të kthehen në pikën zero, është e gabuar sepse zeroja do të thotë, kthimi nga fillimi, e kthimi nga fillimi, do të thotë negocim edhe i territorit të Kosovës''.

''Serbia po e shfrytëzon maksimalisht dobësinë e Diplomacisë se Kosovës, si dhe nivelet e ulëta të njohurive dhe të përvojave të munguara të palës së Kosovës. Të gjithë këtë skenar Serbia po e bën me qëllim që të mos hedhen hapa të gabuar, të dëmshëm, dhe të  pa riparueshëm”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, duke shtuar se të tillët po pretendojnë se janë më të zotët, dhe se nuk duhet të shkelin me këmbë në tokë''.

Kosova po duhet të mbrohet edhe nga përfaqësuesit e BE-së, siç janë Federica Mogherini dhe Maja Kocijanciç , të cilat hapur shihet se janë të njëanshme dhe në krahun e Serbisë. Madje këtë e dëshmuan me prononcimin e tyre në lidhje me Trepçën dhe Ujmanin.

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, deklaroi se Serbia para anëtarësimit të plotë në BE duhet t’i zgjidhë problemet aktuale me fqinjët.

Hahn në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin e Serbisë në Beograd u prit nga Presidenti i vendit Aleksandar Vuçiç, që të gjitha që kishte  Hahn ia ta troç në sy Vuçiqit

Pas takimit në presidencë, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin serb, Hahn tha se Serbinë po e presin reforma të vështira, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Të gjitha pazaret që u bënë nëpërmjet të Frederika Mogherini,duhet zhvlerësohen, dhe që kahere është kuptuar nga qytetarët e Kosovës,se Frederika Mogherini, nuk është realiste gjithnjë anën nga Serbia,në bisedimet dhe tani edhe sa u përketë kufijve, me duket se Taksa nga kryeministri Haradinaj vënë Serbisë,u bë kancer i madh Mogherinit.

Largimi i Mogherinit dhe ardhja e Helga Schmidt lajm i madh për Kosovën dhe qytetarët e saj

Për gjithë këto ngecja që po i ndodhin Kosovës dhe qytetarëve të saj ,gjithë herë fajtore  Mogherini, duke përkrahur agresorin,që i bie Serbinë dhe duke fuqishëm domton Kosovë me deklaratat e saj pro Serbisë,deri sa edhe u zbulua,dhe kështu ne shqiptaret duke i besuar gjithkujt dhe çdo kujt,gjithmonë goen ja kemi pregaditur vetes?!

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së,Frederika Mogherini, këto ditë është duke u përballur me akuza dhe kritika nga  qytetarët dhe subjketeve të ndrtyshme politke,biles edhe nga vetë kryeministri Ramush Haradinaj,i cili edhe sy më sy iu përgjigje saj dhe i tregoj se koha e saj i ka mbaruar dhe jo edhe aq lehte mashtrohen shqiptarët. e Gjithë kjo armiqësi ndaj qytetarëve dhe Mogherinit ka ardhur si pasojë për shkak të politikës së njëanshme të saj karshi pozicionit zyrtar,anim nga Serbia në dëmë të Kosovës,dhe tani e papërshtatshme për qytetarët e Kosovës,duke iu futur thikë pas shpine,derisa ehe u zbulua.

Për përzgjedhjen e saj,Frederika Mogherini, në postin që e mbajti deri tani, përgjegjësi të madhe dhe gabim trashanik,fajtor Bashkimi Evropian

Dikush po mendon se Bashkimi Evropian nuk do të jetë më si ka qenë, nuk do të ketë hapësira për politikanë si Mogherini që me punën e saj nuk ka përfaqësuar vlerat që Bashkimi Evropian proklamon, atëherë, kjo s'do koment dhe duhet të jetë realitet,dhe BE-ja,nuk duhet të gabojë dhe duhet t;i trajtoj shqiptarët si të tjerët se edhe ne jemi këtë rrozullin tokësore biles para gjithë juve...

Të gjitha pazaret që u bënë nëpërmjet të Frederika Mogherini,duhet zhvlerësohen, dhe që kahere është kuptuar nga qytetarët e Kosovës,se Frederika Mogherini, nuk është realiste gjithnjë anën nga Serbia,në bisedimet dhe tani edhe sa u përketë kufijve, me duket se Taksa nga kryeministri Haradinaj vënë Serbisë,u bë kancer i madh Mogherinit. Tani me padurim pritet të zëvendësohet dhe me këtë pazaret në kurriz të Kosovës do të zhvlerësohen dhe bisedimet do të bien në binar

Aleksandar Vuçiqit iu pata pergjegjë në një ragim kështu vite më parë

Ju gjithmonë keni qenë pa fytyrë, keni pas një të (ZEZË), dhe atë po e trashëgoni, jo vetëmFytyrat e juaja, Serbisë pra, gjithnjë në çdo rast të ndryshuara, fytyra çetnike, kriminele, shoveniste ,Arkanit,Sheshelit,dhe keni sjellur regjimin e Sllobadan Millosheviqit në veri të Mitrovicës,dhe jo rastësisht Sllobodan Millosheviqi morri epitetin,siç e quajn tani,Kasapi i Ballkanit.

Po kërkoni pështimin nga Kina dhe Rusia

Ju z.Vuçiq me këtë politikë shoveniste e çetnike,totlisht kopje e kasapit të ballkanit,Millosheviq,këtë epitet e morri Slloba,nga te vetet dhe nga ndërkombëtarët, Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë,deri sa ju si popull gjithmonë keni  incinua të gjitha luftrat siç ishte edhe kjo e fundit që morret ''grusht'' të rëndë na Sllovenia,Kroacia, Mali i Zi,Maqedonia,Greqia,tani edhe Kosova,me masakrat e juaj ndaj popujve  tjerë jo serb,dhe kjo fytyurat e zaza të juajt,gjithmonë kanë qenë të zeza.

Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kjo fytyra e Serbisë....

Pushka e Adem Jasharit, sa herë po qetë, po vret…

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç pati ndodhur me demonstratat e vitit 1981, që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’

UDB-ja dhe politika Milloshviqjane janë ”varrosur” mu në Kosovë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhsit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetut e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në predentimet e Serbisë,dhe u varros shprehja Kosova i Metohija,dhe Kosova tani është e lirt dhe si një popull i tëri ,unik i pandar dhe i bashkuar së shpejti,këto ishin aspiratat që shqiptarët me shekuj kanë vuajtur nga thundrra serbo-ruse sllave.

Shumë furtuna dhe luftra kanë kaluar në Kosovën e nëpërr Kosovë,por Mitrovicën,qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj.Tani si po shifet kjo ndarje u krye në Kumanovë,kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi,atëherë pata cekur se ;Serbia ka fituar me këtë marrëveshtje,dhe tani jo rastësisht KFOR-i Frances u stacionuar (menjëherë pas terhjeqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999),në Veri të Mitrovicës.

Sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë,që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë,që po fsheh shteti Serb,që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë,gjegjësisht në veriun e Mitrovicës,po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb,për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi,dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës,dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dëgojnë në pus pa fund ,siç thotë populli.Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi.Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 18 vjet pas përfundimit të luftës,çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Kosova (historikisht: Dardania, zyrtarisht Republika e Kosovës, anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.908 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit.prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën,por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...