Republika e Kosovës është atdheu ynë, jo vetëm i pushtetarëve

Opinione

Republika e Kosovës është atdheu ynë, jo vetëm i pushtetarëve

Nga: Ragip Guraziu Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:21
Ragip Guraziu

Letër publike kësaj legjislature që me 89 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllevër të tyre?! Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqtë, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë. Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoi as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqve tjerë ndërkombëtare. Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona u materializua përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Kosova arriti të ruajë marrëdhëniet e mira diplomatike me shtetet mike në krye me SHBA-në. U miratua Kushtetuta e vendit, u forcua baza ligjore dhe institucionale dhe u ngrit shërbimi diplomatik i Kosovës në shumë vende të botës. U krijuan themelet e para të Ushtrisë së Kosovës, përmes transformimit të TMK-së në FSK dhe u arritën rezultate të mira në ngritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, etj, etj....

Por ku jemi sot?!

Historinë nuk po mundemi të shkruajmë vet, edhe pse u fitua lufta, tani dikush tjetër do e shkruaj historinë tonë, por pak më ndryshe dhe mos të na jetë hatri askujt këtu në Kosovë ?!

''Kur një oficer i lartë i Rajhut të Tretë gjerman po i godiste, me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Ciceroni, zemëruar dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”.

Me këso soj të paudhë udhëheqësish, të subjekteve politike pozitë e opozitë e zbehen dhe po e zbehin, e trkurrën dhe po e t'kurrin me të opostofuarit më lartë, Presidentin, Hashim Thaçin, Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Kryeparlamentarin, Kadri Veselin, dhe deputetet e Kuvendit të Kosovës pa dallim, që me mish e shpirt u munduan dhe po mundohen që Kosovë ta lënë si ''peshku pa ujë''?!

Dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohen ta pranojnë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim, nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës.....

Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqtë, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.

Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

A është shpresa e vetme e qytetarëve kosovarë që 2019-ta të fillojë të jetë vit i llogaridhënies dhe meritokracisë.

Në rast se nuk e ndërrojnë diskursin politik institucionet politike shtetërore, si ato qendrore e deri te ato lokale, ndryshe nuk do t’ju jepet të rinjve të talentuar mundësia e barabartë për të pasur në vendin e tyre.

Qeveria asnjëherë nuk ka hezituar t’iu kërkojë llogari individëve dhe vendimmarrësve në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet qendrore deri te ato lokale, që 2019 të zhduket fuqia politike dhe ndikimi i nëntokës kriminale, dhe të mos jetë më mbi ligjin sa i përket të rinjve tanë, që t'ua kthejnë prespektivën e dashurinë për të jetuar në vendlindjen e tyre dhe jo ta marrin botën në sy?!

Me këto parti politike egoiste aktuale, në zgjedhje, (edhe po qe se iu mundësohen kushtet), nuk do kenë kuptim.

Gjasat janë minimale me këto parti aktuale të shkohen në zgjedhje dhe nuk do kenë kuptim pasi që qytetarët shumë të zhgënjyer që 20 vite rresht, të gjitha kanë qenë, herë-herë në pushtet, gjithnjë me koalicione dhe zgjedhjet në këto situata nuk janë të proferueshme, mu në këto situata politike në Kosovë.

Ndryshe qytetarët të vetmen shpresë po e kanë që të gjejnë mënyra për të ikur sa me shpejtë, sa me larg Kosovës. Derisa krimi i organizuar dhe nëntoka të udhëheqin shtetin nga nëntoka kriminale , nuk ka perspektivë për qytetarët dhe shpëtimin do ta kërkojnë duke ikur larg Kosovës që do të thotë se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin kurrfarë perspektive për qytetarët.

Pak e hiq gjasa që të ketë zgjedhje në mes të vitit 2019, pasi që Hashim Thaçi ta përfundojë misionin e tij për t`i dhënë Serbisë gati 1/3 e territorit te Kosovës në pranverën e 2019-ës, po ashtu nuk janë të gatshme partitë politike që të shkojnë në zgjedhje.

Nuk janë zgjedhjet zgjidhje për situatën politike në Kosove, derisa është shndërruar politika vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në pushtet, ka qëllimin e forcimit të klientelave, zhvatjen e popullit e shërbimin e plotë për mafio-oligarkët, e jo mirëqenien e qytetarëve. Kur kemi parasysh se po luftojnë të gjitha partitë politike, pa dallim, që në çdo mënyrë ta marrin pushtetin në nivelin lokal apo edhe qendror dhe asgjë tjetër.

Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet e Kosovës dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk di se sa do të dalin në votime, pasi rresht për këto vite qytetarët kanë qenë të zhgënjyer dhe po mbesin të zhgënjyer edhe tani, kur kemi parasysh se ka humbur shpresat e tyre gjeneratat e reja ndaj shtetit të tyre dhe po e marrin botën në sy edhe pse shumica me diploma, mastera e doktoratura, por ç'po ju hynë në punë në shtetin e tyre kur po mbesin rrugëve, e shumica po ia mësynë perëndimit për të mbijetuar.

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllevër të tyre?! Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqtë, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë. Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Ja tragjedia më e madhe që ia shkaktuat Kosovës

Qeveria e Kosovës, që deri në këtë mandat të fundit ka sjellë vetëm kriza të njëpasnjëshme, ngecje në zhvillim, ngecje në reforma për avancim demokratik dhe zhvillimit ekonomik

Si analistët politikë të cilët i kanë përcjell zhvillimet me të cilat janë ballafaquar institucionet e Kosovës që nga mandati i parë qeverisës i pas luftës nën administrimin ndërkombëtar të OKB-së, dhe pastaj në fazën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në këto 11 vite, vlerësojnë se mungesa e stabilitetit politik në qeverisje të vendit ka shkaktuar dëmin më të madh të mundshëm, gjë që po reflekton edhe tani pas 20 vjetësh në liri në ngecjen e zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor e social, por edhe imazhin ndërkombëtar të shtetit të ri të Kosovës.

Krejt kjo gjendje, vjen nga sjellja e pa përgjegjshme e politikës karshi institucionit të shtetit dhe lakmia vetëm për pushtet e politikës.

Kjo luftë nuk është bërë për të sjellë parime e ndryshime të reja pozitive, por vetëm për të kapur kriminalisht shtetin, për të zhvatur kush më shumë e kush më pak buxhetin.

Është tragjedia më e madhe që i është shkaktuar këtij shteti të ri dhe qytetarëve për këto dy dekada, e sidomos në këtë dekadën e parë pas shpalljes së pavarësisë. Gjithçka në politikë është bërë për të kapur pushtetin dhe për të zhvatur buxhetin sepse askush nuk ka ardhur në krye të qeverisë me projekte zhvillimor për të prodhuar ndryshime pozitive. Kemi një rreth rrotullim të politikës së njëjtë, betejë për të rrënuar jetën institucionale nga lakmia e tjetrit për pushtet. Lakmi që deri në këtë mandat të fundit ka sjellë vetëm kriza të njëpasnjëshme, ngecje në zhvillim, ngecje në reforma për avancim demokratik dhe zhvillimit ekonomik.

Prandaj, kjo politikë aktuale që edhe tani së fundi dështoi të mbajtjen e stabilitetit politik dhe të shtetndërtimit, që e futi vendin në rrugë pa krye edhe në bisedimet më Serbinë, meriton një ndëshkim të madh, një ndëshkim për ta nxjerr pakthyeshëm prej skenës politike dhe për të ju dhënë mundësi ideve dhe kuadrove të reja në politikë.

Sigurisht për asgjë tjetër nuk kanë menduar këta njerëz, për të gjitha këto vite të pas luftës, vetëm si të zhvatin më shumë se tjetri në kurriz të shtetit e taksave të qytetarit dhe të bëhen të pasur. Kështu vepruan para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Është koha që këtë të ndëshkohen sepse asnjëherë në politikën e Kosovës të këtyre dy dekadave nuk kemi parë betejë elektorale me parime e me programe konkurrente. Gjithçka është bërë për inate personale të liderëve politik dhe përfitime të secilit për vete dhe grupit të njerëzve servil që e rrethojnë si të ishte një oborr mbretëror.

Në këtë fokus e shoh edhe gjendjen e krijuar së fundi me qeverinë në dorëheqje, që sipas tij nëse pas këtyre zgjedhjeve nuk kemi ndërrim gjeneral të mentalitetit politik në qeverisje, shteti do të rrënohet.

Sepse brezi i ri i ka humbur shpresat në këtë politikë dhe shumë shpejtë Kosova mundë të zbrazet nga pasuria më e madhe që e ka rinia e shëndosh dhe akoma e pa helmuar me disa antivlera që sot rrezikojnë rininë në vendet e zhvilluara perëndimore. Nga mandati në mandat dhe nga viti në vit, kjo politikë e pa përgjegjshme deri në këto javët e fundit, pa dallim, të gjithë kanë kontribuar për ta dëmtuar zhvillimin e shteti të ri të Kosovës, qoftë në zhvillim të brendshëm apo edhe në imazhin ndërkombëtar. Kjo është mënyra më perfide e mafio politikës për të arritur qëllimin e vetë në kapjen e shtetit, pa e menduar demokracinë parlamentare dhe interesin për zhvillimin stabil të vendit. Kjo qasje e politikës po e rrënon akoma më shumë besimin dhe shpresën e të rinjve në shtetin që po zbrazet sepse politika i ka harruar ata dhe mendon vetëm si të arrin deri të paraja dhe ta zhvatë kriminalist buxhetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat