Vija liqenore në Shkodër, ose “zhvatja” e radhës e Edi Ramës!

Opinione

Vija liqenore në Shkodër, ose “zhvatja” e radhës e Edi Ramës!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 23 gusht 2019 Në ora: 11:03
Edi Rama

Politika e zhvillimit ekonomik, turizmi ka rëndësi të madhe për Shkodrën, Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin!

Shkodra ka shkruar një projekt zhvillimi 2005-2015, në bashkëpunim me komunitetin dhe institucionet ndërkombëtare të zhvillimit!

Ky project pati ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të Shkodrës, pavarëisht disa pengesave dhe të metave për arsye objektive dhe subjective!

Edi Rama po investon dhe ka investuar në Shkodër, pa një projekt të qartë dhe të detajuar, vetëm për qëllime elektorale dhe për të mbushur “xhepat” e tij dhe të klientëve të tij me P.P.T-të!

Edi Rama ka shpallur P.P.T-të, si një mënyrë për të realizuar qëllimet e tija “klienteliste” në dëm të komunitetit dhe publikut!

Që në fillim të qeverisjes së tij mbajti në punë një “person” që e kishte mbajtur edhe P.D.-ja, Benet Becin për zhvillimin me institucinet vendase dhe të huaja, duke “ironizuar” në Shkodër se është “shkodran i djathtë edhe i majtë”!

Kryeministri Edi Rama ka botuar një postim: “Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj! Pēr këtë projekt, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian”!

Projekti për investimin në bregun liqenor Shirokë-Zogaj, ka disa vite që “përflitet”, biles janë përcaktuar “klientët” e Ramës që kanë fituar tenderat! Edi Rama i bën këto investime në Shkodër për qëllime të pastra zhvatëse dhe elektorale!

Këtë projekt e prezantoi pikërisht mbas dështimit të zgjedhjeve 30 Qershorit dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, antikushtetues!

Edi Rama nuk don të zhvillojë Shkodrën, por të mbushi xhepat e vet dhe të klientëve të tij të afërt, për të blerë vota në Shkodër dhe zhvatur para publike deri në sekondën e fundit të qeverisjes së tij!

Nuk ka asgjë të keqe të investohet në punët publike në Shkodër dhe kudo, mbasi për këtë votohen qeveritë dhe Shkodra ka edhe disa hapsira që duhet investuar për turizmin dhe rritjen ekonomike!

Së pari, ky projekt është “antikushtetues dhe antiligjorë”, mbasi nuk kemi një Këshill Bashkiak kushtetues për ta miratuar, i dalë nga zgjedhjet “Nul” të 30 Qershorit!

Së dyti ky projekt më duket edhe “antisocial” dhe “antiekonomik”!

Në pamje të parë duket se i shërben komunitetit dhe Shkodrës!?

Por a do të ishte më mirë të investohej për ngrohjen, internet dhe kushte më të mira në shkolla, për shërbime në spitale dhe qendra shëndetësore, për të rritur pencionet e shkodranëve, për të rritur rrogat e arsimtarëve dhe mjekëve, për të plotësuar kërkesat e studentëve për “kushtet mizerabël”, që Edi Rama i gënjeu me premtime?!

Apo të investohet për të “shitur beton” dhe fituar dhe zhvatur para publike në kurriz të qytetarëve?!

A do të ishte më mirë të “mirëmbahej” investimi i bërë në këtë vijë liqenore në vitin 2008 dhe me rritjen ekonomike dhe mbushjen në fillim të “barkut me bukë” të shkodranëve, të fillonin projektet e zhvillimit të domosdoshme në turizëm!?

Ky njeri, Edi Rama nuk është aspak i interesuar për problematikat e njerëzve të thjeshtë, deklaronte lideri i opozitës Lulzim Basha!

Edi Rama e ka metodë pune “shitjen e betonit” dhe betonizimin!

Që në fillim të qeverisjes 6 vjecare, projektoi “Rilindjen urbane”, duke harxhuar pa kriter para publike, të marra borxh nga institucionet ndërkombëtare, duke i lënë në “borxhe” shqiptarët, vetëm për qëllime “klienteliste” elektorale, duke mos dëgjuar si “kokëderr” që është, as këshilltarët e tij ekonomik!

Metodat klienteliste që përdor Rama, kryeministri autoritar i reshtuar me oligarkët në lindje dhe perëndim, janë në dëm të komunitetit, publikut dhe paratë shkojnë vetëm në xhepin e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij!

Magjithatë, ky investim nëse realizohet do t’i ngeli qytetarëve të Shkodrës dhe të gjithë shqiptarëve, mbasi Edi Rama nuk është i përjetshëm!

Edi Rama nuk do ta marri kurrë Shkodrën me zgjedhje të lira, jo me këtë investim por edhe me investimet e tjera!

Edi Ramës i duhen para për të blerë edhe njëherë zgjedhjet, mbasi nuk ka më para nga “kultivimi i hashashit” dhe Sajmir Tahiri!

Edi Ramës i duhen këto para për të “blerë” P.S.-në në opozitë!

Mendoj dhe shpresoj se socialistët e ndërshëm do ta “rrëzojnë” Edi Ramën, mbsa dorëheqjes së tij të shpejtë!

Shkodra ka nevojë për investime të sigurta për të ardhmen në të gjitha fushat dhe rritje ekonomike që qëndrueshme.

Shkodra ka nevojë për një projekt tjetër zhvillimi 2020-2030, që të shkruhet nga specialistë të fushës në bashkëpunim me komunitetin dhe të mirëmbajë ata investimet që janë bërë për infrastrukturën dhe zhvillimin!

Investimet e tjera të bëra me P.P.T.-ë, në këto 6 vite në Shkodër, stadiumi “Loro Borici” , Teatri “Migjeni’ dhe Fototeka “Marubi”, nuk patën ndikim pozitiv tek zgjedhësit shkodran të majtë dhe të djathtë!

Në Shkodër morën pjesë vetëm 5-6 % e qytetarëve në votimet e “Nul”, të 30 Qershorit!

Edi Rama është i bindur që nuk do ta marri kurrë Shkodrën me votime të lira!

Edit në këto muaj të fundit të qeverisjes së tij, i interesojnë vetëm “paratë e thata” në dorë dhe zhvatja e qytetarëve shqiptarë dhe shkodranë!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat