Dal nga dalë po afrohen kërkesat e El Çekës, të një gjyqi ndërkombëtar për “Grupin e Kumanovës”

Opinione

Dal nga dalë po afrohen kërkesat e El Çekës, të një gjyqi ndërkombëtar për “Grupin e Kumanovës”

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 23 gusht 2019 Në ora: 11:26
Grupi i Kumanoves

Me dështimin e Prokurorisë Speciale moralisht e juridikisht dështuan edhe dënimet drastike të "Grupit të Kumanovës", "Monstra", "Alfa" etj. Këto procese, me urgjencë, për shkak dyshimeve gjyqësore e manipulimeve politike partiake, për shkak humbjes totale të besimit, duhet marrë në dorë gjyqet ndërkombëtare amerikane, angleze e gjermane, vetëm këta mund të shprehin drejtësinë ashtu si duhet!

Dal nga dalë po afrohen kërkesat e El Çekës për një gjyq ndërkombëtar real e të drejtë për "Grupin e Kumanovës". Pasi këtu aq shumë është tollovitur, aq shumë është bërë nyje sa që nuk mund të gjendet zgjidhja. Të bëhemi të sinqertë, aq jemi dashuruar pas lekut sa që jo vetëm Katica, por edhe unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata e ato ishim mashtruar pas miliona eurove. Elita politike në Maqedoninë Veriore duke zhvatur e rrjepur shtetin, aq janë pasuruar sa që neve të gjorëve, popullatën, Katicën, Maticën, Sulën, Mujën na konsiderojnë si pula që vrapojnë te gjeli për t'i dhënë diçka.

Sot, në këtë kohë kaotike, nuk vjedh e korruptohet vetëm Zoti, pse s'ka nevojë dhe atyre që s'ju mundësohet, sikur t'ju mundësohej edhe ata do ishin korruptuar. Kështu që në këtë shtet të gjithë jemi lakmitarë të parave të pa ndershme, këtu s'ka njeri që i vjen rasti e të mos korruptohet. Pasi të gjithë "uživim" të kemi sa më shumë para pa punë e djersë, atëherë është e patjetërsueshme që së bashku me gjyqet ndërkombëtare të vijnë edhe ndërkombëtarët për ta udhëhequr këtë shtet të brishtë e quajtur Republika Veriore e Maqedonisë.

Shteti dhe shtëpia kanë ngjashmëri, me "reketiranje" s'ka drejtësi, paq e dashuri, po ndërkëmbëza, padrejtësi, zhvatje, varfëri e pikëllim. Sipas "reketave" zhvatjeve, vjedhjeve shihet se këtë shtet se duan vet maqedonasit e më pas shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat