Ivica Daçiq e deklasoi Behgjet Pacollin

Opinione

Ivica Daçiq e deklasoi Behgjet Pacollin

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 23 gusht 2019 Në ora: 15:39
Behgjet Pacolli dhe Ivica Daçiq

Të jesh edhe prej guri do të plasish nga inati, dëshpërimi e sikleti, kur Kosova ka mijëra e mijëra dëshmi e fakte për vrasjet, masakrat, dhunimet dhe krimet që ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë i kryen në Kosovë në vitet 1998/1999, por nuk dijti tia pasqyrojë botës.

Me intuitën e gazetarit dhe me dashamirësinë më të madhe, tashmë 20 vite nëpërmjet shkrimeve të botuara u kemi sugjeruar lidershipeve të derisotëm të Kosovës, biznesmenëve dhe Lidhjes Shqiptare në Botë të vëllezërve Kuzhnini, që librat e botura gjertani që pasqyrojnë agresionin gjenocidal të Serbisë në Kosovë, të përkthehen në gjuhë të huaja dhe sëbashku me fotografitë dokumentuese tu dërgohen ambasadorëve në OKB, BE, KE, si edhe burrështetasve tjerë, për ti bindur në mënyrë konkrete, të efektshme dhe të vazhdueshme për krimet dhe mizoritë që Serbia i kreu në Kosovë.

Me të njejtin rekomandin i jemi drejtuar tri herë me letër publike edhe Behgjet Pacollit, që në cilësinë e ministrit të jashtëm të Kosovës, por edhe si biznesmen të inicojë dhe organizojë përkthimin e këtyre librave që pasqyrojnë agresionin gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/1999, dhe shpërndarjen e tyre në OKB, BE, KE dhe te burrshtetasit e tjerë nëpër botë.

Për fat të keq të gjitha këto rekomandime tona derisot hasën në vesh të shurdhër.

Janë duke u shpenzuar shuma të mëdha parashë kot së koti, por jo për pëkthimin e shpërndarjen nëpër botë të këtyre librave dhe fotografive kaqë domethënëse për Kosovën.

Sërish rekomandojmë dhe kërkojmë që këto libra të botuar lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë, domosdo të përkthehen dhe sëbahku edhe me fotografitë dokumentuese, sa më parë tu dërgohen ambasadorëve në OKB, BE, KE dhe burrshtetasve tjerë nëpër botë.

Nuk ekziston mënyrë tjetër më e efektshme, veç shpërndarjes së ketyre librave dhe fotografive, për tiu kundërvënë ofensivës së fuqishme propaganduese gënjeshtare që po kryen Serbia nëpër botë, se gjoja në Kosovë nuk ka kryer asgjë të keqe.

Takimi i Aleksander Vuçiq, president i Serbisë me Majk Popmpeo, sekretarin shtetëror të SHBA-ve në Nju Jork më datë 20 qershor 2019, është godatje dhe shuplakë e rëndë poshtëruese për diplomacinë e përgjumur të Kosovës.

Ivica Daçiq, ministër i jashtëm i Serbisë deklaron se Serbia gjertani ka arritur ti bind 13 shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që këto vendime për njohjen e Kosovës si shtet i pavarrur e sovran ti anulojnë.

Këto deklarata të Ivica Daçiqit janë deklasuese për Behgjet Pacollin, ministrinë që e udhëhoqi ai dhe për diplomacinë e Kosovës.

Behgjet Pacolli,si ministër i jashtëm i Kosovës, sipas informatave që i kemi, për katër vite në këtë post arrijti të realizojë vetëm dy njohje të shtetit të Kosovës.

Behgjet Pacolli është biznesmen i sukseshëm, por kjo nuk don të thotë që ai e meritonte të jetë në postin e ministrit të jashtëm të Kosovës.

Në postin e ministrit të jashtëm të Kosovës duhet të jetë kuadër i përgatitur me njohje të shkëlqyer të diplomacisë dhe gjeostrategjisë botërore, dhe i gatshëm të ballafaqohet me sfidat që i dalin para Kosovës si shteti më i ri në botë, dhe sidomos kur ka përballë një armik të përbetuar shekullor siç është Serbia.

Posti i diplomatit nuk mund të kryhet me sukses vetëm duke veshur një kostum të bukur dhe kollare elegante.

Behgjet Pacolli, por edhe të gjithë ministrat e jashtëm që kanë qenë para tij, besoj që e kanë kuptuar qartë, se do të ishte shumë më e efektshme dhe dobiprurëse për Kosovën,nëse gjatë takimeve dhe bisedave që i zhvillonin me homologët e tyre apo edhe me bashkëbisedues tjerë, që pas përfundimit bisedës, bashkëbiseduesve tu jepnin edhe nga një libër dhe fotografitë ku pasqyrohen krimet makabëre e shtazarake që Serbia i kreu në Kosovë.

Kush nuk e organizon përkthimin e librave që pasqyrojnë krimet e Serbisë në Kosovë dhe sëbashku me fotografitë dokumentuese nuk i shpërndan nëpër botë, nuk ia don të mirën Kosovës dhe se është është armik i Kosovës.

Heronjtë që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës si edhe të gjitha viktimat e luftës, nuk këkojnë premtime boshe, por respekt dhe punë konkrete.

Të gjithë çdo ditë jemi duke u bindur se shfletimi i historisë së përgjakshme shqiptare, si valët e detit në vazhdimësi është duke hedhur dritë mbi patriotët e shkëlqyer e të nderuar shqiptarë, por edhe mbi tradhëtarët shqiptarë të cilë e kanë nxi vehten, familjen dhe kombin.

Kosova është tokë e bekuar, e tëra është e larë me gjakun shqiptar.

Kosova e përgjakur i ka lëshuar edhe mallkimet e saj ndaj tradhëtarëve dhe hileqarëve brenda dhe jashtë Kosovës.

Të shpresojmë që në qeverinë e re të Kosovës të vijnë personat e duhur, të pajisur me dituri, përkushtim, ndershmëri, dinjitet, sinqeritet e devotshmëri për ta mbrojtur dhe për ti dalë zot Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat