Kush mund ta zhbëjë shtetin e Kosovës

Opinione

Kush mund ta zhbëjë shtetin e Kosovës

Nga: Agim Krasniqi Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:11
Agim Krasniqi

Kosova sot ka nevoje ta ketë të qarte rrugën e ndërtimit të brendshëm politik dhe ekonomik dhe rrugëtimin e saj ne raportet ndërkombëtare dhe rajonale. Nuk ka asnjë nevojë që te kthehet mbrapa duke friguar qytetaret e saj se jemi ne rrezik nga zhbërja e shtetit. Shtetin mund ta zhbëjnë vetëm politikanet tanë te papërgjegjshëm dhe askush tjetër duke ngritur dhe duke u marr me tema të paqena. Duke ngritur tema të paqene dëshirohet të humbet vëmendjen nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetaret. 

Ne kemi nevoje që në politiken e jashtme të sillemi me përgjegjësi politike për te kryer detyrat tona ne proceset integruese dhe asgjë ma shume. Ne raport me Serbin të rregullojmë raportet tona si dy shtetet të pavarura.

Nevoja imediate është ti kthehemi rregullimit te shtetit tanë për te funksionuar si shtet demokratik dhe funksional, ku sundimi i ligjit vlen për te gjithë njësoj, ku zhvillimi ekonomik është ne qendër të programeve politike, ku qarte kuptohet se qeverisja nuk siguron benefite per njerëzit publik, por kjo qeverisje është ne funksion te qytetareve qe ju shërben, ku e mira publike ndahet sipas prioriteteve dhe për të gjithë.

Ne duhet te ndërrojmë në temel formën si kemi menaxhuar me sistemin ekonomik dhe social në Kosove. Fondet publike dhe pasurit publike nuk duhet pare si mundësi që të shfrytëzohen për pasurim për qeveritaret e ardhshëm dhe grupet e lidhura me ta e as si vegël mashtruese per vote si ka ndodhur deri me sot.

Duke sjelle pabarazi në sistemin e pagave mes individëve, sektorëve, duke ndare fonde për vote për kategori të caktuara, duke rritur pa mëshire përfituesit e pa ligjshëm në skemat e pensioneve nga me te ndryshme, ne nuk krijojmë asnjë mundësi për të zgjedhur as problemet ekonomike e as sociale. Mirëqenia ekonomike dhe sociale rritet duke ofruar shërbime cilësorë ne arsim, shëndetësi, kulture, sport, ambient, infrastrukture, duke krijuar ambient më të mire për të berit biznes, hap vende të reja pune e gjera te tilla. Mbi këto oferta duhet zgjedhur partitë dhe individët përfaqësues. Ndryshe vazhdojmë të sillemi në një qark të erret politik dhe shtetëror duke fajësuar të tjerët për dështimet tona politike dhe shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat