LDK dhe LVV, shansë e duhur parazgjedhore për fitore - Bota Sot
LDK dhe LVV, shansë e duhur parazgjedhore për fitore

Opinione

LDK dhe LVV, shansë e duhur parazgjedhore për fitore

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 24 gusht 2019 Në ora: 10:18
Dedë Preqi

Padyshim Kosova gjindet para një ngjarje shumë të rëndësishme, e cila do ta tregonte aftësinë e vet politike dhe strategjike, që të veprojë dhe të gjejë çelësin e rrjedhës së historisë së vet, me përpjekjen e zbulimit dhe imazhit të njeriut harmonik dhe të veprës së tij fisnike, që ti japë vendit të vet formën e një shteti ashtu sikur e meriton.

Populli është fuqia dhe energjia që përqohet përmes largëpërquesve politik, të cilët përmes votës së lirë i vendos në Kuvendin e vet si deputet, apo si shtylla të shpërndarjes së energjisë politike në tërë vendin, detyra e të cilëve është për të organizuar pushtetin dhe përmbushjen  e nevojave të qytetarëve të vendit.

Pushteti pa përgjegjësi dhe në vetvete mund të rritet shpejtë edhe keq, nëse merr forcën e vet të rritjes së pa natyrshme, duke hyrë jo rastësisht në fazën e jetës kritike pa një synim dhe sinonim të rritjes së vlerave të jetës, duke marrë domëthënjën e vet në kuadrin e pa përgjegjësisë, i cili në këtë mënyrë e humb vlerën e vet, dhe vie deri te vetëpërmbysja.

Të gjitha pushtetet e formuara  deri më tani në demokracinë e Kosovës, përveq atij të presidentit historik Ibrahim Rugova, e muarën domëthënjën e vet, që asnjëri nuk arriti të përfundoj kohen e caktuar, kur në pamje të parë u privuan nga përgjegjësitë që u takonin dhe vlera e tyre ishte vetiake, duke u zhveshur nga origjinaliteti i të vepruarit dhe të ekzistuarit me një boshllëk dhe pushtet djallëzor.

Për këtë arsye nuk është vonë, që Kosova, të mos mbetët edhe më tej peng i njerëzve të tillë, por nga rrethanat e krijuara me rastin e zgjedhjeve të reja, ekziston një vullnet i mirë me energji vepruese për të dhënë potencialin e duhur dhe të fuqishëm në krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik përmes një pushteti të ardhshëm, të përgaditur mirë dhe konstruktiv, duke e marrë timonin e kësaj shoqërie në duart më të sigurta.  

LDK, dhe LVV, do të ishte shansa më e duhur dhe më e merituar, e cila do të harmonizonte spektrin e saj politik në udhëheqjen e pushtetit të Kosovës, si dy parti të fuqishme ish-opozitare, që njëra vie nga presidenti historik Ibrahim Rugova, ndërsa tjetra parti vie nga studenti i demostratave dhe i burgjeve të mundimshme të okupatorit serb, z.A.Kurti.

Thuhet se në fund të fundit askush nuk do të vepronte realisht sëcili që do të vie nesër në pushtet, një ide e tillë nuk do koment, por sjellja e pushtetëve të mëhershme, sikur kjo e fundit me kualicionin e ashtuquajtur PAN, përceptohet një ndër pushtetët më të lëna dhe më të demoluara, sepse format e një pushteti të tillë, nuk e avansojnë asnjë shoqëri dhe as një shtet në rrjedhat zhvëllimore e politike, duke i mos përjetuar si të tilla fillim e mbarim, por e degradojnë dhe e kthejnë mbrapa shoqërinë tonë, duke e zbrazur dhe gjuajtur në greminë.

Është më se e qartë rroli i PDK-së, dhe i tiparit të gjithëmbarshëm të saj, dhe në ushtrimin e pushtetit të saj, ndien kënaqësi dhe krenari që të ushtrojë dhe të shtriej përsëri ndikimin e vet në krijimin e pushtetit të ardhshëm, kjo është e drejta e sëcilit subjekt politik në Kosovë, por çdo akt i të vepruarit dhe i të krijuarit të pushtetit të ardhshëm në Kosovë, bënë të lind vetëdija e menjëhershme e popullit kosovar, që nënkupton aftësinë për të depërtuar dhe vepruar më mirë brenda vetëvetës dhe asaj çka është më e rëndësishme që buron prej votës së vet, dhe përcakton një të ardhme më të mirë.

Një pjesë e madhe e popullit shqiptarë të Kosovës, me rastin e këtyre zgjedhjeve, sytë i kanë drejtuar në drejtim të LDK-së, dhe LVV, duke pasë parasysh përvojat e hidhura të pushtetëve të mëhershme, edhe se LDK, ishte në qeverisje më herët në një kualicion të përulur nga PDK,  por asnjë shansë nuk do e kishte më herët sikur në këto momente, që të krijojë një kualicion parazgjedhor me LVV, ku tipari i pushtetit do e merrte formën e zotërimit të vet të fuqishëm, jo për të krijuar ndjenjën e etjes për pushtet, por për të krijuar formën e saj pozitive dhe ndjenjën që prodhon zotërimin e një pushteti të pastër, pa korrupsion dhe krim të organizuar, dhe i cili nuk e kthenë kokën mbrapa, apo shndërrohet në frikacak, duke e ruajtur dhe mbrojtur rojet e sigurimit prej akuzave të popullit të vet.

Prandaj, kjo dukuri nuk duhet të zhvendoset në magji, por në energji krijuese dhe bindje, në ushtrimin e një legjislacioni të ardhshëm dhe pushteti të mirëfilltë, dhe në një kuptim më të thellë, e një pushteti të diturisë që më mirë e kupton thelbin e shtetit  dhe rrethanat e tij, dhe fatin e këtij populli të nëpërkëmbur.

LDK, dhe kryetari i saj z.Mustafa, në këto rrethana është e rëndësishme si popull dhe si adhurues të një partie, të dimë edhe ne fijën e lëmshit, që po dredhët, apo shtjellohet brenda kësaj partie, jo për të sygjeruar dhe as për të ngatërruar planet brenda partiake, por për të kthyer besimin qytetar në kahe të duhur, për hir të madhit historik dr.Ibrahim Rugova, i cili është ideator dhe krijues i shtetit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...