A po dëmtohët Vjosa Osmani nga “analistët politik”, mediat e kapura dhe qarqe anti-LDK dhe anti-Kosovë?

Opinione

A po dëmtohët Vjosa Osmani nga “analistët politik”, mediat e kapura dhe qarqe anti-LDK dhe anti-Kosovë?

Nga: Fatmir Bajraj Më: 25 gusht 2019 Në ora: 00:28
Vjosa Osmani

Zërat që minojnë unitetin dhe konsensusin nacional-poltik të LDK-së, dalin n'siperfaqe me ide e propozime neveritëse (gërditëse), duke i shitë mendë LDK-së, alias strukturave t'saja legjitime e legale, si dhe organeve drejtuese & lidershipit aktual.

Thirrja e të tillëve në emer të elektoratit të LDK-së, është jo vetëm e pa sens dhe e pa cipë, por edhe perfide dhe tendencioze që për synim & çellim ka : luftimin e LDK-së me çdo kusht & me çdo çmim.

Vjosa Osmani, kjo zonjë e fuçishme & hekurt e LDK-së dhe e skenës poltike n'Kosovë dhe jo vetëm, është e përgaditur dhe e zonja të drejtoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, por propozimi & kandidatura e akëcilit n'LDK për poste shtetërore & institucionale, përfshi këtu edhe poste ministrore dhe të vet Kryeministrit, vije nga Kryesia e LDK-së si organ përfaqsues dhe ekzekutiv i LDK-së dhe i vet Kryetarit, të cilët shkojnë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së i cili ka të drejtën absolute për aprovimin dhe dhe mos miratimin e kandidatit, vendim i cili është obligativ për LDK-në.

Për freskim kujtese, atyre që thirrën padrejtësishtë në emër të elektoratit të LDK-së !

Zonja Osmani në Kuvendin e 8-të Zgjedhor të LDK-së, pati humbur garën për t'a zyrtarizuar kandidaturën për Kryetare të LDK-së, dhe në mënyrë demonstrative lëshoj punimet e Kuvendit të 8-të, duke humbur rastin që t'jet dhe t'bëhet pjesë e strukturave drejtuese t'LDK-së, por fatbardhësisht mbeti pjesë aktive e GP në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe e komisioneve respektive parlamentare...!
- Ky ishte lëshimi i saj i parë, të cilin LDK-ja nuk e sanksionoj, por e ka n'memorje.

Zonja Osmani, si deputete e LDK-së, në kuadër të GP-së n'Kuvend, nuk votoj koalicionin qeverisës LDK & PDK, ku subjekti saj (LDK-ja) kishte hisën e Kryeminstrit, alias pushtetin, postin e të cilit merrte, hiq më pak se lideri i partisë, akademik Isa Mustafa.
- Ky ishte lëshimi i saj i dytë, të cilin Kryetari legjitim & legal i LDK-së akademik Isa Mustafa nuk e sanksionoj, por përkundrazi ; e futi n'listë e kandidatëve për deputete n'Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zonja Osmani & disa deputet tjerë të LDK-së, nuk votuan Demarkacionin me Malin e Zi, n'kohën e Kryeministrit Mustafa, përkundër vendimit pro të GP-së së LDK-së n'Kuvend, për çfarë mund të themi së ishte non-sens...!
- Ky ishte lëshimi i saj i tretë, dhe LDK-ja serishë nuk sanksionoj z.Vjosa Osmani.

Dorën n'zëmër : 
Vjosa Osmani, arsyetoj besimin e Kryetarit Mustafa dhe organëve drejtuese t'LDK-së, duke bërë një punë të shkelqyerë n'komisione parlamentare dhe n'kuadër të GP n'Kuvendin e Kosovës.

Dhe dalin zëra,"analist politik" të cilët sjelljet rebeluese dhe anti-LDK të Vjosës, i cilësojnë si atribute dhe t'njëjtën e duan n'krye të LDK-së dje, dhe Kryeministre sot, absurd sui-generis !

Për qartësim të opinionit :

Vetëm akdemik Isa Mustafa mund të thirrët në emër të verdiktit absolut të LDK-së, sidomos pas ri-zgjedhjes n'krye t'saj në Kuvendin e 9-të Zgjedhor, të tjerët duhet të presin propozimet e Krytarit, Kryesisë dhe miratimin nga ana e KP-së, pikë !

LDK-ja është shtepi me rregulla dhe rend, ku Vjosa nuk bën përjashtim...

- Para saj, vijnë z.Kujtim Shala, z.Avdullah Hoti dhe ca të tjerë me bagazh e begraund m'a t'pasur & ma t'fuçishëm se sa zonja Osmani, por verdikti është n'duarë t'LDK-së dhe të Lidershipit të saj legjitim & legal.

Bindja ime e fuqishme :

Analistë të tillë të cilët e shohin LDK-në fituese vetëm n'rastin e Vjosës Kryeminstre, përndryshe zhduket nga skena politike, u thëmë : 
Janë naiv, injorant & n'lajthitje.

Sikur fati i LDK-së të m'varëj ekskluzivisht vetëm nga një emër dhe n'këtë rast nga Vjosa Osmani, gjë që s'qendron, edhe ajo (LDK-ja), pushoftë se ekzistuari përgjithmonë...!

Apeli im :

Lëreni Vjosën, tanimë të akomoduar mirë n'strukturat dhe organët drejtuese t'LDK-së, dhe i leni të drejtën ekskluzive LDK-së për verdiktin.
Kështu nuk dëmtohet Vjosa, dhe as LDK-ja, përndryshe efekti është i kundërt, padyshim !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat