Pushteti i shoqërisë të një numër i vogël njerëzish

Opinione

Pushteti i shoqërisë të një numër i vogël njerëzish

Nga: Ali Hertica Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:00
Ali Hertica

Mashtrimi dhe turpi nuk kanë të ndalur në të gjitha institucionet e Shtetit të Kosovës ku pa fije turpi liderët politik dhe ata institucional tregohen aq naiv dhe pa ndërgjegje  personal, kombëtare e shtetërore Kosovës i lëkundet imazhi në botën demokratike, në saje të shumë dukurive negative në shoqëri. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të keq menazhmit që i bënë qeveria e Kosovës institucioneve të Kosovës. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të veprimeve të disa subjekteve politike të Kosovës.

Ndërkombëtarët sikur punojnë në disfavor të shtetësisë së Kosovës.  Atë që politika e bëri të nivelet të lart pas pavarësisë  së Kosovës dhe të gjithë bizneset  thuajse arritën  në maje të kupolës së shtetit  me punët të pista me orientim  të vjedhjeve dhe tjetërsimit të pasurisë së shtetit dhe me  krime ordiner , që përmes privatizimit të dyshimtë  dhe uzurpimit të të pronës shoqërore në forma qoftë  individuale apo grupore , të interesat  korruptiv të të  dy niveleve ,tani pot ë njëjtit  kërkoni tani besimin e qytetarit në këto zgjedhje. Ku kjo kast e brishtë politike qe me vite e  gjunjëzoi  qytetarin para varfërisë dhe ikjes të të gjitha kategorive të shoqërisë Kosovare në perëndim ku  këta kriminel  të klaneve të ndryshme  në pozita të larta shtetërore  ku edhe  sot bëjnë biznese  të tilla duke e tjetërsua çdo gjë që është e shtetit dhe e shoqërisë ku uzurpuan toka, dhe  asete të shtetit.

Tek liderët politik Kosovar me rëndësi është mbushja e xhepave te tyre  se shtytja e proceseve përpara të shoqërisë demokratike  dhe jetësimin e qytetarit në jetë normale por me parësore për ta është që ti mbushin, kontot e tyre  bankare se sa çështja madhore siç është shtet dhe sovrani, sepse këta matrapaz e din se rasti nuk mund të përsëritet dhe me çdo kushte  e shfrytëzoj në makisimum  këto pozita dhe këtë potencial politik që kanë duk e fillua më lojëra të ndyra, ku hyjnë të gjitha këto matrapazllaqe si  qeveria, komuna, gjykata, prokuroria, mediat vasale e mercenare, dhe sekserët politik që bëjnë mashtrimin e shpëlarjen e trurit të qytetarëve.

Kosovën e shkatërruar, janë sipërmarrësit e lirë dhe të ndershëm privatë, që ia paguajnë të gjitha detyrimet shtetit deri në centin e fundit. Nëse nuk je pjesë e zinxhirit kriminal, je gjithnjë i bllokuar  dhe  kurr nuk do punsohesh ku në çdo hap të ligjshëm që ndërmerr. Edhe nëse institucionet, të detyruara ta zbatojnë ligjin, të japin të drejtë, bllokuesit anarkikë as që pyesin për vendimet juridike e ligjore . Pushtetmbajtësit në Kosovë janë mashtrues e gënjeshtarë, të pamëshirshëm dhe u shërbejnë vetëm mafio-oligarkëve të politikës e biznesit të pistë që kanë përfitime të mëdha nga këto hallka.

Ky zingjri politik është duke e kalbur shtetin dhe degraduar shoqërinë, ku thuajse dita ditës po largohen nga  Kosova  të të gjitha kategoritë e shoqërisë nga këta matrapaz politike, ku kjo  politikë me këta politikbërsë të seri tashëm  po na çon drejt  tjetërsimit të shtetit dhe qorrsokak të pa shpresës sepse autorët e këtij degradimi  shtetëror thuajse dihet kush është dhe këtyre lojërave të pisat  që  kanë adresë dhe mbështetësit e degradimi të  shkatërrimi të shtetit ligjor e demokratik në Republikën e Kosovës, tani koha po troket për sovrani,sovrani duhet të këndellet dhe të jap dënim rigoroz për ata që sot e sollën shtetin me demagogji para qytetarit buzë greminës dhe varfërinë e skajshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat