Ky moment historik, nuk guxonë të anashkalohet ?!

Opinione

Ky moment historik, nuk guxonë të anashkalohet ?!

Nga: Hafiz Shala Më: 30 gusht 2019 Në ora: 17:11
Hafiz Shala

Të dy liderët e partive sa po duket janë për një koalicion por, si gjithmonë përbrënda partive ekzistojnë “filozof e të gjithëdijeshëm” që sygjerojnë atë që nuk është bashkuese sepse disave nga ata, nuk ju konvënonë nji gjendje e normalitetit dhë bashkëpunimit ndërpartiak për interes të qytetarëve.

Albin Kurti bëri mu ashtu siç u quajtë një supërofertë e cila asesi nuk guxonë të respektohët e pranohet.

Prandaj, Isa Mustafa veprojë më menquri dhe urti kur nuk kandidojë për postin e Kryeministrit dhe në të njejtën mënyrë veprojë mirë që u rizgjodhë në krye të partisë dhe kështu sipas mendimit tim e shpëtojë LDK- në nga përqarja dhe ndarja.

Kujt do ti shkonte përshtati një përqarje apo ndarje e LDK-së? Me siguri cubave të PDK-së qoftë edhe kompletë koalicionit PANA sepse atyre ju konvenonë nje gjendje e cila ju solli përfitime qoftë materiale qoftë pushtetë mbajtëse deri të një gjendje të pandryeshuar për të cilën edhe e nisën fushatën si “ luftëtar të krimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Kush ta bëjë këtë, ata të cilët janë shampion të këtyre të këqijave. Nuk besojë së popullë mashtrohët kësaj radhe.

Albin Kurti, tani e tejkalojë vetëvetën por jo edhe disa bashkëpartiak të tipit të Rexhep Selimit i cili për mëndimin tim është një pjeshtjellaq dhe i rrezikshëm duke patur parasyshë të kaluarën e tij shumë të dyshimtë prej nje klani në tjetrin si dhe veprimët apo mosveprimët e tij para, gjatë dhe pas lufte.

Prandaj, si lider të të dy partive të shpresës dhë shtetëndërtimit, veproni në interës të shtetit dhe qytetarve qoftë edhe ndonjë demagogë e dashakeq në mesin e të dy partive, do të ju quaje “autokrat”. Nganjëhere, sikur në ketë rast, nuk duhët të ja vëni veshin.

Ju lutemi që në bazë të kërkesës së masës së madhë gjithëpopullore, bashkohuni për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje të cilën e sollën cubat e PDK-së të cilët duke blerë vota më para të pista më premtime e gënjeshtra, po e mashtrojnë dhe korruptpjnë popullin më gjëndje të rëndë sociale duke u treguar” shpirtëmirë” për votën të cilën nuk e meritojnë.

Pres më shpresë sikur i gjithë populli shqiptar i Kosovës që urgjentishtë të takohëni dhë të pajtohëni në mënyrë ceremoniale ta shpallni këtë koalicion.

Përgjegjësia por edhe merita, është në dorën e juajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat