Albin Kurti u tregua racional

Opinione

Albin Kurti u tregua racional

Nga: Jashar Etemaj Më: 30 gusht 2019 Në ora: 21:05
Jashar Etemaj

Mendoj që kërkesa e Albinit është racionale, kështu na thotë edhe “Racional ChoiceTheory” (Teoria Racionale e Zgjidhjes) që Isa Mustafa si ekonomist e di, po nuk po vepron!

Që nga vitit 2000 e deri më tani Kosovën e kanë qeverisur LDK-ë dhe PDK-ë. Partitë tjera si AAK-ja apo AKR-ja më shumë kanë shërbyer si vegla të domosdoshme për ta krijuar Qeverinë kur LDK-ë dhe PDK-ë nuk binin dakord për qeverisje të përbashkët.

Kosova si shtet foshnje u ballafaqua me shumë probleme shoqërore të brendshme të cilat edhe mund ti shmangnin. Në aspektin ndërkombëtarë asnjë parti politike nuk mund të bënte më shumë se sa atë që ka bërë. Dëshira për bashkim kombëtarë për disa ende mbetet synim! Demarkacioni me Malin e Zi, edhe sikur ta kundërshtonin të gjitha partit politike duke e pas parasysh real politikën dhe disponimin e gjithë atyre shteteve sidomos SHBA-së qe kontribuuan me se shumti për pavarësinë e Kosovës, vështirë do bëhej demarkimi i cili dëshirohej nga ne deri në Qakorë e Kullë

LVV-ja e bëri të pamundshmen bashkë me disa anëtarë të LDK-së që çështja e demarkacionit me Malin e Zi të mos pranohej! Partitë politike sidomos PDK-ja dhe LDK-ja u treguan inerte karshi LVV-së e cila ishte kundërdemarkimit të imponuar nga aleatët. PDK-ja e zhytur në zhvatje dhe në korrupsion si dhe frika nga Gjykata Speciale as që pritej që t’iu argumentonin ndërkombëtarëve se Kosova po i humbë 8200 hektarë me demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Blofin që e bëri RamushHaradinaj në momentin e fundit i cili n ‘rroj kauzën duke u bë zë dhe votë për demarkimin me Malin e Zi nuk quhet as makiavelizëm! S`luhet poker me çështje nacionale si kufiri! Edhe ky demarkim kaloj si rezultat i një retrospektive historike: Tokat shqiptare po tkurren për shkak të paqes dhe stabilizimeve gjeostrategjike! Shpresojmë se kutia e pandores është mbyllur më ketë demarkim!

LVV-ja dhe Albin Kurti ishin të vetmit të cilët i qëndruan besnik kësaj kauze deri më tani. LVV-ja si parti politike e posaçërisht kryetari i saj Albin Kurti mund të quhet si politikan dystopik.

– është e kundërta e utopisë, “dystopia” na ndihmon ta kuptojmë një shoqëri të frikshme diktatoriale apo fisnore cila mundohet ta kap shtetin. Shteti u kap nga ata që bënë luftë e plaçkitën në paqe. Ditën bënin homazhe te heronjtë për të fituar simpati te masa, e kur e fitonin pushtetin e kapnin shtetin. Qytetarët e Kosovës janë ngopë me përralla “heroike”, ata po kërkojnë heronj modern të cilët dallohen nga “heronjtë” e tashëm përfitues! Po, kërkojnë heronj të paqes që nuk korruptohen e nuk zhvatën! Po, kërkojnë heronj të cilët nuk përfitojnë kur nderojnë ata heronj që dhanë jetën për paqe.

Problemi më i madh e që na ka dal zëri për së keqi kudo në botë, është korrupsioni, arsimi i dobët, zhvatja, krimi dhe nepotizmi. Të gjitha Qeverit që nga viti 2000 e deri më tani le që nuk ishin në gjendjeje ti parandalonin këto vese, po me kohën vetëm sa u rritën, duke u bërë kancer për shoqërinë. Qytetarët e Kosovës të varfëruar nga papunësia korrupsioni dhe të diskriminuar nga nepotizmi dhe drejtësia, duan me ngulm ndryshim. Ndryshimin mund ta bëjë vetëm ai që nuk i ka duart e pista! Ndryshimin mund ta bëje vetëm ai që s`ka bashkëpunuar me krimin. Ndryshimin mund ta bëjë ai që kur nuk e ka pranuar të bëjë koalicion me ata që ia kanë zgjatur jetën zhvatjeve, krimit e nepotizmit! E ai është Albin Kurti.

Letra e sotshme (30.08.2019) e Isa Mustafes dërguar Albin Kurtit, pak orë para se të kaloj afati i një koalicioni të dëshirueshëm para zgjedhorë tingëllon shumë eufemiste. Isa Mustafa shkruan: LDK-ja është e hapur që marrëveshja të lidhet, nën drejtimin e kandidates sonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani.

LDK-ja shpreh gatishmërinë e plotë që të vijojë bashkëpunimin me VV-në, tani apo dhe pas zgjedhjeve dhe e konsideron atë si partner në kauzën për të shpëtuar vendin nga krimi, korrupsioni, zhvatja dhe për ta nxjerrë vendin nga izolimi.

Isa Mustafa e shkruan një letër e cila lehtë mund të refuzohet, kur dihet se LVV-ja dhe Albin Kurti kërkesat i kishin shumë racionale duke i pas parasysh Vjosa Osmanin dhe preferencat e saja, Albini i ofron në letrën botuar sot (30.09.2019). Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Mendoj që kërkesa e Albinit është racionale, kështu na thotë edhe “Racional ChoiceTheory” (Teoria Racionale e Zgjidhjes) që Isa Mustafa si ekonomist e di, po nuk po vepron!

Në filmin e njohur të JemsDean-it “Rebel WithoutCause” është një skenë ku JemsDean hyn në gara me automobil, mirëpo para se ta arrijë cakun me shpejtësi gjindet para një dileme! A të del i pari apo të vdes, me që s`kish rrugëdalje, JemsDean e hap derën e automobilit dhe del nga automobili.

Edhe këtij shembulli i nderuari Isa Mustafa i thonë “ Racional Choice”. Apo, nëse nuk merr vendime racionale është koha të del nga automobili, para se të bësh ndeshje fatale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat